BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA

1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.

Lëkura jonë ndjek një cikël natyral 28-ditor të rigjenerimit dhe eksfolimit të qelizave, por shpesh ky proces mund të ndërpritet nga qelizat e vdekura që bllokojnë poret. Ky bllokim mund të çojë në inflamacion, tendencën e krijimit të njollave dhe një pamje të lodhur. Për të mbështetur këtë cikël natyral dhe për t’i dhënë lëkurës një shtysë të freskët, Beauty of Joseon prezanton BEAUTY OF JOSEON  Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA, një formulim i lehtë dhe i butë për lëkurën por shumë efikas. I frymëzuar nga traditat koreane, ku kumbulla dhe mungu përdoren për të trajtuar shqetësime të brendshme dhe për të larguar toksinat nga trupi, ky toner moderne ndihmon në rikthimin e shkëlqimit dhe balancës natyrale të lëkurës. I formuluar me 25% ujë kumbulle, ky toner ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e teksturës së saj. Ndërsa, përmbajta me 2% ekstrakt të fasules së mungit, (e njohur për vetitë qetësuese), si edhe 2% AHA dhe 0.5% BHA, ndihmon për të pastruar poret në thellësi dhe për të balancuar prodhimin e sebumit. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*150ml

Shpërndani