ANUA Heartleaf 70% Daily Lotion

3,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 11 dhe Maj 12.

ANUA Heartleaf 70% Daily Lotion është një locion i formuluar me kujdes që jo vetëm që ushqen lëkurën e fytyrës, por falë formulës së tij të plotë dhe përbërësve të zgjedhur me kujdes, është gjithashtu i përshtatshëm për të hidratuar dhe qetësuar edhe lëkurën e trupit. I pasur me 70% ekstrakt të bimës Heartleaf, i njohur për vetitë e tij të fuqishme qetësuese dhe anti-inflamatore. Ekstrakti i Heartleaf përmban kuercitrinë, një flavonoid që kontribuon në pastrimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke rikthyer butësinë dhe shkëlqimin natyral. Ky përbërës i veçantë ndihmon gjithashtu në balancimin e prodhimit të sebumit, duke mbajtur në kontroll yndyrën e tepërt dhe parandalon formimin e papastërtive dhe akneve. Formula e tij unike është e pasuruar gjithashtu me ekstrakt të gjetheve të borzilokut, të njohura për vetitë e tyre antioksiduese dhe rigjeneruese, si dhe me tre lloje të acidit hialuronik që veprojnë në shtresa të ndryshme të lëkurës, duke ofruar një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. Por efektet e locioinit nuk mbarojnë me kaq! Jo vetëm që qetëson dhe hidraton lëkurën, por gjithashtu forcon barrierën mbrojtëse, duke rikthyer ekuilibrin dhe vitalitetin e saj natyral. Nuk ka efekt aspak ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke u përshtatur me të gjitha llojet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.

*200ml

Për fytyrën: Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Për trupin: Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.

Përbërësit "magjik"

70% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, ekstrakt borziloku, acid hialuronik 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract, Glyceryl Stearate, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Glucose, Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ethylhexyl Stearate, Trehalose, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Skin, Beta-Glucan, Betaine, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Glyceryl Glucoside, Glyceryl Stearate Citrate, Polyglyceryl-3 Distearate, Squalane, Fructooligosaccharides, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Centella Asiatica Extract, Methylpropanediol, Fraxinus Rhynchophylla Extract, Ceramide Np, Cetearyl Glucoside, Ocimum Basilicum Flower/Leaf/Stem Extract, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Methyl Trimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Dipropylene Glycol

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

 

Shpërndani

3,000.00 ALL