Kremi TORRIDEN Solid-IN Ceramide është një produkt inovativ, i cili synon të përmirësojë dhe të hidratojë lëkurën në mënyrë të thellë dhe efektive. Ky krem përmban një kompleks të avancuar 5D që konsiston në pesë lloje të ndryshme keramidesh si: ceramide EOP, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ceramide NS, që mban lagështinë e nevojshme në brendësi të lëkurës barrierën e saj, ceramide NP, që rrit elasiticitetin e lëkurës, ceramide AS që mbron barrierën nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm dhe ceramide AP, që nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës. Kjo formulë ndihmon në lehtësimin e kruarjes, shpërbërjen e qelizave të vdekura dhe qetësimin e sensitivitetit të lëkurës, duke siguruar gjithashtu hidratim të thellë dhe parandalimin e formimit të vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër, kompleksi Phytosphingosine kontribuon në rigjenerimin e vazhdueshëm të lëkurës dhe ofron hidratim të vazhdueshëm. Ndërsa ekstrakti i frutit Citrus Unshiu ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe mban në kontroll sebumin e tepërt. Kremi është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe sensitive, duke siguruar kështu hidratim të thellë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*70ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Kompleks 5D, kompleks Phytosphingosine, Citrus Unshiu
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Ethylhexyl Palmitate, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Allantoin, Panthenol, Betaine, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Rice Bran Oil, Ceramide NP (486ppm), Ceramide NS (18ppm), Ceramide AS (18ppm), Ceramide EOP (9ppm), Ceramide AP (9ppm), Phytosphingosine, Stearic Acid, Cholesterol, Soluble Collagen, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Propanediol, 2,3-Butanediol, Vinyl Dimethicone, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Sucrose, Carbomer, Tromethamine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Ethylhexylglycerin
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!