BEAUTY OF JOSEON Radiance Cleansing Balm është pastruesi ideal nëse dëshironi të largoni të gjitha papastërtitë nga lëkura dhe të keni një përfundim plot shkëlqim. Falë formulimit me ujë të krundeve të orizit dhe ekstrakt të drithërave, ky balm pastrues e lë lëkurën shumë të butë dhe thellësisht të hidratuar. Gjithashtu këta 2 përbërës ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe, duke premtuar një lëkurë shumë të pastër dhe njëtrajtësim të tonit të saj. Ky balm është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.

*100ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

ujë të krundeve të orizit, ekstrakt të drithërave

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, PEG-10 Isostearate, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Oryza Sativa (Rice) Seed Water, Avena Sativa (Oat) Meal Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Water, Sorbitan Sesquioleate, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Radiance Cleansing Balm

1,600 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI