MIZON Phyto Plump Collagen Night Cream

2,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

Kremi i natës Phyto Plump Collagen është një hidratues intensiv ushqyes kundër rrudhave nga linja e re Phyto Plump Collagen e markës MIZON. I formuluar me 75% kolagjen bimor me masë molekulare shumë të vogël, ky krem arrin të depërtojë në të gjitha shtresat tuaja të lëkurës, duke mbushur çdo vijë të hollë. Kolagjeni bimor është i ngjashëm me strukturën e vetë kolagjenit që gjendet në lëkurën e njeriut, duke e bërë kështu edhe më shumë efektiv përdorimin e tij. Gjithashtu dhe formulimi me adenosine, ia rrit vetitë antirrudhë këtij kremi! Menjëherë pas aplikimit të tij vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës dhe rafinimi i shenjave të moshës! 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*50ml

Shpërndani