-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 28 dhe Gusht 29.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask është zgjedhja ideale për ditët e nxehta që po afrojnë, falë hidratimit të thellë, efektit qetësues dhe freskues që i dhuron lëkurës. E pasur me kompleksin ekskluziv Hyal Waterfull, kjo maskë përmban 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik që depërtojnë përtej sipërfaqes, deri në 25 shtresa të lëkurës, duke e mbushur atë me lagështi dhe vitalitet afatgjatë. Formulimi inovativ siguron që maska të qëndrojë e qëndrueshme në fytyrë, pa rrëshqitur, ndërkohë që esenca përthithet thellë, deri në 10 shtresa të lëkurës, për një efekt intensiv qetësues. Efekti ftohës i menjëhershëm ul temperaturën e lëkurës deri në -9.5°C, duke reduktuar ndjeshëm irritimin, perfekte pas ekspozimit në diell ose kur lëkura ka nevojë për rigjenerim të thellë. Maska është gjithashtu e pasur me kompleksin TECA, i njohur për fuqinë e tij të jashtëzakonshme rigjeneruese, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme, përforcimin e barrierës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Për një efekt të plotë anti-age, ndriçues dhe ultra-hidratues, maska përmban gjithashtu niacinamide, ceramide dhe adenosine, duke e lënë lëkurën të butë, të shëndetshme dhe me shkëlqim që nga aplikimi i parë.
Maska është klinikisht e testuar dhe tregon rezultate të jashtëzakonshme pas vetëm një përdorimi:
+315% rritje e hidratimit,
+54% shkëlqim,
-43% reduktim i tharjes,
-7% përmirësim i dukjes së poreve.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*22gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën në fytyrë dhe pjesën e vogël vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit "magjik"
kompleksi Hyal Waterful, kompleksi TECA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Tripropylene Glycol, Niacinamide, Methylpropanediol, Polyglycerin-3, Chondrus Crispus, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Trehalose, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Glucomannan, Sucrose, Methyl Diisopropyl Propionamide, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Disodium Edta, Malachite Extract, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Tromethamine, Arginine, Polyglyceryl-10 Oleate, Madecassic Acid, Asiaticoside, Butylene Glycol, Asiatic Acid, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta-Glucan, Corchorus Olitorius Leaf Extract, Glycine, Hordeum Vulgare Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Ceramide NP, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Palmitoyl Proline, Nymphaea Alba Flower Extract
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE