JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner është jo pak, por e sigurtë që do të kthehet në tonerin tuaj të preferuar! I sapo dalë në treg, është pjesë e linjës All Day Vitamin, ku bën pjesë dhe serumi JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum. Siç edhe emri e thotë ky toner do t'i ofrojë lëkurës një super shkëlqim natyral, sepse i dhuron asaj hidratim të thellë dhe forcon barrierën natyrale mbrojtëse të saj. Në formulimin e tij ka një larmishmëri përbërësish, të nevojshëm për çdo tipologji lëkure. Përmban acid Askorbik (vitaminë C e pastër), niacinamide dhe acid Tranexamik. Të tre këta përbërës në bashkëveprim me njëri tjetrin, do të zbehin hiperpigmetimin dhe njollat kafe në lëkurë. Përbërësi gjetje i këtij toneri është acidi Tranexamik, sepse vepron si një "agjent zbardhues" për lëkurën, falë ndërhyrjes që ai bën në prodhimin e melaninës. Ky toner gjithashtu do të balancojë nivelin optimal të pH të lëkurës, duke e përgatitur këtë të fundit për produktet pasardhëse të rutinës tuaj. Do të largojë papastërtitë e mbetura nga pastrimi i fytyrës, duke minimizuar në këtë mënyrë edhe dukjen e poreve.  Nga ana tjetër formulimi me panthenol (Vitaminë B5), bën të mundur hidratim të thellë si dhe ofron qetësim ndaj çdo irrimi të mundshëm, duke e bërë këtë toner ideal për t'u përdorur në përditshmëri. Konsistenca e tij është ujore, shumë e lehtë dhe përhapet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky toner përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial dhe përmban përbërës të sigurt EWG Green.

*125ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

Vitaminë C, niacinamide, panthenol (Vitaminë B5), acid Tranexamik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hippophae Rhamnoides Water, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Glycerin, Methyl Gluceth-20, Betaine, Panthenol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Allantoin, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Disodium EDTA, Citric Acid, Tranexamic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyethylcellulose, Undaria Pinnatifida Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Ascorbic Acid, Propanediol, Caprylyl Glycol, Camellia Japonica Flower Extract

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner

1,500 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI