Nëse jeni në kërkim të një kremi nate me retinol që synon reduktimin e rrudhave dhe mbajtjen e lëkurës tuaj të hidratuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë natës, ju sugjerojmë VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Cream. Me një përqendrim prej 0,1% retinol, ky krem ndihmon lëkurën të rigjenerohet gjatë orëve të gjumit, duke rritur elasticitetin dhe duke ofruar hidratim të thellë për një pamje të freskët dhe të rinovuar çdo mëngjes. Përveç retinolit, formula është pasuruar me acid palmitik, një përbërës që ofron eksfolim të butë dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës duke hequr qelizat e vdekura. Kremi përmban gjithashtu një kombinim të fuqishëm prej 3% panthenol dhe squalane, të cilët jo vetëm hidratojnë në mënyrë intensive, por edhe forcojnë barrierën natyrale të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe faktorëve të jashtëm. Formulës i janë shtuar gjithashtu 11 ekstrakte bimore, të tilla si ekstrakti i leshterikëve, myshkut islandez dhe jamballit, të cilat veprojnë së bashku për të mbrojtur dhe riparuar lëkurën. Konsistenca e lehtë dhe jo ngjitëse e kremit përthithet menjëherë, duke e bërë atë të përshtatshëm për këdo që dëshiron të integrojë retinolin në rutinën e kujdesit të përditshëm, veçanërisht për lëkurat me shenja të dukshme të moshës. Ky krem është gjithashtu një parandalues i fuqishëm dhe efektiv për shenjat e para të plakjes.

*50ml

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

 Sugjerohet të përdoret në mbrëmje 2-3 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

0,1% retinol, 11 ekstrakte bimore, acid palmitik, 3% panthenol, squalane,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycine Soja (Soybean) Oil, C12-16 Alcohols, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-2 Stearate, Hydroxyacetophenone, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Lecithin, Palmitic Acid, Stearyl Alcohol, Adansonia Digitata Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Caprylyl Glycol, Retinol (0.1%), Cetraria Islandica Extract, Himanthalia Elongata Extract, Laminaria Japonica Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Ethylhexylglycerin, Sorbitan Isostearate, Disodium EDTA, Betaine, Allantoin, Coptis Japonica Root Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol

VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.

VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Cream

2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI