DR. JART+ Ceramidin Skin Barrier Moisturizing Mask, është një maskë e cila ofron hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen e saj. Formuluar me keramidet, përbërës natyralë të shtresës së jashtme të lëkurës, kjo maskë ndihmon në bllokimin e lagështisë së nevojshme brenda lëkurës, duke rritur elasticitetin dhe mbrojtjen kundër agresorëve të jashtëm dhe irritimeve. Falë acidit hialuronik dhe panthenolit, maska zbut dhe lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, duke dhënë rezultate të dukshme pas aplikimit. Lëkura do të ndihet menjëherë më e butë, më elastike dhe e hidratuar. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato me barrierë të dëmtuar, të dehidratuar, të thatë dhe me tendencë për skuqje apo kruarje.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*22gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë. Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.
Përbërësit "magjik"
Ceramidin Complex™, acid hialuronik, gjalpë shea, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water\Aqua\Eau, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dicaprylyl Carbonate, Betaine, Methyl Trimethicone, Ceramide Np, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyglyceryl-10 Stearate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Cholesterol, Pelargonium Graveolens (Geranium) Flower Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Cetearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Glyceryl Stearate Se, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Sodium Phytate, Tocopherol, Yellow 5 (Ci 19140)
Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.