BEAUTY OF JOSEON Calming Serum: Green Tea + Panthenol mund t'a quani lehtësisht serumin ideal për qetësimin e lëkurës. Ky serum është i formuluar me përbërësit tradicional të mjeksisë bimore koreane Hanbang, dhe i adresohet minimizimit të skuqjes dhe sensitivitetit. Ka pH të ulët 6.6, i ngjashëm me atë të vetë lëkurës. Përmban 76% çaj jeshil, i pasur me antioksidantë, i cili mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, ofron lëmim të sipërfaqen së lëkurës dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj! Gjithashtu përmban 2% panthenol (Vitaminë B5), për të mundësuar hidratim të thellë. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica, qetëson lëkurën e irrituar, duke bërë të mundur minimizimin e inflamacionit në të. Nuk mbaron këtu, ky serum ndihmon në zbehjen e njollave kafe, duke mbajtur në kontroll dhe shenjat e moshës falë përmbajtjes me vitaminë C. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë sensitive dhe me tendencë akneike & hiperpigmentimi. Ky produkt është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, PEG.

*30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit 'magjik'

esktrakt çaj jeshil, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Camellia Sinensis Leaf Water, Water, Methylpropanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, MeliaAzadirachta Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Propolis Extract, Diethoxyethyl lSuccinate, Betaine, Octanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyquaternium-51, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Phytate, Dextrin, Tocopherol

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Calming Serum: Green Tea + Panthenol

1,350 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI