Retinoli është përbërësi më i përfolur i familjes së retinoideve, prandaj edhe në koleksionin e KORAL SECRETS shtohet serumi më i fundit i nxjerrë në treg: SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum! Vitamina A pëmban një kompleks derivatesh të njohura për adresimin e problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara. I tillë është edhe ky serum, i cili vjen me një formulim shumë të veçantë! Një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, kjo sepse është i mbushur me 3 përbërës magjik si: retinol, retinë dhe bakuchiol. Kjo përbërje i adresohet kryesisht përmirësimit të linjave të imëta dhe rrudhave të avancuarae të thella. Kjo arrihet sepse nxit prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës, ofron shkëlqim, ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht! Por sigurisht targeton edhe tendencën akneike, si dhe shenjat e ngelura post-akne. Gjithashtu, formulimi i tij është krijuar me teknologjinë e patentuar elastike-liposome për të shpërndarë përbërës aktivë thellë në lëkurë. Formula e butë jep një përfundim jo ngjitës, hidratues pa asnjë acarim duke e bërë këtë serum të përshtatshëm edhe për lëkurë të sensitive, por gjithmonë duke ndjekur mënyrën e duhur të përdorimit.

Rezultatet dhe të dhënat e sakta pas testimeve, menjëherë pas përdorimit:

9.145% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në zonën poshtë syve.

6.969% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në rritjen e elasticitetit të lëkurës.

32.318% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në shenjat post-akne.

15.346% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në lëkurë më të lëmuar.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30 ml

 

Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar 1-2 pika. Duhet të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.

Java 1-2

Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues  të rutinës suaj, aplikoni 1-2 pika në zonat më shqetësuese, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës.
Përdoreni 2-3 herë në javë në mbrëmje.

Java 3 - në vazhdim

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.

Përbërësit "magjik"

Retinol, retinë dhe bakuchiol.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclohexasiloxane, Dicaprylyl Carbonate, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Panthenol, Tocopheryl Acetate, Piper Methysticum Leaf/Root/Stem Extract, Centella Asiatica Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Artemisia Capillaris Extract, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Bakuchiol, Palmitic Acid, Sodium Polyacrylate, Stearic Acid, Xanthan Gum, Retinol (0.1 %), Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Tromethamine, Polyquaternium-51, Beta-Glucan, Cetyl Alcohol, BHT, Collagen, Myristic Acid, BHA, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Tocopherol, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Saccharomyces Ferment, Retinal, Asiaticoside, Glyceryl Polymethacrylate, Madecassoside, Propylene Glycol, Polyglyceryl-10 Oleate, Glycolipids, Glycine Soja (Soybean) Peptide, Resveratrol, Sucrose Distearate, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Palmitoyl Tripeptide-1, Moringa Oleifera Seed Oil, PEG-100 Stearate, Polysorbate 20, Fragrance, Ethylhexylglycerin

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum

4,000 ALL 4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI