NARD Hair Shampoo Tangerine Eucalyptus
NARD Hair Shampoo Tangerine Eucalyptus
NARD Hair Shampoo Tangerine Eucalyptus, është e krijuar për t’i dhënë flokëve një pastërti të thellë dhe një ndjesi të freskët, ndërsa i ushqen dhe i forcon nga rrënjët deri në maja. Formula e saj e pasur me ekstrakt natyral ndihmon në rigjenerimin e fijeve të dëmtuara, duke i bërë më elastike, më rezistente dhe plot shkëlqim të shëndetshëm. Ndërsa, falë vajrave bimorë të përzgjedhur me kujdes, kjo shampo vepron butësisht për të ruajtur lagështinë natyrale të flokëve, duke i lënë të lehtë, të lëmuar dhe të mbrojtur nga tharja apo elektrizimi.Me një aromë freskuese të tangerinës dhe eukaliptit, kjo shampo jo vetëm që kujdeset për flokët, por edhe zgjon shqisat me një ndjesi të pastërtisë dhe freskisë natyrale. Ideale për ata që kërkojnë një kujdes të plotë dhe një shkëlqim natyral në çdo larje.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrat tangerine dhe eukalipti
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Ammonium Lauryl Sulfate, Sodium Chloride, Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, Trihydroxystearin, Dimethicone, Polyquaternium-10, PPG-3 Caprylyl Ether터, Pentasodium Pentetate, Polyquaternium-67, Babassuamidopropyl Betain, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Sodium Carbonate, Hydrolyzed Collagen, Butylene Glycol, Acacia Concinna Fruit Extract, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (91.95 ppm), Glycerin, Laureth-23, Laureth-4, Hydrolyzed Wheat Protein, Hexylene Glycol, Phenoxyethanol, C12-15 Pareth-3, Salicylic Acid, Sodium PCA, 1,2-Hexanediol, Sodium Lactate, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Keratin, Arginine, Aspartic Acid, Eucalyptus Globulus Leaf Extract (5ppm), Citrus Tangerina Extract (5ppm), Sodium PCA, Sodium Hydroxide, Ethyl Hexanediol, Glycine, Alanine, Argania Spinosa Kernel Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Serine, Valine, Isoleucine, Threonine, Proline, Phenylalanine, Histidine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Tropolone, Fragrance, Limonene, Linalool
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
NARD Perfect Styling Hair Fixer
NARD Perfect Styling Hair Fixer
NARD Perfect Styling Hair Fixer është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një fiksim të fortë dhe të qëndrueshëm të flokëve, pa e dëmtuar strukturën e tyre natyrale. Ky produkt ofron një stilim perfekt, duke mbajtur flokët në vend gjatë gjithë ditës, ndërsa ruan elasticitetin dhe shkëlqimin natyral të tyre. I formuluar për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i shkaktuar nga faktorët e jashtëm si nxehtësia dhe ndotja, ky fiksues është i përkryer për përdorim të përditshëm pa i rënduar flokët apo shkaktuar ngurtësim të panevojshëm. I pasur me përbërës natyralë dhe proteina të hidrolizuara ky fiksues ushqen dhe forcon flokët, duke i bërë ata më të shëndetshëm. Ndërsa, aminoacidet si arginina dhe lizina luajnë një rol kyç në riparimin dhe forcimin e flokëve, ndërsa përmirësojnë elasticitetin e tyre. Nga ana tjetër ekstraktet bimore, përfshirë Artemisia Capillaris dhe Nardostachys Jatamansi Root Extract, ofrojnë veti qetësuese për skalpin dhe mbrojnë flokët nga dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtë, Por nuk mbaron me kaq! Formulimi me acidi hialuronik mban hidratimin e flokëve dhe siguron mbrojtje të thellë nga tharja, duke ruajtur gjallërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.
*200ml
Përdorimi
Shkundeni mirë spray-n përpara përdorimit, dhe aplikojeni në një distancë prej 15cm nga flokët tuaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
proteina të hidrolizuara, aminoacide, acidi hialuronik, Artemisia Capillaris, Nardostachys Jatamansi Root Extract
Lista e plotë e përbërësve
Alcona Jenat, Actylates Ody acrylamide Copaymer Aminamathy, Eropana
Water, Argania Spinosa Keme 1, 12-exanaco Asparoc Aco, Arginine, Alanme Asparagine, Cysune Glutamic Acid, Glycine Glutamine, Hisadine, Iso lucine, Leune Lysine Methionine, Omithine, Pheny. alanine, Prome, Sanine Taunne, Threonine Tryptophan, Tyrosine, Valine, Butylene Glycol Avena Satva (Cat) Protein Extract, Glycine Soja Soybean) Protein, Hy drolyzed Com Proten Hydrolyzed. Amaranth Protem, Hydrolyzed Cottonseed Protein, Hydrolyzed Potato Protein, Hydrolyzed Fucus Vesiculosus Protan Oryza Sativa (Ride) Saed Protein, Prunus Amygdatus Dads (Sweet Almond) Eroten, Ethylhexy glycem, ProparediaArtemisis Capilianis Extract Clea Suropaea (Oive)
Fruit Extrod, Nardostachys Jatamansi Rhizome Root Extract, Gyane Soa (Soybean) Seed Laxtract, Sodium I yaluronate, ragrance, Benzy, Salicylate Citronel!
Limoniene, Gerania, Hexy! Cnnamal, Linabo Buty-
pheryl Methytaropional
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Mask Sheet
SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Mask Sheet
SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Mask Sheet ushqen lëkurën me lagështi të bollshme për të reduktuar pamjen e rrudhave dhe për ta hidratuar plotësisht. E përbërë nga kompleksi Collagen Plus dhe ekstrakti i pastër i arit, kjo maskë ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të lëmuar, ndërsa redukton rrudhat dhe linjat e holla, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re, të freskët dhe me shkëlqim natyral. Collagen Plus, burimi kryesor i elasticitetit dhe hidratimit, depërton thellë në lëkurë falë kombinimit me ekstraktin e arit dhe kavjarit, duke përmirësuar dukshëm elasticitetin dhe duke reduktuar rrudhat dhe linjat e holla për një pamje rinore dhe të freskët. E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*25gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Collagen Plus, ekstrakt e ari, kavjar,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Hydrolyzed Collagen Extract, Dipropylene Glycol, Glyceri:, Niacinamide, Caviar Extract, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus, Panthenol, Cellulose Gum, Potassium Chloride, Allantoin, Algin, Polyethylene Terephthalate, Sucrose, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polysorbate 20.
Butylene Glycol, Paeonia Sufiruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Hydrolyzed Collagen, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Pantolactone, Acrylates Copolymer, Styrene/Acrylates Copolymer, Phenyl Methicone, Polyvinyl Alcohol, Polyvinyl Butyral, Dimethicone, Gold, Polyglyceryl-10 Laurate,
Tripeptide-1, Colloidal Gold, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-S, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Pentapeptide 4, Palmitoyl Tripeptide-1,
Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tripeptide-S, Disodium EDTA, Fragrance, Iron Oxide Yellow(CI 77492), Iron Oxide Red(CI 77491), Aluminum Powder(CT 77000)
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
SOME BY MI LactoSoy Sebum & Blackhead Cleansing Oil
SOME BY MI LactoSoy Sebum & Blackhead Cleansing Oil
Pastrues fytyre vajor
Lejojeni lëkurën tuaj të përjetojë një pastrim sa më efikas dhe të thellë me SOME BY MI LactoSoy Sebum & Blackhead Cleansing Oil, risinë më të fundit nga marka më e pëlqyer SOME BY MI. Ky vaj pastrues i avancuar është krijuar për të ofruar një detoks të butë dhe efektiv për lëkurën, duke kombinuar përbërës natyralë me teknologjinë e re anti-sebum. I pasuruar me Lacto Soy, një përzierje e fuqishme e filtratit të fermentimit të qumështit të sojës dhe lactobacillus, që bashkëveprojnë për të shkrirë dhe eliminuar sebumin e tepërt dhe pikat e zeza nga poret, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Vaji vegjetal dhe formulimi unik Anti-Sebum P, i patentuar nga marka, punojnë së bashku për të reduktuar prodhimin e sebumit, duke mbajtur nën kontroll yndyrën e tepërt dhe duke rritur lagështinë natyrale të lëkurës. I përshtatshëm për çdo ditë të rutinë së darkës, ky vaj pastrues shpërbën në mënyrë të menjëhershme makeup-in dhe filtrat e SPF-së, ndërsa ndihmon në përmirësimin e gjendjes së poreve dhe eliminimin e pikave të zeza. Me një raport të balancuar 8:2 të vajit vegjetal dhe ujit Lacto Soy, ky vaj pastrues ofron një përvojë pastrimi që lë pas një ndjesi freskuese dhe të lehtë në lëkurë, duke e përgatitur atë për hapat e ardhshëm të rutinës suaj të kujdesit. Konsistenca e tij vjen vajor në ujore, pra trajtë shumë e lehtë duke e bërë të emulsifikohet shumë lehtë gjatë shpëlarjes me ujë. Përjetoni pastrimin e thellë dhe të butë të lëkurës me këtë larës kaq unik! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lacto Soy, Anti-Sebum P,
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Polygl ycerin-3, Methyl Gluceth-20, Methyl Gluceth-10, Glycereth-26, Water/ Aqua, C12-14 Alketh-12, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate[1,023 ppm), Silica, Butylene Glycol, Acrylates Copolymer, Tocopherol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycerin, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Glycine Soja (Soybean] Oil, Ulmus Davidiana Root Extract, Puerarla Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Blen nis (Evening Primrose] Flower Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Ethylhexylglycerin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
MISSHA Radiance Perfect Fit Cushion SPF50+ PA++++
MISSHA Radiance Perfect Fit Cushion SPF50+ PA++++
MISSHA, Radiance Perfect Fit Cushion, përmban teknologji e patentuar Perfect FitTM e markës MISSHA, një formulë që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të lëmuar, me pamje natyrale dhe të përsosur. Fondatina kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), gjithashtu krenohet me filtrat e saj mbrojtës SPF50+ PA++++ për lëkurën nga rrezet të dëmshme UV të diellit ndërsa përbërësit e shtuar si ceramide dhe vajra me bazë bimore ndihmojnë në bllokimin e lagështirës dhe hidratimit të lëkurës gjatë gjithë ditës. Vetëm me një prekje, siguron mbulim të plotë dhe qëndrueshmëri për plot 48h.
E gjthë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*15gr
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ceramide dhe vajra me bazë bimore
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Titanium Dioxide, Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl methoxycinnamate, Dimethicone, Phenyltrimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Butylene Glycol, Laurylpage-10tris Silylethyldimethicone, Niacinamide, 1,2-hexanediol, PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Yellow Iron Oxide, Glycerin, Centella Extract, Matricaria Flower Extract, Macadamia Seed Oil, Olive Oil, Jojoba Seed Oil, Grape Seed Oil, Butylene Glycol Dicaprylate / Dicaprate, Cetyl Page / Fiji-10 / 1 Dimethicone, Methylhydrogenated Rosinate, Isododecane, Magnesium Sulfate, Disteadimonium Hector Light, Acrylate / Polytrimethylsiloxymethacrylate Copolymer, Glyceryl Caprylate, Polypropylsilsesquioxane, Dimethicone / Vinyl Dimethicone Crosspolymer
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
ABIB Yuja Probiotics Blemish Pad Vitalizing Touch
ABIB Yuja Probiotics Blemish Pad Vitalizing Touch
ABIB Yuja Probiotics Blemish Pad Vitalizing Touch janë tamponët ideal pambuku nëse dëshironi të trajtoni njollat kafe post akne, hiperpimentimin dhe t'i dhuroni "jetë" lëkurës. Esenca e tyre është e formuluar me probiotikë dhe ekstrakt të frutit Yuja, i cili mbart plot vitamina. Këto të fundit mundësojnë shkëlqimin e thellë të lëkurës dhe dhurojnë një pamje plot shëndet. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide vepron edhe më fuqishëm në zbehjen e hiperpigmentimin dhe tkurrjen e poreve. Këto tamponë pambuku mundësojnë edhe hidratimin e thellë të lëkurës dhe tërheqjen e saj, falë formulimit me acid hialuronik, adenosine dhe ekstrakt i kokrrizave të orizit. Ndërsa përmbajtja me përbërësin aktiv PHA largon qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe. Nga ana tjetër formulimi me allantoin mundëson qetësimin e lëkurës ndaj çdo lloj irritimi. Të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*60 tamponë pambuku
*140ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i frutit Yuja, probiotikë, allantoin, PHA, acid hialuronik, adenosine, ekstrakt i kokrrizave të orizit
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Lactobacillus/Rice Ferment, Niacinamide, Citrus Junos Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Butylene Glycol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Caprylate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Gluconolactone, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Gardenia Florida Fruit Extract, Pantolactone, PVM/MA Copolymer, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Dextrin, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask Original (1.pc)
MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask Original (1.pc)
Funksioni kryesor i kësaj maske është hidratimi i thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Përbërja me N.M.F (Natural Moisturizing Factor), përmban acid hialuronik dhe ujë nga bima Witch Hazel, të cilët i ofrojnë lëkurës së thatë hidratim të menjëhershëm. Ndërsa përbërja me allantoin dhe trehalose sigurojnë një efekt lifting të lëkurës, për një pamje më rinore. Formulimi me niacinamide i kësaj maske, ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe tkurr poret. Kjo maskë ndihmon në minimizmin e shenjave të moshës dhe lëmimin e tyre falë formulimit me kolagjen të hidrolizuar dhe arginine, një peptide e cila njihet për efektet e saj të mrekullueshme antirrudhë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*27ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, ujë nga bima Witch Hazel, niacinamide, trehalose, adenosine, allantoin, kolagjen të hidrolizuar, arginine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Carbomer, Tromethamine, Betaine, Trehalose, Panthenol, Allantoin, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Adenosine, Polyglyceryl-4 Laurate, Zeolite, Sodium Hyaluronate, Aspartic Acid, Tocopherol, Anastatica Hierochuntica Extract, Sodium Polyacrylate, Sodium Chloride, Glycine, Glutamic Acid, Serine, Alanine, Disodium EDTA, Ceramide NP, Squalane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Threonine, Proline, Histidine, Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Fragrance
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
NEOGEN DERMALOGY Black Caviar Essential Mask (1pc.)
NEOGEN DERMALOGY Black Caviar Essential Mask (1pc.)
NEOGEN DERMALOGY Black Caviar Essential Mask është një maskë pëlhure e njomur në esencë. Që nga emri, kuptojmë se kemi të bëjmë me një maskë luksoze, e cila i dhuron lëkurës elasticitet dhe shkëlqim. Ajo vepron fuqishëm në zbutjen e shenjave të moshës, si vijat e holla, rrudhat dhe hiperpigmentimi. E pasur me Super Prime Caviar™, një formulë ekskluzive që përmban ekstrakt havjari, acid hialuronik, adenozinë dhe trehalozë, kjo maskë siguron hidratim të thellë, ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe zbut dukshëm rrudhat. Në përbërje përfshin gjithashtu Kompleksin Esencial Vital të Zi™, një përzierje të fuqishme me veti antioksiduese (havjar, boronica, susam i zi, rrush i zi dhe manaferra acai), që ushqen lëkurën dhe ndihmon në rigjenerimin e saj. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, por ideale për lëkurën që kërkon trajtim kundër shenjave të moshës, kjo maskë nxit prodhimin e kolagjenit dhe e lë lëkurën më të butë, më të lëmuar dhe me një shkëlqim rinor.
*23ml
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Super Prime Caviar™, Esencial Vital të Zi™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Glyceeth-26, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Caviar Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Acer Saccharum(Sugar Maple) Extract, Allantoin, Polyglyceryl-2 Stearate, Nelumbo Nucifera Flower Extract, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, Rosemarinus Officinalis(Rosemary) Leaf Oil, Melissa Officinalis Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Vaccinium Angustifolium Blueberry) Fruit Extract, Dexrin, Polymethylsil Sesquioxane, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Adansonia Digitata Seed Oil, Rumex Crispus Root Extract, Tripeptide-2, Tripeptide-1, Citrus Nobills (Mandarin Orange) Peel Oil, Asiatic Acid, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Lavendula Angustifolia (Lavender) Oil, Trehalose, Lecithin, Artemisia Annua Extract, Stearyl Alcohol, Ceramide 6 Ⅱ, Copper Tripeptide-1, Citrus Aurantium Bergamot Fruit Oil, Arginine, Honey Extract, Polysorbate 20, Oryza Sativa (Rice) Extract, Phenoxyethanol, Glutathione, Phaseolus Radiates Seed Extract, Niacinamide, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Madecassic Acid, PEG-32, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Citrus Aurantium (Orange) Fruit Extract, Broussonetia Kazinoki Root Extract, Cetylethylhexanoate, Maltodextrin, Collagen, Sambucus Nigra Fruit Extract, Saccharum Orricinarum (Sugarcane) Extract, Tromethamine, Glycereth-26, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethty Tayrate Copolymer, Cyanocobalamine, Pelargonium Gravelens Flower Oil, Rubus Coreanus Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Aronia Melanocarpa Fruit Extract, Nonapeptide-1, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Xanthangum, Oligopeptide-1, Fragrance, Aristotelia Chilensis Fruit Extract, Oryza Sativa(Rice) Extract, Glyceryl Stearate, Saccharomyces Ferment, Xanthan Gum, Centella Asiatica Extract, Hexapeptide-11, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Vaccinium Myrtillus Fruit/Leaf Extract, Pearl Extract, Palmitoylpentapeptide-4, Coco-Caprylate/Caprate, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Acetylhexapeptide-8, Hyaluronic Acid, Tocopheryl Acetate, Hippophae Rhamnoides Oil, Artemisia Capillaris Extract, Morus Alba Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide 3, Ceramide 2, Ceramide 4, Palmitoyl Tripeptide-1, Camelia Sinensis Leaf Extract, Hexapeptide-9, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Betula Platyphlla Japonica Bark Extract, Ceramide 1, Prunus Serrulate Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Asiaticoside
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NARD Tea Tre Oil Refresh Shampoo
NARD Tea Tre Oil Refresh Shampoo
NARD Tea Tree Oil Refresh Shampoo është shampo më e re nga marka NARD, e formuluar për t’i dhënë flokëve një trajtim të thellë pastrues, freskues dhe rigjallërues në çdo përdorim. Me përmbajtje të vajit Tea Tree (Melaleuca Alternifolia), kjo shampo ndihmon në pastrimin e skalpit nga papastërtitë dhe sebumi i tepërt, duke ndihmuar njëkohësisht në qetësimin e irritimeve dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës së skalpit. Formula është e pasur me vaj jojoba, i cili ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e flokëve pa i rënduar ato, duke lënë një ndjesi butësie dhe shkëlqimi natyral. Ekstraktet e rozmarinës dhe mentës i japin flokëve një ndjesi freskie të menjëhershme dhe ndihmojnë në stimulimin e rrënjëve për një rritje më të shëndetshme. Për më tepër, vaj avokado dhe ekstrakti i mollës ndihmojnë në ushqimin e thellë të flokëve dhe në zbutjen e fijeve të thata ose të dëmtuara, ndërsa gjalpi Shea ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës së kokës dhe parandalimin e tharjes. Panthenoli rigjeneron dhe forcon flokët nga rrënja deri te maja, duke i dhënë atyre elasticitet dhe vitalitet. I pasur gjithashtu me ekstrakte bimore si limoni, eukalipti dhe rozmarina, kjo shampo ofron një efekt antioksidant, pastrues dhe energjizues, duke e kthyer larjen e flokëve në një përvojë të freskët dhe relaksuese për mendjen dhe trupin. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë.
*1500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Tea Tree (Melaleuca Alternifolia), vaj jojoba, ekstrakt molle, vaj avokado
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
NARD Moringa Oil Demage Care Shampoo
NARD Moringa Oil Demage Care Shampoo
NARD Moringa Oil Moisture Care Shampoo është një formulë e avancuar e krijuar për të pastruar butësisht flokët, ndërsa ofron një hidratim intensiv dhe mbrojtje të qëndrueshme për skalpin dhe fijet e flokut. E pasur me vaj moringe, një përbërës i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe rigjeneruese, kjo shampo ndihmon në largimin e mbetjeve dhe papastërtive të përditshme pa dëmtuar strukturën natyrale të flokëve. Vaji i jojobës vepron si një agjent natyral balancues, duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe parandalimin e yndyrës së tepërt, ndërkohë që lë flokët të lehtë, të butë dhe të menaxhueshëm. Vaji i avokados, i pasur me acide yndyrore thelbësore dhe vitamina A, D dhe E, ushqen thellësisht rrënjët dhe ndihmon në forcimin e fijes së flokut, duke parandaluar dëmtimet dhe majat e ndara. Falë ekstrakteve të rozmarinës dhe mentës, formula ofron një ndjesi të menjëhershme freskie dhe stimulon qarkullimin e gjakut në skalp, duke krijuar një ambient të shëndetshëm për rritjen e flokëve. Ekstrakti i mollës kontribuon në balancimin e pH-së së lëkurës së kokës, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe ndihmuar në përmirësimin e shkëlqimit natyral të flokëve. Vaji i ullirit dhe ai i lulediellit përforcojnë efektin hidratues dhe mbrojtës të kësaj shampoje, duke i dhënë flokëve një pamje të gjallë dhe të shëndetshme gjatë gjithë ditës. Me aromën e saj delikate dhe freskuese, që ndërthur notat e limonit dhe eukaliptit, kjo shampo transformon rutinën tuaj të përditshme në një moment relaksues për trupin dhe mendjen. E përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e flokëve, kjo shampo është zgjedhja ideale për një flokë të pastër, të hidratuar dhe plot jetë.
*1500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vaj farash moringe, ekstrakt rrënjë jatamansi, vaj farash jojoba, vaj farash luledielli, ekstrakt gjethe mente, pantenol, ekstrakt peme çaji,
Lista e plotë e përbërësve
Sodium Hyalurmate, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil Rosmarinus Officialis (Rosemary) Leaf Extract, Perses Gratissima (Avocado) Oil, Panthenal, Olea Europea (Olive) Fruit Oil Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Moring Oleifera Seed Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Melissa Officinals Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Helianthus Annuus(Sunflower) Seed Oil, Eucalyptus Gobulus Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Japonica Seed oil
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
NEOGEN DERMALOGY Extra Volume Curl Metal Mascara
NEOGEN DERMALOGY Extra Volume Curl Metal Mascara
NEOGEN DERMALOGY Extra Volume Curl Metal Maxicara është rimeli më inovativ dhe i veçantë i koleksionit “Koral Secrets”. Ky rimel, ndryshe nga ato tradicionale, vjen me një furçë metalike që mundëson një aplikim të saktë dhe pa grumbullime, duke krijuar një pamje natyrale, por shumë voluminoze. Ky rimel përmban një kombinim unik të 11 llojeve të vajrave, të cilët sigurojnë një aplikim të lehtë dhe ngjitje perfekte të rimelit. Çdo qerpik ngrihet fije pas fije, duke krijuar një pamje mahnitëse dhe të qëndrueshme, ndërkohë që ushqen dhe hidraton qerpikët, duke i lënë ata të shëndetshëm, të butë dhe të bukur. Furça metalike jo vetëm që shton volumin dhe gjatësinë e qerpikëve, por gjithashtu siguron higjienën dhe pastërtinë, pasi mund të pastrohet lehtësisht me ujë. Ky rimel siguron që qerpikët të duken më të bukur gjatë gjithë ditës, pa pasur nevojë për touch-up (riaplikim). Gjithashtu ka kaluar 11 lloje testesh klinike dhe është i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj djersës, duke ofruar një qëndrueshmëri deri në 33 orë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*4ml
Përdorimi
Aplikoni maskarën me lëvizje nga rrënja deri te majat e qerpikëve tuaj. Në këtë mënyrë do të krijoni densitet dhe volum.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
11 lloje vajrash,
Lista e plotë e përbërësve
Isododecane, Polyethylene, Trimethylsiloxysilicate, Isobutylmethacrylate/Bis-Hydroxypropyl Dimethicone Acrylate Copolymer, Microcrystalline Wax, Water, Ethylene/Propylene Copolymer, Disteardimonium Hectorite, DextrinPalmitate/Ethylhexanoate, Ceresin, Pentylene Glycol, Propylene Carbonate, Sorbitan Isostearate, Octyldodecanol, Sodium Chloride, Triethoxycaprylylsilane, Disodium EDTA, Glycol, Glycerin, Maltodextrin, Hydrolyzed Acacia Macrostachya Seed Extract, PalmitoylTripeptide-5, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Hydrolyzed Keratin, Xylitol, Chondrus Crispus Extract, Glucose, Crambe Maritima Leaf Extract, BHT, 1, 2-Hexanediol, Cl 77499 (lron Oxide Black)
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
MEDIHEAL N.M.F Aquaring Gel Eye Fill Patch
MEDIHEAL N.M.F Aquaring Gel Eye Fill Patch
MEDIHEAL N.M.F Aquaring Gel Eye Fill Patch janë një parajsë hidratuese për sytë e lodhur, duke ofruar efekte të menjëhershme dhe transformuese me vetëm një aplikim. Këto eye patch-es janë krijuar me teknologjinë inovative TCD Hydrogel, duke e bërë çdo aplikim një moment të vërtetë relaksimi dhe rinovimi. Formulimi i tyre i pasur me përbërës të fuqishëm si vitaminë C, keramide dhe acid haluronik, siguron një trajtim të thellë dhe efektiv për lëkurën e ndjeshme rreth syve, duke zbutur dukshëm linjat e imëta dhe duke reduktuar shenjat e lodhjes. Me veprimin e tyre të menjëhershëm dhe efektet e qëndrueshme, këto maska janë ideale për ata që dëshirojnë të rikthejnë freskinë dhe elasticitetin e lëkurës rreth syve. Ato shkrijnë butësisht në lëkurë, duke lejuar depërtimin e përbërësve aktivë në thellësi, për një hidratuar të plotë dhe një pamje të shëndetshme.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.
*5 copë
Përdorimi
*Për rezultate të vazhdueshme, përdorni 2-3 herë në javë për 4 javë. Për një trajtim intensiv, përdoret një herë në ditë.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, keramide, acid haluronik,
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Onsen-Sui, Chondrus Crispus(Carrageenan) Extract, Algin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Dipotassium Glycyrrhizate,Butylene Glycol, Adenosine, Disodium EDTA, Dextrin, Ascorbyl Glucoside, Glycine, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrolyzed Collagen, Serine, Glutamic Acid, Glucomannan, Aspartic Acid,Leucine, Camellia Japonica Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, CeramideNP (Ceramide 3), Potassium Hydroxide, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine,Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Linoleic Acid, AcetylHexapeptide-8.
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
NARD Demage RX Shampoo
NARD Demage RX Shampoo
Nëse keni flokë të dëmtuar dhe të ashpër nga pajisjet stiluese apo lyerjet e shpeshta, NARD Demage RX Shampoo është shpëtimi që keni kërkuar. Kjo shampo e pasur me aminoacide dhe proteina ofron një ushqyerje të thellë dhe riparim të jashtëzakonshëm, duke e rigjeneruar dhe forcuar flokët. Përmban gjithashtu keratin të hidrolizuar dhe mëndafsh të hidrolizuar, që krijojnë një shtresë mbrojtëse dhe përmirësojnë strukturën e flokëve dhe të skalpit. Nga ana tjetër, formula e saj e pasur me 11 lloje peptide dhe vitaminë E, garanton një hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e kutikulave, duke e kthyer flokët tuaj të thatë dhe të dëmtuar në një pamje sa më të shëndetshme. Ndërsa, tekstura e pasur dhe aroma e këndshme e lulesh do të krijojnë një përvojë të këndshme gjatë përdorimit, duke e bërë çdo shpëlarje një ritual të këndshëm dhe të relaksueshëm për flokët tuaj.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
aminoacide, proteina, 11 lloje peptide, vitaminë E,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Cocamidopropyl Betaine, Lauramide DEA, Cocamide DEA, Coco-Glucoside, Sodium Chloride, Sodium Benzoate, Polyquaternium-10, Tetradecene, Hexadecene, Caprylyl Glycol, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-7, Pentasodium Pentetate, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Hydrolyzed Milk Protein, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Silk, 1,2-Hexanediol, Camellia Japonica Seed Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (300 ppb), Hydrolyzed Keratin, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Nonapeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Hexapeptide-9, Leucine, Valine, Isoleucine, Taurine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Lysine, Methionine, Serine, Cystine, Asparagine, Alanine, Arginine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Proline, Histidine, Fragrance, Citronellol, Coumarin, Limonene, Linalool, Hexyl Cinnamal
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam
SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam
SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam është një pastrues shumë i butë, i cili largon butësisht papastërtitë e lëkurës, madje edhe makeup-in. Ky larës përmban ujë organik nga krundet e orizit, i pasur me proteina dhe vitaminë B, si dhe ujë të fermentuar të orizit të pasur me minerale. Këto përbërës ndihmojnë në pastrimin e thellë dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të pastër dhe të bukur. Gjithashtu ky larës arrin të balancojë nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. I përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*150g
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
krunde orizi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Glycerin, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Lauric Acid, Lauryl Betaine, Glyceryl Stearate Se, Sodium Cocoyl Apple Amino Acids, Polyquaternium-7, Sodium Chloride, Cetearyl Olivate, Panthenol, Sorbitan Olivate, Hexylene Glycol, Allantoin, Sodium Benzoate, Disodium Edta, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Butylene Glycol, Aspergillus Ferment, 1,2-Hexanediol, Fragrance
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
GOODAL Tea Tree Mild Sheet Mask (1pc.)
GOODAL Tea Tree Mild Sheet Mask (1pc.)
Nëse keni probleme me aknet, skuqjet apo ndjeshmërinë e lartë të lëkurës, kjo maskë është zgjidhja e duhur për ju. GOODAL Tea Tree Mild Sheet Mask është formuluar me ekstrakt të pastër nga gjethet e pemës çajit (Tea Tree), i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe qetësuese. Ky përbërës punon për të ulur irritimet, për të balancuar prodhimin e yndyrës dhe për të parandaluar shpërthimet e reja. Maska absorbohet menjëherë falë materialit ultra të hollë prej bambuje natyrale, që qëndron butësisht mbi lëkurë dhe lejon përbërësit aktivë të veprojnë thellë. Përveç tea tree, maska është e pasur me glicerinë, sodium hyaluronate, beta-glukan, panthenol dhe ekstrakt kamomili, të cilët ndihmojnë në qetësim, hidratim dhe rigjenerim të barrierës së dëmtuar të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë akneike, sensitive dhe me tendencë skuqjeje
Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*20gr
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Tea Tree, sodium hyaluronate, beta-glukan, panthenol, ekstrakt kamomili
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Dipropylene Glycol, Glycerin, Tea Tree Leaf Extract (1,000 ppm), Oil Soluble Licorice(Glycyrrhiza) Extract, Algae Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus (Cornflower) Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Lippia Citriodora Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Salvia Officinalis (Sage) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Flower/Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Anthemis nobilis Flower Water, Polyglyceryl-10 Laurate, Panthenol, Carbomer, Xanthan Gum, Tromethamine, Disodium EDTA, Fructooligosaccharides, Beta-Glucan, Hydrolysed Hyaluronic Acid, Vinegar, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
SOME BY MI PDRN Spirulina Poreless Primer Stick
SOME BY MI PDRN Spirulina Poreless Primer Stick
SOME BY MI PDRN Spirulina Poreless Primer Stick është një primer inovativ në formë stick-u që minimizon menjëherë pamjen e poreve, ofron një teksturë të lëmuar dhe përfundim velvet-mat, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të rafinuar. Formula e avancuar me PDRN dhe spirulinë ndihmon në rigjenerimin dhe balancimin e lëkurës, ndërsa Palmitoyl Hexapeptide-12 përmirëson elasticitetin dhe teksturën, duke dhuruar një lëkurë më të shëndetshme dhe të hidratuar. Konsistenca e tij është e butë si pambuk, dhe falë pudrës poroz me madhësi shumë të vogël, gati mikroskopike, bën të mundur përthithjen e sebumit të tepërt të krijuar gjatë ditës, duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. Falë formatit praktik, mund të merret me vete dhe të aplikohet lehtësisht në çdo moment të ditës, madje edhe mbi makeup.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*10gr
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, spirulinë, Palmitoyl Hexapeptide-12
Lista e plotë e përbërësve
Silica, Dimethicone, Neopentyl Glycol Diethylhexanoate, Microcrystalline Wax, Hydrogenated Polydecene, Caprylic/Capric Triglyceride, Synthetic Fluorphiogopite, Polyglyceryl-2 Triisostearate, C30-45 Alkyl Methicone, C30-45 Olefin, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Triethoxy caprylylsilane, Methicone, Sorbitan Olivate, Silica Dimethyl Silyiate, Ste aralkonium Hectorite, Dehydroacetic Acid, Propylene Carbonate, Spirulina Platensis Extract, Water/Aqua, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium ONA, Palmitoyl Hexapeptide-12, Ecklonia Cava Extract, Bombax Malaba ricum Flower Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Caprylyl Glycol, Lami naria Digitata Extract, Laminaria Japonica Extract, Fragrance/Parfum
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Cleansing Gel
SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Cleansing Gel
SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Cleansing Gel është larësi ideal për një pastrim të thellë dhe të butë të lëkurës, duke synuar eliminimin e papastërtive që grumbullohen në pore. Me një formulë të avancuar që përfshin kalaminë dhe ekstraktin e pemës së çajit, ky pastrues ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe ruan balancën mes lagështirës dhe prodhimit të yndyrës, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Një veçori tjetër e këtij produkti është përmbajtja e lartë e ujit të Matcha-s, i cili ka veti të fuqishme antioksiduese që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe e ndihmojnë atë të rigjenerohet, duke e bërë më elastike dhe të fortë. Për më tepër, shtimi i BHA-s, një eksfoliant i butë, pastron në thellësi poret dhe heq qelizat e vdekura, duke përmirësuar dukshëm teksturën e lëkurës, duke reduktuar pikat e zeza dhe shfaqjen e njollave. Ky pastrues është ideal për ata që kanë lëkurë me tendencë akneike, pikat e zeza ose pore të zgjeruara, duke siguruar një trajtim efektiv për një lëkurë të pastër, të butë dhe të rigjallëruar.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kalaminë, ekstrakt i pemës së çajit, ujë Matcha, BHA
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water (62%), Glycerin, Purified Water, Potassium Cocoyl Glycinate, Lauryl Glucoside, Coco Glucoside, Acrylate Co-polymer, Sodium Cocoyl Isethionate, 1,2-Hexanediol, Salix Alba Bark Water, Salix Alba Bark Extract, Glacial Water, Carbonated Water, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Calamine, Camellia Sinensis Leaf Powder (50ppm), Melaleuca Alternifolia Leaf Powder, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronic Acid, Allantoin, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecasoside, Cocos Nucifera Oil, Coco Caprylate/Caprate, Capryl Glycol, Glyceryl Undecylenate, Polyglyceryl-10 Myristate, Potassium Cetyl Phosphate, Lauric Acid, Mannan, Lactobionic Acid, Cit…
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Peeling Gel
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Peeling Gel
Qelizat e vdekura, janë arsyeja kryesore e një lëkure të ashpër dhe pa shkëlqim të shëndetshëm. Eksfolimin e butë të lëkurës, dhe njërajtësimin e tonit të saj do t'a arrini nëpërmjet SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Peeling Gel, pjesë e linjës për zbardhimin e lëkurës Yuja Niacin Brightening, nga marka SOME BY MI. Ky xhel peeling, përmban një celulozë me prejardhje natyrale, që duke u bashkuar me lëkurën, i kthen qelizat e vdekura në copëza të vogla, të dukshme, duke mos e mbifërkuar lëkurën, dhe duke mos i shkaktuar ndonjë irritim të mundshëm. Përveç ekstraktit yuja, përmban PHA, niacinamide, glutathione, ujë akullnajor (uji më i pastër në botë), dhe 19 lloje të ndryshme vitaminash, duke i ofruar lëkurës një pamje më të freskët, dhe më të butë në prekje. Ky eksfoliues fizik, ashtu si e gjithë linja: SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Line, ndihmon edhe në zbehjen e hiperpigmentit, dhe njëtrajtësimit të tonit të lekures, prandaj këshillohet të përdoret së bashku me pjesën tjetër të linjës.
Formula e saj nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*120ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 1-2 herë në javë. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit, nëse keni zona që dëshironi të eksfolioni, dhe zbardhni.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt yuja, niacinamide, celulozë natyrale, PHA, glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Quaternium-60, Propylene Glycol, Bambusa Arundinacea Stem Powder, Cellulose, Citron Extract (20,000 ppm), Carbonate, Dipropylene Glycol, Glacial Water, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Barberry Extract, Niacin Amide (1,000 ppb), Panthenol, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, (-)-alpha-bisabolol, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Biotin, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Germinated Butylene Glycol, Lactobionic Acid, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Glycerin, Raspberry Ketone, Palladium, Linalool, Limonene

Shfaq 522/1090