AROMATICA Quinoa Protein Treatment Mask
AROMATICA Quinoa Protein Treatment Mask
Rikthejni shëndetin flokëve tuaj përmes maskës trajtuese AROMATICA Quinoa Protein Treatment Mask! Pjesë e linjës së trajtimit të flokëve me quinoa nga marka AROMATICA! Ky trajtim është i formuluar me 87% përbërës me origjinë nga natyra. Ushqen flokët me proteina, dhe forcon flokun e dëmtuar falë përmbajtjes me ekstrakt quinoa dhe peptide, me peshë të ulët molekulare (LPP). Falë përdorimit të këtij trajtimi, do t'i ndjeni flokët më elastikë dhe të butë, duke i furnizuar me sasi të bollshme lëndësh ushqyese. Vaji pracaxi, vaji i bajames së ëmbël dhe vaji i nxjerrë nga farat e pemës adansonia, me origjinë nga Madagascar, janë rezistentë ndaj nxehtësisë, dhe mbrojnë flokët nga rrezet e dëmshme të diellit UV, si edhe nga pajisjet e stiluese, si: tharësja e flokëve, pjastra etj. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me ampulën spray të po së njëjtës linjë: AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*160ml
Përdorimi
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt quinoa, tërshërë, proteina LPP, proteina i bizeleve të hidrolizuara
Lista e plotë e përbërësve
90.2% Natural-derived ingredients
Chenopodium Quinoa Seed Extract, Cetearyl Alcohol, Glycerin, Dipalmitoylethyl Dimonium Chloride, Ethylhexyl Palmitate, Brassicamidopropyl Dimethylamine, Triethylhexanoin, Decyl Cocoate, Behentrimonium Cheloride, Cocos Nucifera Oil, Sorbitan Olivate, Cetearyl Olivate, Adansonia Digitata Seed Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Cetyl Palmitate, Aqua, Sorbitan Palmitate, Isopropyl Alcohol, Pentaclethra Macroloba Seed Oil, Citric Acid, Polyglyceryl-10 Myristate, Guar Hydroxypropyltrimonium, Chlorhide, Hydroxyethylcellulose, Coco-Caprylate/Caprate, 12-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Panthenol, llicium Verum Fruit Extract,
Cetearamidoethyldiethonium Succinoyl Hydrolyzed Pea Protein, Malt Extadt, *Lavadula Hybrida Oil, Olus Oil, *Linalool, *Cananga Odorata Flower Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, "Aniba Rosodora Wood i, Tamarindus Indica Seed Polysaccharide, Avena Sativa Protein Extract, *Citronellol, *Geraniol,
*Benzyl Benzoate, Tocopherol, Copper Tripeptide-, Acetyl Hexapeptide-8, Pamtoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion
BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion
BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion është një krem hidratues për trupin, i formuluar me gjalpë shea, vaj kokosi dhe vaj jojoba. Gjalpi shea përdoret shpesh në produkte të ndryshme të kujdesit të lëkurës, pasi është një zbutës i shkëlqyer dhe një agjent i fuqishëm hidratues. Eksperimentet gjithashtu kanë treguar se gjalpi shea, ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm. Vaji i kokosit përveç hidratimit që i ofron lëkurës, e mbron atë nga rrezet ultraviolet të diellit UV, të cilat janë shkaku kryesor në plakjen e lëkurës dhe krijimit të njollave kafe. Sipas një studimi vaji i kokosit bllokon rreth 20% të rrezeve UV të diellit. Pasi të jeni lyer me të do ta ndjeni lëkurën të butë, të hidratuar dhe pa ndjesinë e ngjitjes, siç zakonisht ndodh me kremrat e trupit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.
*250ml
Përdorimi
Vendosni një sasi të moderuar në lëkurë, dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore derisa të përthithet nga lëkura.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
gjalpë shea, vaj kokosi, vaj jojoba
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter (10%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil (2%), Cetearyl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Tocopherol, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo
Nga 1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perAROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo
Nga 1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perProvoni ndjesinë e skalpit të shëndetshëm dhe flokëve elastikë e plot vitalitet!
AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo është e formuluar me rozmarinë, hala pishe, xhinxher, borzilok dhe rigon. Pastron butësisht skalpin nga zbokthi, dhe në të njejtën kohë e ushqen thellësisht atë. Rozmarina dhe vaji esencial nga druri i kedrit stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe bëjnë një detoksifikim të skalpit. Biotina (vitamina B7) dhe pro-vitamina B5 (panthenol), ushqejnë dhe kyçin lagështinë në skalp dhe në të gjithë gjatësinë e flokut. Përbërja me vajra esencialë qetëson nga stresi i akomuluar dhe mbush plot me energji të reja e pozitive! Shampoo këshillohet të përdoret e kombinuar me: AROMATICA Rosemary Scalp 3-in-1 treatment dhe AROMATICA Rosemary Root Enhacher për efekt maksimale. Mund të përdoret nga çdo tipologji të flokëve dhe formulimi me përbërës organikë e bën të përshtatshëm dhe për përdorim të përditshëm.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*400ml/180ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Rozmarinë, BHA (Acid Salicilik), biotinë, panthelon, kafeinë, probiotikë, amino acid
Lista e plotë e përbërësve
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
MISSHA M Perfect Cover BB Cream SPF42 PA+++
MISSHA M Perfect Cover BB Cream SPF42 PA+++
Nëse sot produkti i kozmetikës BB Cream është kaq i famshëm kudo në botë, kjo ështe falë K-Beauty. MISSHA, është e specializuar për prodhimin e BB Cream dhe ka krijuar një nga produktet më të preferuar dhe të shitur, M Perfect Cover BB Cream. Formulimi i tij me kolagjen të hidrolizuar dhe acid hialuronik, e mban lëkurën të hidratuar dhe lufton shenjat e moshës. Ka një mbulim mesatar, mbulon njollat, duke i dhënë ton të njëtrajtshëm lëkurës. Për më tepër ofron mbrojtje me SPF42 PA+++ ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen i hidrolizuar, ceramide, ekstrakt nga algat, ekstrakt havjari, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Cyclomethicone, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide, Propylene Glycol, Titanium Dioxide, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-10 Dimethicone, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Arbutin, Mineral Oil, Glycerin, Polyethylene, Talc, Phenyl Trimethicone, Beeswax (Cera Alba), Iron Oxides (CI 77492), Sodium Chloride, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Methylparaben, Fragrance,Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Squalane, Hydrolyzed Collagen, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Disodium EDTA, Adenosine, Algae Extract, Caviar Exctract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Fagus Sylvatica Bud Extract, Ceramide NP (Ceramide 3), Limonene, Butylphenyl Methylpropional, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Alpha-lsomethyl lonone, Hexyl Cinnamal, Linalool, Citronellol
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Relief Mask (1pc.)
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Relief Mask (1pc.)
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Relief Mask (1pc.) nga vetë emërtimi i saj, është një lehtësim për lëkurën hiper-sensitive (me ndjeshmëri të lartë). Falë formulimit të saj me përbërjen e patentuar SuperprobioticsTM (përzierje probiotikësh), kjo maskë i rikthen lëkurës gjallërinë e humbur. Gjithashtu, përmban Youthberry 10 complex (përzierje çaji me mango, portokall, hibiscus dhe petale trëndafili), e pasur me vitamina dhe antioksidantë të fuqishëm. Pas përdorimit të saj, do të ndjeni efekt të menjëhershëm, sepse do ta ndjeni lëkurën të hidratuar, plot shkëlqim dhe gati për të vendosur makeup.
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
SuperprobioticsTM, Youthberry 10 complex (përzierje çaji me mango, portokall, hibiscus, dhe petale trëndafili)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Lactobacillus Ferment Lysate(8.5%), Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isopentyldiol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Butylene Glycol, Dimethicone, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Hydroxyethyl Urea, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Adenosine, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Betaine, Trehalose, Panthenol, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Ceramide 3, Sodium PCA, Sodium Lactate, Gossypium Herbaceum (Cotton) Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Bifida Ferment Lysate(8.4ppm), Arginine, Aspartic Acid, PCA, Streptococcus Thermophilus Ferment(2.4ppm), Glycine, Alanine, Lecithin, Broussonetia Kazinoki Root Extract, Royal Jelly Extract, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Milk Extract, Pearl Extract, Tocopherol, Polysorbate 20, Propolis Extract, Hydrolyzed Collagen, Lactose, Artemisia Capillaris Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Serine, Valine, Sodium Hyaluronate, Isoleucine, Threonine, Proline, Phenylalanine, Histidine, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate, Phospholipids, Phytosphingosine, Copper Tripeptide-1, Lactic Acid, Cholesterol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Squalane, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-2, Hexapeptide-11, Phytosterols, Dunaliella Salina Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
SKINFOOD Honey Sugar Food Mask
SKINFOOD Honey Sugar Food Mask
Vetëm marka SKINFOOD mund të sjellë një produkt “ëmbëlsirë” për lëkurën. Gjatë aplikimit të maskës Honey Sugar Food Mask, do të mrekulloheni nga aroma e këndshme e saj falë sheqerit organik të zi brazilian dhe mjaltit Manuka dhe Akacia. Grimcat e sheqerit të zi eksfoliojnë lëkurën pa e dëmtuar barrierën e saj, sepse gjatë masazhit që do t’i bëni fytyrës me ujë të ngrohtë, ai do të shpërbëhet lehtësisht. Mjalti Manuka dhe ai Akacia, do t’i dhurojnë lëkurës butësi, duke e hidratuar thellësisht atë.
Formula e tij nuk përmban: paraben, alkool, vajra mineral. Niveli i tij i pH është 5-5.6.
*100gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
sheqer organik brazilian, mjaltë Manuka, mjaltë Akacia
Lista e plotë e përbërësve
Sucrose, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Honey, Water, Cetyl Ethylhexanoate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Stearalkonium Hectorite, C12-14 Pareth-12, Ceteth-10, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Lanolin, Propolis Extract, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Lactobacillus Ferment, Saccharomyces Ferment, Sorbitan Laurate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caramel, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
BENTON Aloe Propolis Soothing Gel
BENTON Aloe Propolis Soothing Gel
BENTON Aloe Propolis Soothing Gel është krem hidratues në formë xheli me përbërësit më të mirë të përdorur në ditët e sotme në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës. Është pjesë e linjës me aloe nga marka BENTON! Aloe Vera dhe propolisi së bashku, premtojnë mrekulli, sepse ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar, luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat e krijuara nga aknet apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Në të njëjtën kohë sigurojnë një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës, por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. Ky krem i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, e sidomos lëkurës së yndyrshme dhe asaj me tendencë akneike, sepse ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Niveli i tij i pH është 6.5-7.5.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
lëng i gjethes së bimës Aloe Vera, ekstrakt propolis
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Water, Butylene Glycol, Aqua (Water), Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Propolis Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Allantoin, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Shfaq 601/601

