Tap Secret Mattifying Dry Shampoo Powder është inovacioni më i fundit në botën e kujdesit eko-miqësor të flokëve nga marka inovative I DEW CARE. Kjo shampo pluhuri, e rishpikur në një formë të thatë pa ujë është projektuar për të zëvendësuar shishet tuaja aktuale të shampos (po, shishja e madhe plastike që është në dush!) E formuluar me vitaminë B7 për të ushqyer skalpin e kokës, pluhur qymyri për të thithur sebumin e tepërt dhe papastërtitë dhe 0,001 % ginseng të zi për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Madhësia kompakte së bashku me sfungjerin ju lejon të hiqni sebumin e tepërt dhe të mos keni më kurrë një ditë me flokë të sheshtë kudo që të shkoni. Me vetëm disa pompime, ky pluhur ultra i imët do t'i lërë flokët tuaj të duken të pastër dhe të freskët, me volum të menjëhershëm dhe një fund mat.

* Rimbushësi Tap Secret Mattifying Dry Shampoo Powder, është i disponueshëm për blerje shtesë dhe nuk është përfshirë në blerjen fillestare të produktit.


Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*7g

Kthejeni aplikuesin në zonën e dëshiruar të flokëve 3-5 herë, duke u fokusuar te rrënjët. Më pas, shkundni pluhurin e tepërt me majat e gishtave dhe rregulloni flokët tuaj.

Përbërësit "magjik"

0,001 % ginseng të zi dhe Biotinë (Vitamina B7)

Lista e plotë e përbërësve

Silica, Mica, Caprylic/Capric Triglyceride, Panax Ginseng Root Extract, Biotin, Charcoal Powder, Water, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Caprylate, Glycerin

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Tap Secret Mattifying Dry Shampoo Powder

1,300 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI