Transport & Pagesa
Politika e lëvrimit të porosisë
Transporti
Pasi, ju të keni bërë një porosi, ju do të merrni një e-mail nga ne, përmes të cilit ne njohim se kemi marrë porosinë tuaj.
KORAL SECRETS me anë të një pale të tretë (INTEX COURIER) ofron transportin më të shpejtë të mundshëm dhe më ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Porosia juaj mund të dorëzohet në njërën nga adresat e mëposhtme të cilat plotësohen në mënyrë të saktë dhe pa asnjë gabim nga ju:
- a) në banesën e tuaj;
- b) në ambientet e punës ose të biznesit
Afati i dorëzimit të prosisë varjon nga 2 deri në 5 ditë pune në varësi të adresës tuaj
Për porosi që kanë probleme me adresën, ose për arsye te ndryshme nuk mundësohet dorëzimi, behën tre tentativa dorëzimi.
Tarifat dhe koha e lëvrimit për transport është e ndryshme për zona gjeografike të ndryshme dhe terma blerje të ndryshme si më poshtë:
Destinacioni |
Çmimi |
Tiranë |
200 lekë |
Rrethe (Shqipëri) |
300 lekë |
Kosovë |
3 euro |
Maqedoni e Veriut |
4 euro |
Transporti ofrohet falas në rastet kur:
Për porosi me vlerë mbi 5.000 lekë në Shqipëri
Për porosi me vlerë mbi €80 në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Metodat e pages
Metodat e pagesës për blerje në uebsajtin e Koral Secrets janë dy:
- Paguaj me para në dorë gjatë dorëzimit të porosisë
Paratë i dorëzohen korrierit në momentin që merrni porosinë.
2. Me kartën tuaj bankare
Në mënyrë që ju të keni mundesinë të paguani me cfarëdolloj karte dispononi, Koral Secrets bashkëpunon me Fasterpay, një emër global për pagesat e sigurta në rrjet.
Mundësi kthimi
E drejta e konsumatorit për të hequr dorë brenda 14 ditëve:
Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”
Nëse gjatë blerjes tek ne, nëse produkti nuk është brenda pritëshmërisë tuaj dhe dëshironi KTHIMIN e pagesës, atëherë lajmërimin për kthimin e produktit duhet ta bëni brenda 48 orëve, - nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri ynë. Produktet që ktheni, duhet të jenë në kutinë origjinale; me paketimin dhe ambalazhimin e tyre; të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë hapjes dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, fletët udhëzuese të përdorimit, bashkë me faturën e blerjes.
Më pas keni mundësinë ta dergoni produktin brenda 14 ditëve. Për momentin, transporti për kthimin e produktit, paguhet nga klienti.
Si bëhet kthimi i produktit?
Procesi i kthimit (gjithçka që duhet të dini nëse doni të ktheni produktin / porosinë)
Qëllimi ynë kryesor është kënaqësia juaj e plotë, kështu që blerja me ne është e lehtë dhe plotësisht transparente dhe ne ofrojmë një "Politikë Kthimi" ku ju mund të bëni një kërkesë kthimi të një produkti apo të të gjithë brenda 14 ditëve të punës nga dorëzimi i tij.
Para se të përpiqeni të ktheni një porosi, duhet të kontaktoni ekipin tonë të shërbimit ndaj klientit për të kërkuar një autorizim kthimi. Është shumë e rëndësishme që të prisni emailin tonë me informacionin / dokumentet e kthimit dhe të ruani produktin (-et) në të njëjtat kushte që i keni marrë në mënyrë që ta ktheni atë. Ju lutemi mos ktheni asnjë produkt (produktet) pa kontaktuar shërbimin e klientit në +355 69 702 5200/1