Serum peeling Mizon AHA 8%, është një serum eksfoliues kimik, i cili është i butë, por shumë efektiv. I formular me 8% acid glikolik, ky produkt bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Formulimi me panthenolë dhe alantoinë i falin lëkurës hidratim të plotë ndërkohë, ekstraktet e gjetheve të aloe vera, ekstraktet e purslanes dhe ekstraktet e luleve të arnicës e mbrojnë lëkurën nga agjentë të jashtëm. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*50ml

Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

8% acid glikolik, panthenol, alantoin, ekstraktet e gjetheve të aloe vera, ekstraktet e purslanes, ekstraktet e luleve të arnicës 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycolic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Propylene Glycol, Sodium Lactate, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hyaluronate, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Panthenol, Allantoin, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Extract, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Alcohol, Polyquaternium-10, Disodium EDTA, Methylparaben, Propylparaben, Fragrance

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON AHA 8% Peeling Serum

2,250 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI