Nëse dëshironi një serum me përbërje kryesore niacinamidet, COSRX sapo ka lançuar COSRX Niacinamide 15 Serum! Ky serum është ideal, sepse kombinon përqindjen maksimale të niacinamideve në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. Ajo çka e bën të veçantë këtë serum, është sepse synon trajtimin e akneve në çdo fazë, duke ofruar qetësim të tyre falë vetive të tij eksfoliuese. Formulimi me 15% niacinamide mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, trajton aknet aktive dhe shenjat e mbetura post-akne. Gjithashtu ofron minimizim të dukshëm të poreve. Nga ana tjetër N-acetilglukozamine, zëvëndësues i butë i acidit glikolik, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe në bashkëpunim me niacinamidet, rrit fuqinë e veprimit mbi shenjat post akne dhe hiperpigmentimin në lëkurë. Zink PCA mban në kontroll inflamacionin dhe ka efekt shumë rigjenerues për lëkurën. Ky serum gjithashtu nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës falë formulmit me allantoin. Por, kjo përbërje eksfoliuese nuk e than aspak lëkurën! Nevojiten vetem disa pika dhe do të habiteni nga shkëlqimi që do t’i ofrojë lëkurës! Konsistenca e tij është e lehtë ujore, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*20ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

niacinamide, N-Acetylglucosamine, Zinc PCA, allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Pentylene Glycol, Niacinamide(15%), Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, 1,2-Hexanediol, Zinc PCA, Trehalose, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Pullulan, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Tocopherol 

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX The Niacinamide 15 Serum

1,800 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI