CLIO Dewy Blur Tint, vijnë me një formulë ndryshe dhe më inovativePërbërja e këtij produkti është në trajë "liquid"e lëngshme, por rezistente, jetëgjatë dhe e papërshkueshme nga uji. Ky produkt është i formuluar me vitaminë C të nxjerrë nga farat e lules së trëndafilit, që përveç hidratimit të thellë, zbut dhe ushqen buzët pa u ndjerë të plasaritura. Këto "lip tint" krijojnë një pamje që bie në sy, duke siguruar aplikim të përsosur! Pasi aplikohet mbi buzë, thahet butësisht, duke u ndjerë pa peshë në buzë. Gjithashtu, ja vlen të përmendet, që pas aplikimit në buzë këto "lip tint" lënë shije dhe aromë shumë të këndshme!

*3.2g/0.11 oz

Aplikoni në buzë lehtësisht për një përfundim të lehtë. Për një tonalitet më të fortë, sugjerojmë ta aplikoni dy herë.

Water, Dimethicone, Butylene Glycol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Myristate, Glycerin, Acrylates Copolymer, Iron Oxides (CI 77491), Pentylene Glycol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Phenoxyethanol, Fragrance, Iron Oxides (CI 77499), Ethylhexylglycerin, Red 33 (CI 17200), Alcohol Denat., Ammonium Polyacrylate, Arginine, Carbomer, t-Butyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Rosa Centifolia Flower Extract, Rosa Canina Fruit Extract, 1,2-Hexanediol

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Dewy Blur Tint

1,650 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI