SKINFOOD Royal Honey Propolis Enrich Barrier Cream është një krem hidratues i pasur dhe i fuqishëm, që ofron një kujdes të thellë për lëkurën. Me një formulë të pasur në përbërës ushqyes, ky krem krijon një barrierë të fortë që rrit nivelet e lagështisë dhe forcon barrierën natyrale të lëkurës. Përmban 50% ekstrakt propolisi, një përbërës i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, që gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave, duke ofruar një pamje më të shëndetshme dhe më të freskët të lëkurës. Por nuk mbaron kaq! Me 5% ekstrakt mjalti dhe 5% ekstrakt Royal Jelly, formula e kremit hidraton dhe qetëson lëkurën në thellësi, duke e lënë atë të butë dhe të shndritshme. Përbërësit shtesë, si Panthenoli, balancojnë nivelet e lagështisë, duke i dhënë lëkurës një pamje më të mbushur dhe më të shëndetshme. Tekstura e plotë e kremit siguron hidratim të thellë duke formuar një shtresë mbrojtëse që ruan lagështinë, ndërkohë që aroma natyrale e propolisit ofron një përvojë të këndshme dhe relaksuese për lëkurën tuaj. I përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: PEW, alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

50% Ekstrakt Propolisi, 5% Royal Jelly, 10% Mjaltë, 

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Water, Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Honey Extract, Royal Jelly Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cyclohexasiloxane, Glycerin, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate Se, Palmitic accidents, amimonium acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, panthenol, Stearic accidents, ethylhexylglycerin, Cearryl olivate, Diphenylsilox Phenyl trimethicone, Hydrogenated Lecithin, C12-16 alcohols, sorbitan olive Ceramide np, lactobacillus ferment, saccharomyces ferment, dimethicone /Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Butylene Glycol, Citrus Tangerina (Tangerine) Peel Oil, Sodium Phytate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Boswellia Carterii Oil, Octyldodecanol , Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Xanthan Gum, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Oleate, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Cinnamomum Zeylanicum Bark Oil, Glucose, Glycolipids, Glycosphingolipids, Tocopherol

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

SKINFOOD Royal Honey Propolis Enrich Barrier Cream

3,000 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI