CENTELLIAN24+ Madeca Derma Firming & Core Restore Care Tecatinol™ Cream

3,600.00 ALL 2,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.

Në kërkimin e pandalshëm për një lëkurë më të shëndetshme, të butë dhe më rinore, CENTELLIAN24+ sjell një qasje revolucionare me kompleksin Tecatinol™, një formulë e patentuar dhe inovative që shkrin butësinë e Centella Asiatica me efektivitetin e retinolit, duke ofruar një ndryshim transformuese për lëkurën. Ky kombinim inovativ bashkëvepron për të nxitur rinovimin qelizor, për të reduktuar dukshëm linjat e imëta dhe për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, ndërkohë që rregullon barrierën dhe qetëson ndjeshmërinë e lëkurës. Peptidet e Centella Asiatica stimulojnë sintezën e kolagjenit, duke i dhënë lëkurës një pamje më të fortë dhe të tonifikuar, ndërsa vitamina Centella Asiatica dhe ekstraktet proteinike veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, të cilët mbrojnë lëkurën nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ndërsa, për të siguruar një hidratim të thellë dhe të menjëhershëm, formula është e pasuruar me ceramide dhe acid hialuronik, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështirës, mbushjen e vijave të imëta dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem ndihmon gjithashtu edhe në trajtimin e akneve dhe zbehjen e shenjave post-akne të mbetura në lëkurë. Tekstura e saj është e lehtë, përthithet menjëherë dhe dhuron një ndjesi rehatie dhe freskie, duke e bërë këtë krem të përsosur për përdorim të përditshëm. Me një aplikim të rregullt, lëkura rifiton shkëlqimin e saj natyral, bëhet më e fortë, më e butë dhe dukshëm më e tonifikuar, duke reflektuar shëndet dhe vitalitet. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë ato të ydyrshme, të thata, normale, mikse dhe mature. 

Formula e këtij kremi ka certifikatë vegane & e patestuar në kafshë. Gjithashtu hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate.

*50ml

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

Tecatinol™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Hydro genated Polydecene, Glycerin, Ca prylic/Capric Triglyceride, Cyclohex asiloxane, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Glyceryl Stearate, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Distea rate, Cetyl Alcohol, Dicaprylyl Ether, Polyglyceryl-10 Laurate, 1,2-Hexane diol, Beeswax, Sodium Stearoyl Glu tamate, Panthenol, Calendula Offici nalis Flower Oil, Hydroxyethyl Acry! ate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Stearyl Alcohol, Jojoba Esters, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Madecassic Acid, Asiaticoside, Polyglyceryl-3 Beeswax, Hydroxyace tophenone, Dimethicone/Vinyl Dime thicone Crosspolymer, Centella Asia tica Extract, Ethylhexylglycerin, Asi atic Acid, Allantoin, Candida Bom bicola/Glucose/ Methyl Rapeseed ate Ferment, Pelargonium Graveol ens Flower Oil, Xanthan Gum, Diso dium EDTA, Adenosine, Sorbitan Iso stearate, Lavandula Angustifolia (La vender) Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Sodium Laurate, Hydro lyzed Collagen, Centella Asiatica Leaf Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Lauric Acid, Trometha mine, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Tocopherol, Dipeptide Diaminobuty royl Benzylamide Diacetate, Retinol

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

Shpërndani