Nëse shenjat e mbetura post akne dhe njollat kafe po kthehen në shqetësimin tuaj kryesor, ju prezatojmë serumin MARY & MAY Citrus Unshiu + Tremella Fuciformis Serum! Ky serum është i formuluar me ekstrakt të frutave agrume Citrus Unshiu, të cilat kanë 10 herë më shumë përmbajtje të vitaminës C sesa fruti i limonit. Gjithashtu këto fruta përmbajnë polifenol, dhe flavonoide të quajtura Hesperidin dhe kanë efekt të mrekullueshëm antioksidues për lëkurën. Ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe dhe mbajnë në kontroll sebumin e tepërt. Ndërsa Tremella Fuciformis, e njohur ndryshe dhe si kërpudha e borës, ka veti të fuqishme antibakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo bimë është shumë e njohur në Azi falë përmbajtjes së saj me vitamina dhe acid hialuronik. Madje Perandoreshat Dowager Cixi dhe Yang GuiFei e konsumonin çdo ditë këtë frut, për të ruajtur bukurinë e tyre natyrale. Serumi ofron menjëherë qetësim të lëkurës, duke minimizuar kështu inflmacionin dhe irritimin. Gjithashtu lufton radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj. Falë kombinimit të këtyre dy përbërësve, lëkura do të jetë e hidratuar dhe me plot shkëlqim! Ky serum ka formulë jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar asaj me hiperpigmentim post akne.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i frutave argume Citrus Unshiu, tremella fuciformis (kërpudhë bore)
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Unshiu Fruit Extract (83.5%), Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract (9.7%), Arbutin, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.