MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Cream është krijuar për t’i dhënë lëkurës një dozë të madhe hidratimi. Me përdorimin e këtij kremi nuk do të shqetësoheni më nëse lëkura juaj do të ketë mungesë të acidit hialuronik, sepse MISSHA ka sjellë 10 lloje acidesh hialuronik në një formulë inovative. Këto acide kanë strukturë të ndryshme molekulare për të bërë të mundur hidratimin e lëkurës në të gjithë shtresat e saj. Pas vetëm 7 ditësh përdorim, do të ndjeni një ndryshim të vërtetë në lëkurën tuaj. Përveç hidratimit, ky krem ndihmon në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimin e lëkurës falë niacinamideve, vajit të frutit bergamot, vajit të Livandos dhe vajit esencial të lëkurës së portokallit. I përshtatshëm për lëkurën sensitive, si pasojë e formulës së tij hipoalergjike dhe të pastër nga 20 përbërës të dëmshëm si psh.: paraben, alkool benzyl dhe phenoxyethanol.

*70ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

10 lloje të ndryshme acidesh hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin*, Niacinamide, Phenyl Trimethicone, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pentylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Panthenol, Raffinose, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Tromethamine, Carbomer, Cetearyl Glucoside, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin*, Caprylyl Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Adenosine, Sodium Phytate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Silica, Sodium Hyaluronate*, Hydrolyzed Hibiscus Esculentus Extract, Lupinus Albus Seed Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Trehalose, Water, Glyceryl Glucoside, Pinus Sylvestris Leaf Oil, Propanediol*, Hydrogenated Lecithin, Xylitylglucoside, Ceramide NP, Anhydroxylitol, Glucose, Sucrose Stearate, Xylitol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate*, Stearic Acid, Palmitic Acid, Sucrose Palmitate, Benzyl Glycol*, Hydrolyzed Glycosaminoglycans*, Cholesterol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid*, Glyceryl Caprylate, Glycosphingolipids, Sodium Acetylated Hyaluronate*, Actinidia Polygama Fruit Extract, Hyaluronic Acid*, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate*, Potassium Hyaluronate*, Limonene, Linalool

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Cream

1,800 ALL 3,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI