Nëse e ndjeni lëkurën të lodhur dhe jo të mirë ushqyer, duhet thjesht të aplikoni MARY & MAY 6 Peptide Complex Serum! Peptidet ndryshe mund t'i klasifikojmë si përbërës të artë adresuar shenjave të moshës. Ky serum është i formuluar me 6 lloje të ndryshme peptidesh për të stimuluar rigjenerimin qelizor dhe neurotransmetuesit, duke reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe duke premtuar kështu një lëkurë më rinore dhe plot hidratim. Copper Tripeptide-1, Hexapeptide-9 dhe Tripeptide-1 ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, ndërsa Palmitoyl Tripeptide-1 dhe Palmitoyl Pentapeptide-4 kanë efekt të shkëlqyer në lëmimin e rrudhave. Nga ana tjetër peptidet nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ofrojnë rritje të elasticitetit të lëkurës. Vërtet një serum i domosdoshëm dhe i veçantë për t'u bërë pjesë e rutinës së përkujdesjes së lëkurës! Ka konsistencë të lehtë dhe përthithet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por duke targetuat shenjat e moshës. Ky produkt ka formulë jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
kompleksi me 6 lloje të ndryshme peptidesh
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Adenosine, Caprylyl Glycol, Copper Tripeptide-1 (2ppm), Hexapeptide-11 (2ppm), Hexapeptide-9 (2ppm), Palmitoyl Pentapeptide-4 (2ppm), Palmitoyl Tripeptide-1 (2ppm), Tripeptide-1 (2ppm)
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.