Për të gjithë ju që jeni të pasionuar pas markave të njohura të K-Beauty, me siguri keni dëgjuar për ANUA, një markë që ka fituar besimin e shumë përdoruesve për efektivitetin e saj të jashtëzakonshëm. I tillë është edhe kremi më i ri i koleksionit KORAL SECRETS! Me një përqendrim të lartë prej 70% të ekstraktit të gjetheve të bimës heartleaf (Houttuynia cordata) dhe kosistencë të lehtë xheli, ky krem hidratues është një produkt i fuqishëm për të qetësuar lëkurën e irrituar dhe për të rikthyer vitalitetin e saj. I pasuruar me niacinamide, kremi ndihmon gjithashtu në rregullimin e prodhimit të sebumit dhe zvogëlimin e dukshmërisë së poreve, duke i dhënë lëkurës një pamje më të shëndestshme. Ndërkohë, kompleksi centella asiatica përshpejton procesin e shërimit dhe redukton inflamacionin, duke lënë lëkurën të freskët dhe të qetë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme dhe sensitive.
Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: ANUA Heartleaf 77% Soothing Toner.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*100ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, niacinamide, kompleksi cica
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract (70%), Butylene Glycol, Glycerin, Isoamyl Laurate, Purified Water, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Centerlla Asiatica (Gotu Kola) Extract, Portulaca Oleracea Extract, Betaine, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Asiaticoside, Chlorella Vulgaris Extract, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Polydecene, Glucose, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Caprylyl Methicone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dimethiconol, Polymethylsilsesquioxane, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Fructooligosaccharides, Fructose, Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Phytate, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Xanthan Gum
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.