Jeni një përdoruese e vazhdueshme e retinolit, por dëshironi të nisni në përqindjen më të lartë dhe të përqëndruar të tij pa përmbajtje uji dhe derivate të tjera të retinolit? Gjithashtu keni lëkurë të thatë dhe dëshironi të shmangni tharjen e saj pas përdorimit të tij? Të gjitha këto kërkesa jua plotëson serumi në konsistencë vajore i sapo dalë në treg nga COSRX: The Retinol 0.5 Oil! Ky serum është i formuluar me 0.5% retinol të pastër (Vitaminë A), dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke e lënë këtë të fundit të butë si mëndafsh. Ky vaj përmirëson pamjen e linjave të imëta dhe rrudhave të avancuara. Nxit prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës, ofron shkëlqim, ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht! Por sigurisht targeton edhe tendencën akneike, si dhe shenjat e ngelura post-akne. Squalene me origjinë bimore, një anitoksidant i fuqishëm, lufton dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes. Sipas hulumtimeve të viteve të fundit, squalene ka veti detoksifikuese, dhe përdorimi i tij e forcon barrierën mbrojtëse natyrale të lëkurës. Ndërsa formulimi me tokotrienol, që ky serum ka, (Vitaminë E shumë e përqëndruar), vepron si një antioksidant i fuqishëm për të mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*20ml

Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar 1-2 pika. Duhet të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.

Java 1-2

Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues  të rutinës suaj, aplikoni 1-2 pika në zonat më shqetësuese, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës.
Përdoreni 2-3 herë në javë në mbrëmje.

Java 3 - në vazhdim

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.

Përbërësit "magjik"

0.5% retinol i pastër (Vitaminë A), tokotrienol, squalene

Lista e plotë e përbërësve

Squalane, Glycine Soja (Soybean) Oil, Di-C12-13 Alkyl Malate, Retinol(0.5%), Caprylic/Capric Triglyceride, BHT, Tocotrienols, Tocopherol, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Hydroxymethoxyphenyl Decanone

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX The Retinol 0.5 Oil

2,800 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI