HADA LABO Gokujyun Premium Super Moisture Face Cream është zgjedhja ideale për dimrin, kur lëkura kërkon hidratim të thellë dhe ushqim intensiv. Me një teksturë të pasur, të ngjashme me gjalpin, ky krem përthithet shpejt nga lëkura, duke i ofruar një ndjesi të butë. Përbërja e tij përfshin 7 lloje të acideve hialuronike: acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acidi hialuronik Na, kryqpolimeri i acidit hialuronik (acidi hialuronik 3D), acidi hialuronik i fermentuar me Lactobacillales, hialuronati i natriumit i hidrolizuar dhe hialuronati i natriumit. Këto acide depërtojnë në thellësi të lëkurës, duke siguruar hidratim të qëndrueshëm dhe një shkëlqim natyral. Ky krem është i përshtatshëm kryesisht për lëkurë të thatë.

*50gr

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acidi hialuronik Na, kryqpolimeri i acidit hialuronik (acidi i famshëm hialuronik 3D), acidi hialuronik i marrë nga fermentimi me Lactobacillales, hialuronat natriumi i hidrolizuar, hialuronat natriumi.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol Dimethyl Ether, Alcohol, Glycerin, Disodium Succinate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Methylparaben, PPG-10 Methyl Glucose Ether, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Succinic Acid

HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. HADA LABO është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, HADA LABO vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.

HADA LABO Gokujyun Premium Super Moisture Face Cream

1,900 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI