-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAIRS Supple Preparation Unscented Facial Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Një nga produktet “bestseller” të K-Beauty është toneri special nga KLAIRS Supple Preparation Facial Toner, prandaj për të kënaqur të gjithë konsumatorët, u prodhua edhe variant pa aromë dhe vaj esencial: Supple Preparation Unscented Facial Toner! Ashtu si versioni origjinal, ky toner ka një listë me përbërës idel për çdo tip lëkure dhe përmban një përzierje ekstraktesh bimësh qetësuese, si Centella Asiatica! Nga ana tjetër, ky toner është shumë hidratues falë acidit hialuronik që është në të. Si çdo produkt nga marka KLAIRS, edhe ky toner është vegan, dhe arrin të balancojë nivelin e pH të lëkurës. Veçoria e tij është që përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe me atë më sensitive.
*180ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Aqua(Water), Butylene Glycol, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethyl Sulfone, Disodium EDTA, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Chlorphenesin, Tocopheryl Acetate, Glycerin, Arginine, Beta-Glucan, Carbomer, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Luffa Cylindrica Fruit Extract, Hydroxyethylcellulose, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, 1,2-Hexanediol, Polyquaternium-51, Portulaca Oleracea Extract, Acetyl Methionine, Lysine HCI, Proline, Sodium Ascorbyl Phosphate, Sodium Hyaluronate, Theanine, Phenoxyethanol, Natto Gum, Copper Tripeptide-1
Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE