MARY & MAY CICA Houttuynia Tea Tree Calming Mask brenda në paketimin e saj përmban plot 30 copë maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën, të cilat mund t'i aplikoni kurdoherë dëshironi madje për rezultat më të dukshëm çdo ditë! Esenca e këtyre maskave është e formuluar me 10% ekstrakt të bimës centella asiatica, 10% ekstrakt të pemës së çajit dhe 10% ekstrakt të bimës Houttuynia Cordata. Të tre këto përbërje i adresohen qetësimit të lëkurës, skuqjes, dhe minimizimit të inflamacionit. Ekstrakt i bimës centella asiatica është kultivuar në Azi dhe përdorur që në kohët e lashta, në mjekësinë tradicionale për të shëruar sëmundje të ndryshme dhe plagë. Ka veti të fuqishme antibakteriale dhe rigjeneruese. Ekstrakt i bimës Houttuynia Cordata falë përmbajtjes me kuercitrinë largon qelizat e vdekura nga lëkura, duke ndihmuar në pastrimin e poreve, falë vetive të fuqishme anti-inflamatore. Ndërsa ekstrakti i pemës së çajit tashmë njihet për vetitë e tij dezinfektuese dhe antibakteriale në trajtimin e plagëve dhe irritimeve të ndryshme të lëkurës. Për kuriozitet si bimë medicinale është bërë e njohir në Australi, dhe është përdorur për shërimin e plagëve të ushtarëbe në Luftën e II Botërore. Por përbërësit unik nuk mbarojnë këtu! Esenca e këtyre maskave është e formulur me ekstrakt Dipotassium Glycyrrhizate, që përmban veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në ruajtjen e vitalitetit të lëkurës. Nga ana tjetër allantoina një substancë me prejardhje nga natyra të ekstraktuar nga pema e lisit dhe filizat e grurit nxit prodhimin qelizor, duke përshpejtuar shërimin e lëkurës. Ndërsa falë acidit hialuronik lëkura juaj gjithmonë do të jetë e hidratuar thellësisht. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë akneike, sensitive dhe me tendencë skuqjeje. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30 maska
*400ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës centella asiatica, ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt i bimës Houttuynia Cordata, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract (10,000ppm), Houttuynia Cordata Extract (10,000ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract (10,000ppm), Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-4 Laurate, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyethylcellulose, Caprylyl/Capryl Glucoside, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Fragrance, Sodium Hyaluronate (50ppm)

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY CICA Houttuynia Tea Tree Calming Mask

1,400 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI