VT COSMETICS Essence Skin Foundation Pact

2,400.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

VT COSMETICS Essence Skin Foundation Pact SPF50+ PA+++ është fondatina kompakte më e re nga koleksioni i markës VT. Ky produkt 4-në-1 bashkon në mënyrë perfekte fondatinën, esencën hidratuese, efektin ndriçues dhe mbrojtjen nga dielli. Formula e tij me teksturë serumi shkrin butësisht mbi lëkurë, duke ofruar një përfundim natyral dhe të ndritshëm. E pasur me ekstrakt të rrënjës së licorice-s, kjo fondatinë ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e pigmentimit të pabarabartë, ndërsa adenosina përmirëson elasticitetin dhe stimulon rigjenerimin, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe rinore. Një avantazh i veçantë është mbrojtja e fuqishme ndaj diellit, me SPF50+ PA+++, që siguron mbrojtje të plotë nga rrezet UVA dhe UVB, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm. Mbulueshmëria është mesatare deri në të lartë,  duke fshehur imperfeksionet dhe njëtrajtësuar tonin e lëkurës pa krijuar efekt "krisje". Paketimi kompakt dhe sfungjeri i përfshirë e bëjnë aplikimin të shpejtë e praktik, kudo që ndodheni. I disponueshëm në nuancën #23, kjo fondatinë është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një produkt praktik, estetik dhe efektiv në çdo përdorim.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale. 

*12gr 

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i rrënjës së licorice-s, adenosinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Octocrylene, Aluminum Hydroxide, Black Iron Oxide (CI 77499), Titanium Dioxide (CI 77891), Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Hydrogen Dimethicone, Caprylyl Glycol, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Oil Soluble Licorice (Glycyrrhiza) Extract, Ceresin, Octyldodecanol, Phenoxyethanol, Ethylhexyl Salicylate, Fragrance, Dimethicone, Adenosine, Red Iron Oxide (CI 77491), Ethylhexylglycerin, Stearic Acid, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide (CI 77947), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Yellow Iron Oxide (CI 77492), Triethoxycaprylylsilane

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Shpërndani

2,400.00 ALL 2,000.00 ALL