ANUA Birch Moisture Mask, është një nga maskat "sheet mask" ndër më të pëlqyerat në Korenë e Jugut dhe jo vetëm! E formuluar me lëng thupër nga Gangwon-do kjo maskë do t’i dhurojë lëkurës suaj një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, minimizimin e dukjes së poreve dhe shërimin e shpejtë të akneve, duke qetësuar dhe ato me inflamacion të lartë. Nga ana tjetër, esenca e maskës përmban Aquaxyl™, një përbërës i patentuar për të parandaluar humbjen e lagështirës së lëkurës dhe 10 lloje të acideve hialuronik për të mbajtur lëkurën të hidratuar. E përshtatshme me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*25ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

lëng thupër, Aquaxyl™ dhe 10 lloje të acideve hialuronik 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Diglycerin, Betula Platyphylla Japonica Juice, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate , Trehalose, Allantoin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Phytosphingosine, Ceramide NP, Glucose, Xylitol, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Arginine, Caffeine, Biosaccharide Gum-1, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Phytate

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Birch Moisture Mask

385 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI