NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Powder Lemon

2,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

Një nga produktet më të veçanta me përmbajtje vitamine C që nuk ka asnjë mundësi oksidimi, nuk mund të vinte ndryshe përveçse nga gjigandi NEOGEN. NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Powder Lemon vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! Ky produkt vjen në formë pudre, por i zotëron të gjitha efektet e një serumi të mirëfilltë, madje edhe më shumë! Përmban 17% acid Askorbik, pra vitaminë C të pastër duke ofruar efekt zbardhues dhe ndihmon në zbehjen e hiperpigmetimit, njollave të krijuara nga shkak hormonal, rrezatim i dëmshëm diellor, formim i akneve etj. Çfarë e bën të veçantë këtë produkt? Që mund të përdoret dhe të bashkohet me një toner, esencë ose serum dhe çdo produkt tuajin të preferuar ju i shtoni vetitë e vitaminës C. Gjithashtu përmban allantoin, kolagjen të hidrolizuar, trehalose dhe ekstrakt limoni për të hidratuar dhe për të ofruar një shkëlqim sa më natyral lëkurës tuaj. Ky produkt përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës madje edhe për atë sensitive. 

Formula e produktit është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, silikon, paraben, fragrancë artificiale, dhe vajra mineral.

Këshillë: Ky produkt, pra pudra me vitaminë C të mos bashkohet me produkte me përmbajtje po vitamine C, ose me acide eksfoliuese, si: AHA, BHA, PHA & LHA dhe retinol.

*20gr

Shpërndani