-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
DR. ALTHEA Aqua Marine Watery Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 15 dhe Mars 16.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Dr. ALTHEA Aqua Marine Watery Cream, është një krem hidratues me teksturë shumë të lehtë, me bazë ujore, i krijuar për të hidratuar thellësisht lëkurën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e balancës së lagështisë. Formula e tij përmban rreth 70 % ujë bambuje (Bambusa Vulgaris Water), i cili ndihmon në freskimin dhe hidratimin intensiv të lëkurës, ndërsa panthenoli (vitamina B5) dhe guaiazulene qetësojnë lëkurën, reduktojnë skuqjen dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Përbërës hidratues si acidi hialuronik dhe format e tij të ndryshme ndihmojnë që lëkura të mbajë lagështinë për më gjatë, duke e lënë atë më të butë, më elastike dhe me pamje të shëndetshme. Tekstura e lehtë ujë-xhel përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë, duke e bërë këtë krem ideal për përdorim të përditshëm në rutinën e kujdesit për lëkurën, si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
70 % ujë bambuje (Bambusa Vulgaris Water), panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Bambusa Vulgaris Water, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Water, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, C14-22 Alcohols, C12-20 Alkyl Glucoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Codium Fragile Extract, Palmaria Palmata Extract, Chondrus Crispus Extract, Sargassum Pallidum Extract, Butylene Glycol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Vinyl Dimethicone, Cetyl Alcohol, Carbomer, Tromethamine, Sodium DNA, Hydrogenated Lecithin, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Polyglutamic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Guaiazulene, Agave Tequilana Leaf Extract, Sodium Retinoyl Hyaluronate, Zinc Hydrolyzed Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Benzoate, Ascorbyl Propyl Hyaluronate, Ascorbylpropyl Hydrolyzed Hyaluronate, Caulerpa Lentillifera Extract, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
Shpërndani
Do t'ju përshtateshin edhe...
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













