JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum është versioni i ri dhe i përmirësuar i serumit JUMISO Drop The Vita C Serum. I formuluar me të gjithë llojet e antioksidantëve, ky serum do të ushqejë dhe hidratojë thellësisht lëkurën tuaj. Përmban një kompleks vitaminash, si: A, B, D, E, K si dhe vitaminë C, për të ofruar njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me 86.14% ekstrakt Vitamin Tree një përbërës anti-inflamator dhe antioksidues së bashku me 20.000 ppm Niacinamide do t'ju ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit dhe lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Lëkurën do e ndjeni gjithmonë të hidratuar falë përmbajtjes me acid hialuronik. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica dhe ekstrakti i lules së kamomilit (Matricaria), do t'ju ndihmojë në trajtimin dhe kurimin e akneve për të pasur një lëkurë më të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Një mrekulli brenda një shisheje!
*30ml
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, ekstrakt të bimës centella asiatica, ekstrakt i lules së kamomilit (Matricaria), ekstrakt Vitamin Tree.
Lista e plotë e përbërësve
Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Centella Asiatica Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalesis Root Extract, Camellia Sinesis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, panthenol, Betaine, Ascorbic Acid, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Chlorphenesin, Carbomer, Arginine, Disodium EDTA, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cymbopogon Martini Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Peel Oil, Rosa Damascena Flower OilJUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.