ANUA Peach 77% Niacin Enriched Cream është një hidratues i fuqishëm që ofron një kujdes të veçantë për lëkurën. Me një përbërje të pasur prej 77% ekstrakt pjeshke, ceramide, adenozinë, kolagjen dhe acid hialuronik, ky krem forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Gjithashtu, falë përbajtjes me panthenol, acidi laktik dhe ekstrakti i majas së fermentuar, ky krem do të qetësojë menjëherë lëkurën, duke e bërë atë të duket sa më e shëndetshme. Por nuk mbaron me kaq! Ky produkt ka në formulim niacinamide, një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Niacinamidet njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Tekstura e lehtë dhe xhelore e kremit përhapet lehtësisht pa lënë ndjesi ngjitjeje dhe shërben si një bazë e shkëlqyer për make-up.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish
Përbërësi "magjik"
77% ekstrakt pjeshke, ceramide, adenozinë, kolagjen, acid hialuronik, panthenol, acid laktik, maja e fermentuar, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Prunus Persica (Peach) Fruit Extract (77%), Glycerin, Methylpropanediol, Niacinamide, Isododecane, Lactobacillus Ferment, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Panthenol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polymethylsilsesquioxane, Hydrogenated Polydecene, Jojoba Esters, Coptis Japonica Root Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Soluble Collagen, Sodium Hyaluronate, Vinyl Dimethicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Water, Dimethiconol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Butylene Glycol, Adenosine, Disodium EDTA, Cyanocobalamin, Saccharomyces Ferment Filtrate, Galactomyces Ferment Filtrate, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Pectin, Maltodextrin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Fragrance, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.