MEDIHEAL Milk Brightening Cream është një krem i veçantë hidratues që ofron një përvojë të pasur për lëkurën. I formuluar për t’u përballur me nevojat e ndryshme të lëkurës, ky krem siguron hidratim të thellë dhe përmirësim të dukshëm të teksturës së saj. Ky produkt i shkëlqyer kombinon fuqitë ushqyese të qumështit me teknologjinë moderne për të arritur një lëkurë më të shëndetshme. Lëndët ushqyese të qumështit ushqejnë lëkurën me vlera të pasura, duke i dhënë asaj një prekje natyrale dhe duke e bërë më të butë e më të lëmuar. Acidi hialuronik, i pranishëm në tre lloje të ndryshme, ndihmon në hidratimin e thellë të lëkurës duke tërhequr dhe ruajtur lagështinë. Nga ana tjetër, ceramidet në formulim forcojnë barrierën e lagështisë së lëkurës, duke parandaluar humbjen e ujit dhe duke ruajtur hidratimin. Ndërsa, prania e niacinamideve ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne, duke ofruar një lëkurë më të barabartë dhe të ndritshme. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato sensitive dhe me hiperpigmentim.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht

Përbërësit "magjik"

acid laktik, keramide, niacinamide, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, glycerin, butylene glycol, caprylyl methicone, panthenol, phenyl trimethicone, propanediol, dicaprylyl ether, caprylic/capric triglyceride, niacinamide, pentylene glycol, Vinyl dimethicone, polymethyl silsesquioxane, 1,2-hexanediol, polydecene, ammonium acryloyl dimethyl taurate/V picopolymer, polyacrylate crosspolymer-6, carbomer, tromethamine , cetearyl olivate, xanthan gum, sorbitan olivate, ethylhexylglycerin, milk protein (500 ppm), agar, sodium phytate, guar gum, centella asiatica extract, dipotassium glycyrrhizate, t-butyl alcohol, rain Sabolol, Arbutin, Sodium Lauroyl Lactylate, Tocopherol, Ceramide NP, Ceramide AP, Phytosphingosine, Cholesterol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide EOP, Sodium Hyaluronate Nate

 

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Milk Brightening Cream

1,400 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI