VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™️, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e këtij produkti është e pasur me ADN dhe ekstrakt të Centella Asiatica, si dhe propolis të gjelbër — dy përbërës që kanë veti të fuqishme antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këta përbërës ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Gjithashtu, ekstrakti i pemës së çajit vepron si një antibiotik shumë i fuqishëm kundër baktereve, radikaleve të lira dhe agjentëve të tjerë të dëmshëm, si pluhuri, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për lëkurat sensitive. Nga ana tjetër, formulimi me tre lloje të acidit hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve ndihmon në riparimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!

**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!

VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.  

Përbërësit "magjik"

centella asiatica, ADN centella asiatica, ekstraktet e pemës të çajit, propolis të gjelbër, acid hialuronik,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Centella Asiatica Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Beta-Sitosterol, Xanthan Gum, Polyquaternium-51, Allantoin, Prunus Avium (Sweet Cherry) Fruit Extract, Apium Graveolens (Celery) Extract, Disodium EDTA, Anastatica Hierochuntica Extract, DNA, Ceramide NP, Madecassoside, Asiaticoside, Beta-Glucan, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Propolis Extract

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100

4,200 ALL 5,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI