JUMISO Snail Mucin 95 + Peptide është një esencë e fuqishme me efekt hidratues që e bën lëkurën të duket më elastike dhe më rinore. Përmbajtja e saj me 95% ekstrakt të koncentruar nga sekrecioni i kërmillit dhe peptide do të nxis prodhimin e koalgjenit, riparimi e shenjave dhe plagëve në lëkurë. Nga ana tjetër, ky formulim ndihmon gjithashtu në rivendosjen e ekuilibrit të hidratimit, si dhe ka veti fantastike kundër shenjave të moshës. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*140ml/50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

95% ekstrakt të koncentruar nga sekrecioni i kërmillit, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Snail Secretion Filtrate, Betaine, Butylene Glycol, Ethyl Hexanediol,
Allantoin, Phenoxyethanol, Sodium Polyacrylate, Carbomer, Water,
1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Adenosine, Arginine,
Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-8,
Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Snail Mucin 95 + Peptide Facial Essence

1,200 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI