Nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, ai është pikërisht COSRX Full Fit Propolis Synergy. Të gjitha këto karakteristika i mbart propolisi, antibiotiku natyral i njohur që në antikitet. Ky toner është i formuluar me 10% ekstrakt mjalti dhe 72,6% propolis nga bletët e zeza, gjë që e bën produktin me përmbajtjen më të lartë të propolisit ndër produktet e përkujdesjes së lëkurës. Pas përdorimit të këtij toneri, do të gëzoni një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt propolisi, ekstrakt mjalti

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Honey Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Caprylic/Capric Triglyceride

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

COSRX Full Fit Propolis Synergy Toner

1,200 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI