SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Cream ofron një rigjallërim të thellë dhe një transformim të dukshëm për lëkurën tuaj. I përbërë nga një formulë e pasur me 72% Collagen Plus dhe ekstrakt të pastër ari, ky krem ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të lëmuar, ndërsa redukton rrudhat dhe linjat e holla, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re, të freskët dhe me shkëlqim natyral Collagen Plus, burimi kryesor i elasticitetit dhe hidratimit, depërton thellë në lëkurë falë kombinimit me ekstraktin e arit dhe të kavjarit. Ky krem i pasur dhe i lehtë në teksturë është formuluar me përmasa të vogla molekulare, duke garantuar një përthithje të shpejtë dhe të plotë, duke ushqyer çdo shtresë të lëkurës. Kremi jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, por gjithashtu kontribuon në reduktimin e dukshëm të rrudhave dhe linjave të holla, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re dhe të freskët. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me serumin e të njëjtës linjë:SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Serum.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50g
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
72% kolagjen, ekstrakt të pastër ari, kavjar
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract, Squalane, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caviar Extract, Cetearyl Alcohol, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Cyclohexasiloxane, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Water, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Glycerin, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate Se, Dimethicone, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Palmitic Acid, Tocopheryl Acetate, Polysorbate 60, Stearic Acid, Fragrance, Tromethamine, Adenosine, Polysilicone-11, Disodium EDTA, Colloidal Gold, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Yeast Extract, Hydrogenated Lecithin, Glucose, Hydrolyzed Collagen, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Caprylyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose Palmitate, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Laurate, Carbomer, BHT, Ceramide NP, Alcohol, Polysorbate 20, Acetyl Hexapeptide-8, Glycerophosphocholine, Sucrose Laurate, Creatine, Palmitoyl Pentapeptide-4, Mannitol, Lysolecithin, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Sodium Ascorbyl Phosphate, Benzyl Benzoate, Linalool, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Hydroxycitronellal
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.