MARY & MAY Sensitive Soothing Gel Blemish Cream është krijuar për tu përdorur nga të gjitha tipologjitë e lëkurës, madje edhe për atë me sensitivitet shumë të lartë! Është vërtetuar shkencërisht, që me aplikim të parë të këtij kremi do të vërehet menjëherë qetësimi i lëkurës dhe minimizimi i skuqjes. Ndërsa pas 2 javëve përdorim të rregullt, do të arrihet njëtrajtësimi i tonit të lëkurës, duke i thënë lamtumirë skuqjes! Ky krem është i formuluar me 71.8% ekstrakt të bimës koreane Houttuynia Cordata dhe 9.7% ekstrakt të pemës së çajit Australiane. Bima Houttuynia Cordata është e pasur me kuercitrinë, dhe largon të gjitha toksinat e lëkurës, për të arritur pastrim të thellë të poreve duke minimizuar inflmacionin. Kjo bimë medicinale është përdorur më parë për të trajtuar enjtjet dhe sëmundjet e ndryshme të lëkurës. Ndërsa ekstrakti i pemës së çajit, ka funksion antibakterial natyral për lëkurën, dhe njihet për efektet e menjëhershme të tij në qetësimin e plagëve apo irritimeve të ndryshme. Nga ana tjetër formulimi me panthenol e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në qetësim të menjëhershëm. Falë përdorimit të rregullt të këtij kremi, do të arrihet gjithashtu minimizimi i dukjes së poreve. Konsistenca e tij është e lehtë, në trajtë xheli, duke e bërë kështu të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës. Ky krem është i sigurt për tu përdorur gjatë periudhës së shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*70gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

71.8% ekstrakt Houttuynia Cordata, 9.7% ekstrakt të pemës së çajit, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Houttuynia Cordata Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Purified Water, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Isododecane, Panthenol, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Sensitive Soothing Gel Blemish Cream

1,600 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI