Ktheni kohën pas me një nga kremat më të fuqishëm! MIZON Collagen Power Lifting Cream, pjesë e linjës me Collagen të markës MIZON, është i krijuar për të parandaluar shfaqjen e rrudhave dhe linjave për një lëkurë sa më rinore! Falë formulimit të tij të pasuruar me 75% të kolagjenit detar, ky krem ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Gjithashtu, përmbajtja me tripeptide-1, adenosine dhe ekstrate bimore premton dhe siguron rikthimin e lagështisë, hidratimin e munguar, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe lëminin e rrudhave dhe vijave të imëta në lëkurë Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*35ml/75ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit “magjik”

75% kolagjen detar, tripeptide-1

Lista e plotë e përbërësve

Water, Hydrolyzed Collagen, Houttuynia Cordata Extract, Trehalose, Sorbitan Isostearate, Royal Jelly, Dextrin, Copper Tripeptide-1, Polyisobutene, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, BHT, Glycerin, Beta-Glucan, Polyacrylate-13, Polysorbate 20, Phenoxyethanol, Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Cyclopentasiloxane, Propanediol, Iris Florentina Root Extract, Dimethicone, Adenosine, Coptis Chinensis Root Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Centella Asiatica Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Propolis Extract, Carbomer, Butylene Glycol, Hydrolyzed Royal Jelly Protein, 1,2-Hexanediol, Cyclohexasiloxane, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Tromethamine

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

MIZON Collagen Power Lifting Cream

1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI