MIZON Cicaluronic™ Cream është një krem i avancuar, krijuar për të ofruar një nivel të thellë hidratimi dhe për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës suaj. Ky krem, me një teksturë të plotë, është i formuluar me një kombinim të fuqishëm prej 7 lloje të Centella Asiatica dhe 8 lloje të acidit hialuronik. Centella Asiatica është e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rikuperuese, ndërsa acidi hialuronik siguron një hidratim intensiv, duke e lënë lëkurën të ndjehet e freskët dhe e rigjallëruar. Tekstura e tij e butë dhe e përthithshme e bën këtë krem të përshtatshëm si një primer për makeup-in, duke përmirësuar teksturën e lëkurës dhe duke krijuar një bazë të hidratuar për aplikimin e grimit. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe sensitive.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*50ml 

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

7 lloje të Centella Asiatica, 8 lloje të acidit hialuronik, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, Caprylic/Capric Triglyceride, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Betula Alba Juice, 1,2-Hexanediol, Squalane, Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Cetearyl Alcohol Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Glyceryl Stearate Butylene Glycol,,Hydrogenated Vegetable Oil Cetearyl Olivate, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sorbitan Olivate, Carbomer, Tromethamine Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Lecithin, Sodium Hyaluronate, Biosaccharide Gum-1, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid Sodium Hyaluronate Crosspolymer Sodium Acetylated Hyaluronate

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Cicaluronic™️ Cream

2,025 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI