-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAVUU Blue Pearlsation Marine Aqua Enriched Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 11 dhe Prill 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
KLAVUU Blue Pearlsation Marine Aqua Enriched Cream është një krem hidratues që kombinon përbërës të fuqishëm detar dhe bimor për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të ushqyer. Formuluar me ekstrakt Ascophyllum Nodosum, një algë deti e njohur për përmbajtjen e saj të lartë të mineraleve dhe antioksidantëve, ky krem ndihmon në mbajtjen e lagështisë së lëkurës dhe ka veti qetësuese dhe rigjeneruese. Ndërsa, përmbajtja me ekstrakt molle ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës duke e bërë atë më të butë dhe të hidratuar. Nga ana tjetër, ekstrakte nga perla koreane të pasura me aminoacide dhe minerale ndihmojnë në përmirësimin e shkëlqimit të lëkurës dhe në tonifikimin e saj. Gjthashtu, përbërja me gjalpin e farave të kakaos ndihmon në ushqimin dhe parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës. Gjithë ky kombinim i fuqishëm të përbërësve e bëjnë këtë krem ideal për ata që kërkojnë të përmirësojnë hidratimin, shkëlqimin dhe shëndetin e lëkurës. Rekomandohet si një trajtim për lëkurën që dukshëm i ka humbur elastisiteti!
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me serumin:KLAVUU Blue Pearlstation 8 Hydra Marine Ampoule
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme nga ana e spatulës dhe aplikojeni butësisht në lëkurë. Ndërsa me anë të sferës që është e strukturuar me perlë, masazhoni të gjithë fytyrën.
Përbërësit "magjik"
Ascophyllum Nodosum, ekstrakt molle, perla koreane, gjalp i farave të kakaos
Lista e plotë e përbërësve
Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Plankton Extract, Sea Whip Extract, Jania Rubens Extract, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Polydecene, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Hydrolyzed Pearl (4900ppm), Hydrolyzed Collagen (1ppm), Water, Dimethiconol, PEG-32, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Polysorbate 60, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance, Blue 1 Lake (CI 42090)
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE