Nëse dëshironi të keni duar gjithmonë të hidratuara, të buta dhe të ndjeni freski, në verë apo në motin e egër të dimrit, ju rekomandojmë BENTON Shea Butter & Olive Hand Cream! I formuluar me 10% gjalpë shea me origjinë natyrale të certifikuar nga Ecocert për të promovuar lëkurën e butë dhe të lëmuar si dhe 2% vaj ulliri, acid hialuronik dhe panthenol për të zbutur duart dhe ashpërsinë e krijuar duke bllokuar lagështinë në lëkurë! Nga ana tjetër formulimi me vajra esencialë si: mandarina, rozmarina dhe barbaroza, ofrojnë një aromë natyrisht të ëmbël duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes apo të vajit, e cila ndonjëherë bëhet dhe e bezdisshme. Mund të përdoret në të gjitha stinët e vitit, sa herë që të dëshironi të hidratoni duart.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50gr

Vendosni një sasi të përshtatshme, sapo të keni larë duart ose pasi të keni vendosur dezifektant!

Përbërësit "magjik"

gjalpë Shea, vaji i frutit Olea Europea

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cetearyl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Propanediol, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Tocopherol, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Shea Butter & Olive Hand Cream

715 ALL 1,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI