Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml/60ml
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
2.5% retinol, acid hialuronik, niacinamide, eksrakt i gjethes aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Retinol, Sodium Hyaluronate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Tocopheryl Acetate, Rosa Damascena Extract, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Disodium EDTA
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.