COSRX Propolis Honey Overnight Mask është një maskë për fytyrën multifunksionale 3 në 1, që përdoret në rutinën e mbrëmjes dhe mund të flini gjumë teksa e keni aplikuar. Në mëngjes do të zgjoheni me një lëkurë të butë, të pastër dhe plot hidratim, falë përmbajtjes me 87% ekstrakt propolis, i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në shërimin e lëkurës së dëmtuar nga sensitiviteti apo aknet. Ndërsa dylli natyral i bletës, është një përbërës terapeutik për lëkurën, që ndihmon në hidratimin e thellë të saj. Nga ana tjetër allantoine, panthenol, adenosine dhe ekstraktet e tjera bimore i ofrojnë lëkurës qetësim dhe butësi, teksa ju flini. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht.

*60ml

1. Si maskë gjumi: Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë.

2. Si maskë me shpëlarje: Pasi të keni pastruar lëkurën aplikoni në fytyrë një sasi të konsiderueshme dhe lëreni 15 minuta. Më pas shpëlajeni mirë me ujë.

3. Si krem hidratues në mëngjes: Përdoreni në fund të rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës, dhe më pas vazhdoni me aplikimin e SPF-së.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt propolis, ekstrakt nga mjalti, allantoine, panthenol, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Honey Extract, Royal Jelly Extract, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Carbomer, Arginine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Allantoin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Beeswax

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Propolis Honey Overnight Mask

1,700 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI