ABIB Gummy Sheet Mask Collagen Milk Sticker (1pc.)
ABIB Gummy Sheet Mask Collagen Milk Sticker (1pc.)
ABIB Gummy Sheet Mask Collagen Milk Sticker, një maskë hidratuese dhe rigjallëruese e formuluar me Proteinë Qumështi dhe kolagjen, një kombinim i cili ndihmon në rikthimin e një shkëlqimi më rinor! Kolagjeni me peshë të ulët molekulare, depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për të nxitur prodhimin e tij, duke adresuar sigurisht shenjave të moshës, dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu ekstrakt centella asiatica dhe niacinamide dy përbërës kryesor që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrutuar duke lejuar një fund të mëndafshtë, rrezatues dhe të ushqyer. Maska është e përshtatshme kryesisht për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar. Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*27ml
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
proteinë qumështi, kolagjen, centella asiatica, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Isopentyldiol, Cetearyl Ethylhexanoate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate SE, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Carbomer, Glyceryl Caprylate, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Collagen Extract, Tromethamine, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Methyl Glucose Sesquistearate, Adenosine, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Pantolactone, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9,Hexapeptide-11, Palmitoyl Tripeptide-5, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
NEOGEN DERMALOGY H2 Dermadeca Serum Spray
NEOGEN DERMALOGY H2 Dermadeca Serum Spray
NEOGEN DERMALOGY H2 Dermadeca Serum Spray, është serum hidratues në formë mist për fytyrën. Formulimi i tij i pasur me vitaminë C dhe niacinamide, zbeh njollat dhe hiperpigmentinimin dhe lufton kundër shenjave të moshës. Ndërsa, ekstrakti i Centella Asiatica-s qetëson irritimin dhe stimulon rigjenerimin e qelizave. Kolagjeni e hidraton lëkurën duke i dhënë një pamje më rinore.
*120ml
Përdorimi
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid ascorbic (Vitaminë C), niacinamide, ekstrakt Centella Asiatica, vaj mente
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Adenosine, Allantoin, Ascorbic Acid, Centella Asiatica Extract, Allium Cepa (Onion) Bulb Extract, Tuber Magnatum Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Rose Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Lavandula Hybrida Oil, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Butylene Glycol, Madecassoside, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Disodium EDTA
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Moisture Gel Cream
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Moisture Gel Cream
Nëse dëshironi një krem në konsistencë shumë të lehtë xheli, për të luftuar hiperpigmentimin, dhe njollat kafe të theksuara në lëkurë SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Moisture Gel Cream është zgjidhja e duhur! Ky krem është pjesë e linjës Yuja Niacin Brightening e markës SOME BY MI, me përmbajtje 90% të frutit Yuzu, një hibrid midis frutit të mandarinës dhe limonit, që njihet për përmbajtje me përqëndrim shumë më të lartë të vitaminës C, se sa agrumet e zakonshme. Falë këtij kombinimi, lëkura juaj do të ketë një shkëlqim të shëndetshëm, e ushqyer me një sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila do t'ju ndihmojë në njëtrajtshmërinë e tonit të saj. Formulimi me 5% niacinamide, (ose vitaminë B3), e ngjashme me Vitaminën C, do të zbehë njollat e krijuara nga hiperpigmentimi, si edhe do të zbehë qukat, duke parandaluar formimin e tyre të reja, Gjithashtu, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Nga ana tjetër glutathione, një anti-oksidues i fuqishëm, së bashku me arbutinën, do të ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të prodhimit të melaninës. Uji akullnajor (uji më i pastër në botë), dhe 10 lloje të ndryshme vitaminash, do t'i ofrojnë lëkurës ushqim dhe gjallëri. Sugjerohet të përdoret edhe pas qëndrimit apo aktiviteteve të ndryshme në ambjent të jashtëm, sepse freskon dhe qetëson lëkurën dhe vatrat e nxehta në të. I përshtatshëm për çdo tip lëkure.
Formual e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, si: methyl-paraben, ethyl-paraben, sorbic acid, benzoic acid, benzyl alchool, etj,.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, 90% ekstrakt yuja, glutathione, arbutinë,
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract (90%), Niacinamide (5%), 1,2- Hexanediol, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Water (Glacier Water), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Thuja Orientalis Leaf Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Nelumbo Nycifera Flower Extract, Coptis Japonica Extract, Arbutin, (-)-alpha-bisabolol, Glutathione, Biotin, Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Tocopherol, Panthenol, Cyanocobalamin, Menadione,Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Arginine, Adenosine, Ethylhexyl Olivate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Polyglyceryl-4 Oleate, C12-13 Pareth-9, Carbomer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Acrylates Copolymer, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Citurs Junos Peel Oil (156ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Linalool, Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask
BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask
Maska BEAUTY OF JOSEON Ground Rice and Honey Glow Mask është një trajtim i plotë për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Formula e saj përmban oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit dhe pluhur levozhge orizi, që zbusin dhe ushqejnë lëkurën. Përbërësit natyralë kombinohen me 5% mjaltë të pastër, të njohur për vetitë e tij hidratuese dhe qetësuese, si dhe me Kaolinë, një argjilë e lehtë që pastron poret dhe largon papastërtitë. Kjo maskë ofron efekt të trefishtë: hidraton në thellësi, largon qelizat e vdekura përmes një eksfoljimi të butë dhe përmirëson barrierën natyrale të lëkurës. Antioksidantët në përbërje mbrojnë nga faktorët e jashtëm dhe ndihmojnë për një tonalitet të njëtrajtshëm. Pas përdorimit, lëkura mbetet e butë, e freskët dhe rigjallëruar, me reduktim të skuqjeve dhe irritimeve. Maska është ideale për këdo që kërkon një lëkurë të pastër, të qetë dhe plot shkëlqim.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 10-60min. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit, pluhur nga levozhga e orizit, 5% mjaltë të pastër, Kaolinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Honey, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Hull Powder, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Oryza Sativa (Rice) Bran, Bentonite, Palmitic Acid, Stearic Acid, Hydroxyacetophenone, Behenyl Alcohol, Cellulose, Zea Mays (Corn) Starch, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Potassium Cetyl Phosphate, Oryza Sativa (Rice) Lees Extract, Polyacrylate-13, Hydrogenated Polyisobutene, Sodium Phytate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Menthyl Lactate, Honey Extract
Marka
NARD Argan Oil Demage Care Shampoo
NARD Argan Oil Demage Care Shampoo
NARD Argan Oil Damage Care Shampoo është një shampo e veçantë e cila ofron kujdes intensiv dhe të thellë për flokët e dëmtuar, duke përfituar nga përbërësit e tij të pasur dhe natyralë. Formula përmban vaj argani organik nga Maroku, i njohur për vetitë e tij të fuqishme rigjeneruese dhe ushqyese, që ndihmon në rikthimin e shkëlqimit dhe butësisë së flokëve. Ky vaj argani i rrallë i hidraton thellësisht flokët dhe ndihmon në parandalimin e majave dyshe dhe dëmtimeve të flokut. Përbërja e shampos përfshin gjithashtu 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe një përzierje unike të vajrave bimorë, si vaji i farave të lulediellit, i cili i jep flokëve shkëlqim dhe elasticitet, vaji i farave të jojobës që ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrore të flokëve dhe vaji i piperit të mentes, i cili freskon dhe stimulon skalpin. Përbërës të tjerë si vaji i kokosit ndihmojnë në forcimin dhe zbutjen e flokëve, duke i bërë ata të duken të shëndetshëm dhe të butë si mëndafshi. Me këtë kombinim të përbërësve të zgjedhur me kujdes, kjo shampo ofron një trajtim të gjithanshëm dhe të efektshëm për flokët e dëmtuar, duke u rikthyer atyre vitalitetin dhe gjallërinë.
*1500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj argani, 6 lloje proteinash, lloje vajrash bimorë,
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Silk, Argania Spinosa Kernel Oil, Nardostachys Jatamansi Ri-zome/Root Extract, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil. Hellantha Annus (Sunflower) Seed Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Pa-thenol. Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Cocos Nucifera (Coconu) OL Acorus Colamus Root Extract, Eucalyptus
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
GOODAL Green Tangerine Vita C Eye Gel Patch
GOODAL Green Tangerine Vita C Eye Gel Patch
GOODAL Green Tangerine Vita C Eye Gel Patch janë maska patch njëpërdorimshe, për zonën rreth syve, pjesë e linjës Green Tangerine Vita C, nga marka GOODAL. Nëse ju nevojitet t'i ofroni syve tuaj, hidratim, shkëlqim, dhe të forconi barrierën mbrojtëse të tyre, këto maska janë zgjidhje për ju! Të gjitha këto përfitime në lëkurë, ua ofron ekstrakti green tangerine, i cili përmban 10 herë më shumë vitaminë C! Ky përbërës i kombinuar me niacinamide dhe adenosine do të zbehë rrathët e zinj rreth syve, si dhe do t'ju ofrojë atyre butësi që me aplikimin e parë. Maskat eksfoliojnë butësisht lëkurën dhe ndihmojnë në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Sipas një studimi klinik do të nevojiten vetëm 6 javë përdorimi për të parë rezultate të mahnitshme, duke ju thënë lamtumirë njëherë e mirë rrathëve të zinj.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt green tangerine, niacinamide, acid hialuronik, arbutine, adenosine, tocopherol
Lista e plotë e përbërësve
Water,Glycerin,Niacinamide,Carrageenan,Ceratonia Siliqua (Carob) Gum,1,2-Hexanediol,Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum,Glucomannan,Hydroxyacetophenone,Calcium Chloride,Allantoin,Chlorphenesin,Propanediol,Polyglyceryl-10 Laurate,Potassium Chloride,Pentylene Glycol,Sucrose,Calcium Lactate,Adenosine,Pinus Sylvestris Leaf Extract,Ethylhexylglycerin,Dipotassium Glycyrrhizate,Disodium EDTA,Melia Azadirachta Flower Extract,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract,Citrus Tangerina (Tangerine) Extract,Melia Azadirachta Leaf Extract,Ascorbyl Glucoside,Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract,Ocimum Sanctum Leaf Extract,Potassium Hydroxide,Butylene Glycol,Corallina Officinalis Extract,Citrus Limon (Lemon) Peel Oil,Arbutin,Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil,Cananga Odorata Flower Oil,Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil,Eucalyptus Globulus Leaf Extract,Tocopherol,Hyaluronic Acid,Hydrolyzed Hyaluronic Acid,Sodium Hyaluronate
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster
ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster
Linja më unike nga ABIB Heartleaf Calming vjen me tonerin me përbërës "magjik", ekstraktin e bimës Heartleaf! ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster përmban 50% ekstrakt të gjetheve të bimës heartleaf, e kultivuar në malin Jiri në Korenë e Jugut. Ky toner ofron qetësim të menjëhershëm lëkurës së irrituar dhe asaj shumë sensitive. Nga ana tjetër kjo bimë mban në kontroll sebumin e tepërt, largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës dhe kujdeset për tkurrjen e poreve. Gjithashtu përdorimi i këtij toneri mundëson minimizimin e skuqjes së lëkurës, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurën me gjendje rosacea. Dhe në tërësi duke i ofruar lëkurës hidratim të thellë, falë përmbajtjes me acid hialuronik me madhësi shumë të ulët molekulare, në mënyrë që të depërtojë lehtësisht në të gjitha shtresat e saj. Me vetëm një aplikim vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës, gjë të cilën e mundëson ekstrakti i arit dhe i luleve Lonicer. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i gjetheve të bimës Heartleaf, acid hialuronik, ekstrakt i bimës centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Xylitol, Bifida Ferment Lysate, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Betaine, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Octanediol, Tocopherol, Biosaccharide Gum-4, Disodium EDTA, Xanthan Gum
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
COSRX Master Patch Intensive
COSRX Master Patch Intensive
Produkt i sapo dalë në treg nga COSRX ka mbërritur në kohë rekord në KORAL SECRETS! COSRX Master Patch Intensive janë ngjitëset më inovative të momentit për trajtimin e akneve! Nëse keni akne të inflamuara, pika të bardha ose të zeza, trajtimi topik COSRX Master Patch Intensive do të jetë zgjidhja ideale dhe e shpejtë për ju! Ngjitëset janë të formuluara me fashë hidrokoloidale, e cila ndihmon në përshpejtimin dhe shërimin e akneve. Gjithashtu ekstakt i pemës së çajit (tea tree), mbështjell butësisht ngjitësen duke ndihmuar në qetësimin dhe skuqjen e shkaktuara nga aknet. Jo vetëm për aknet në fytyrë, por ju mund t'a përdorni atë dhe për aknet në trup.
Formula e tyre nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, alkool.
*36 ngjitëse
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga vaji i pemës së çajit, fashe hidrokoloidale
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Salicylic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
BENTON Deep Green Tea Toner
BENTON Deep Green Tea Toner
Nëse dëshironi të keni një lëkurë rinore dhe të hidratuar BENTON Deep Green Tea Toner është zgjidhja perfekte për ju! Toneri është pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON. I formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenol, vitamina, ,minerale dhe gjithashtu një kompleks vajrash esencial nga gjethet, farat, dhe rrënjët e tij. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Këta përbërës ndihmojnë në qetësimin dhe freskimin e lekurës së irrituar. Ky toner përmban edhe përbërës shumë miqësor me lëkurën, si: centella asiatica, houttuynia cordata si dhe ekstrakte të lëvores së shelgut, dhe acid hialuronik, që ndihmon në hidratim të thellë. Konsistenca e tij është e lehtë, duke e bërë të përthithet lehtësisht nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
53% ujë nga gjethja e çajit jeshil, kompleks çaji jeshil (ekstratet e çajit të gjelbër, fara & rrënja), acid hialuronik, centella asiatica, houttuynia cordata, ekstrakte të lëvores së shelgut
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Betaine
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
MISSHA M Perfect Cover BB Cream EX
MISSHA M Perfect Cover BB Cream EX
MISSHA M Perfect Cover BB Cream EX është versioni i përmirësuar i BB cream-it ikonik të MISSHA-s, i zhvilluar me një formulë të përditësuar dhe tonalitete të riformuluara për t'iu përshtatur më mirë standardeve Europiane të bukurisë dhe nevojave të ndryshme të lëkurës. Ky version ruan mbulimin e njohur mesatar deri në të lartë që e ka bërë kaq të dashur, duke unifikuar tonin e lëkurës dhe duke mbuluar papërsosmëritë në mënyrë natyrale, por me një ndjesi më të lehtë dhe më komode në fytyrë. Tekstura e tij shpërndahet lehtësisht dhe jep një përfundim natyral, që nuk duket i rëndë apo "i krisur", por i jep lëkurës një pamje të shëndetshme dhe të freskët gjatë gjithë ditës. Formula e përmirësuar është gjithashtu më e butë në aplikim dhe më e përshtatur për përdorim të përditshëm, duke e bërë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një kombinim mes makeup-it dhe kujdesit për lëkurën në një produkt të vetëm.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen i hidrolizuar, ceramide, ekstrakt nga algat, ekstrakt havjari, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide, Propylene Glycol, Titanium Dioxide, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-10 Dimethicone , Glycerin, Arbutin, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Mineral Oil, Polyethylene, Talc , Beeswax (Cera Alba), Phenyl Trimethicone, Iron Oxides (CI 77492), Sodium Chloride, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Fragrance, Methylparaben, Dimethicone, Macadamia Ternifolia Seed Oil , Propylparaben, Rosa Canina Fruit Oil , Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Squalane , Disodium EDTA, Adenosine, Butylene Glycol , Ceramide NP, Fagus Sylvatica Bud Extract, Hydrolyzed Collagen, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Laminaria Japonica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Caprylyl Glycol, Benzyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Caprylhydroxamic Acid , Sodium Hyaluronate, Phenoxyethanol, Benzoic Acid, Tropolone , Alpha-Isomethyl Ionone, Benzyl Salicylate, Citronellol, Limonene, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronellal, Linalool 0422
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
JUMISO Waterfull Hyaluronic Cream
JUMISO Waterfull Hyaluronic Cream
JUMISO Waterfull Hyaluronic Cream është pjesë e linjës Waterfull Hyaluronic Line nga marka JUMISO. Ashtu si edhe të gjitha produktet e tjera të linjës, ky krem është i formuluar me kompleksin e 3-fishtë të acidit hialuronik (acid hialuronik, hialuronat natriumi, acidi hialuronik i hidrolizuar) të cilët janë në madhësi të ndryshme molekulare për të depërtuar secili në të gjitha shtresat e lëkurës. Ky krem në formulimin e tij përmban edhe përbërës të fermentuar, si: kompleksi Pre-Probiotik, Bifida Ferment Lisate, Bifida Ferment Filtrate, Lactococcus Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate. I gjithë ky kompleks përbërësish të fermentuar, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës për t'i dhuruar kësaj të fundit shëndet. Nga ana tjetër ky formulim ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe minimizimin e shenjave të para të moshës, sepse rrit dukshëm elasiticitetin e lëkurës. Tekstura e kremit është xhelore dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke e bërë këtë krem të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë të yndyrshme. Nuk bllokon aspak poret dhe siguron hidratim të thellë. Ky produkt ka formulë jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Për të maksimizuar efektin hidratues të kremit, sugjerojmë që t'a përdorni së bashku me tonerin dhe serumin e linjës: JUMISO Waterfull Hyaluronic Toner & JUMISO Waterfull Hyaluronic Acid Serum.
Formula e tij është e patestuar në kafshë, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*50gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleksi me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, përbërës të fermentuar (Bifida Ferment Lisate, Bifida Ferment Filtrate, Lactococcus Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylyl Methicone, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Malachite Extract, Bifida Ferment Filtrate, Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Polymnia Sonchifolia Root Juice, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Pancratium Maritimum Extract, Cetearyl Olivate, Hydrogenated Polydecene, Sorbitan Olivate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glucose, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Fructooligosaccharides, Fructose, Sodium Phytate, Silica, Ethylhexylglycerin, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Maltodextrin, Lactobacillus, Carbomer
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
MEDIHEAL Hyaluron Hydrating Sleeping Mask
MEDIHEAL Hyaluron Hydrating Sleeping Mask
Maska hidratuese e gjumit MEDIHEAL Hyaluron Hydrating Sleeping Mask është një trajtim i avancuar që kujdeset për lëkurën tuaj ndërsa flini, duke e bërë rutinën tuaj të bukurisë të thjeshtë dhe efektive. Ndryshe nga maskat tradicionale që kanë nevojë të lahen pas një periudhe të shkurtër kohe, kjo maskë aplikohet si hapi i fundit i kujdesit tuaj të lëkurës në mbrëmje dhe lihet të veprojë gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj kohe, ajo depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar një hidratim intensiv dhe të vazhdueshëm që zgjat deri në mëngjes. E pasuruar me 5% niacinamide, kjo formulë ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës, reduktimin e njollave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Ndërsa, kompleksi Panthenol Active 3X punon për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën, duke zbutur ndjesitë e thatësisë dhe irritimit. Nga ana tjetër, formulimi me 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik ofron hidratim intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Tekstura e saj xhelore e lehtë përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi të yndyrshme ose të rëndë, ndërsa aroma e saj e freskët krijon një ndjesi relaksi dhe qetësie para gjumit. Kur të zgjoheni, do të ndjeni një lëkurë të butë, të hidratuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm, gati për të përballuar ditën.
*20ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% niacinamide, Panthenol Active 3X, 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Caprylyl Glycol, Sea Water, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Diethoxyethyl Succinate, Arginine, Carbomer, 1, 2-Hexanediol, Butylene Glycol, Aminobutyric Acid, Myosotis Sylvatica Flower/Leaf/Stem Extract, Methyl Soyate, Pantolactone, Polyglyceryl-10 Laurate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Galactomyces Ferment Filtrate, Rosa Damascena Flower Water, Disodium EDTA, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Brassica Campestris (Rapeseed) Extract, Paeonia Suffruticosa Branch/Flower/Leaf Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Rosa Rugosa Flower Extract, Salvia Officinalis Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Pantothenic Acid, Sodium Polyacrylate, Sodium Chloride, Pentylene Glycol, Histidine, Serine, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Proline, Potassium Hyaluronate, Threonine, Alanine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NP, Propanediol, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Dimethylsilanol Hyaluronate
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MARY&MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
MARY&MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
Nëse problematika juaj kryesore janë shenjat e moshës, Mary & May Idebenone + Blackberry Complex Serum është produkti që po i mungon rutinës tuaj! Ky serum është i formuluar me 1000ppm idebenone i cili ka efekt antioksidues në lëkurë 4 herë më shumë se vitamina C dhe koenzima Q10, dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira. Ndërsa formulimi me 20% kompleks të manaferrës së zezë, i cili përmban antocianinë parandalon shenjat e avancuara të moshës. Që në momentin e parë të aplikimit do të vëreni hidratim dhe butësi të lëkurës tuaj, ndërsa më pas do të shikoni një shkëlqim natyral. Ky serum ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës duke i dhuruar asaj shëndet për së brëndshmi. Ky serum ka një ngjyrë karakteristike portokalli, por mos u shqetësoni pasi nuk përmban aspak ngjyrues artificial, por është ngjyra natyrale e përbërësit idebenone. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature. Ky serum është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificale.
*30ml/80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
idebenone, kompleks Blackberry
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract (67,500ppm), Euterpe Oleracea Fruit Extract (67,500ppm), Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract (67,500ppm), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxydecyl Ubiquinone (1000ppm), Hydrogenated Lecithin, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
BENTON Honest Lip Balm
BENTON Honest Lip Balm
BENTON Honest Lip Balm është balm ushqyes për buzët hidraton buzët e thara me 7 lloje vajrash bimorë natyral nga: fara e lulediellit, argani, farë kamelie, farë çaji jeshil, ulliri, makadamia dhe fara jojoba. Falë formulimit të përbërësve të përmendur më lart, balmi bëhet një me buzët, duke formuar një shtresë të hollë mbi buzë, në mënyrë që t’i mbajë të hidratuara.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: nafta, PEG, vaj mineral, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale.
*10ml
Përdorimi
Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
7 lloje vajrash bimorë natyral nga: fara luledielli, argan, farë kamelie, farë çaji jeshil, ulliri, makadamia dhe fara jojoba
Lista e plotë e përbërësve
Polyglyceryl-2 Triisostearate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polyglyceryl-2 Isostearate/Dimer Dilinoleate Copolymer, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Sorbitan Olivate, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Trihydroxystearin, Monascus Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glyceryl Caprylate, Tocopherol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Dehydroacetic Acid
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of AnimalsI DEW CARE Headbands
I DEW CARE Headbands
Nëse ju nevojitet një produkt që të mbajë flokët larg fytyrës teksa e pastroni apo kryeni rutinën duke aplikuar produkte të ndryshme në lekurë, KORAL SECRETS ju sjell një produkt shumë praktik, por njëkohësisht dhe shumë "cute" në varësi të ngjyrave dhe formës së ndryshme I DEW CARE Headband! Përveçse domosdoshmëri, ky produkt njëkohësisht është dhe shumë praktik, ndërsa kryeni makeup-in tuaj, ose relaksoheni në një qendër SPA! Pse jo, të postoni edhe selfie gazmore!
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
Marka
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.
COSRX Propolis Honey Overnight Mask
COSRX Propolis Honey Overnight Mask
COSRX Propolis Honey Overnight Mask është një maskë për fytyrën multifunksionale 3 në 1, që përdoret në rutinën e mbrëmjes dhe mund të flini gjumë teksa e keni aplikuar. Në mëngjes do të zgjoheni me një lëkurë të butë, të pastër dhe plot hidratim, falë përmbajtjes me 87% ekstrakt propolis, i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në shërimin e lëkurës së dëmtuar nga sensitiviteti apo aknet. Ndërsa dylli natyral i bletës, është një përbërës terapeutik për lëkurën, që ndihmon në hidratimin e thellë të saj. Nga ana tjetër allantoine, panthenol, adenosine dhe ekstraktet e tjera bimore i ofrojnë lëkurës qetësim dhe butësi, teksa ju flini. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht.
*60ml
Përdorimi
1. Si maskë gjumi: Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë.
2. Si maskë me shpëlarje: Pasi të keni pastruar lëkurën aplikoni në fytyrë një sasi të konsiderueshme dhe lëreni 15 minuta. Më pas shpëlajeni mirë me ujë.
3. Si krem hidratues në mëngjes: Përdoreni në fund të rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës, dhe më pas vazhdoni me aplikimin e SPF-së.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolis, ekstrakt nga mjalti, allantoine, panthenol, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Honey Extract, Royal Jelly Extract, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Carbomer, Arginine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Allantoin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Beeswax
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
ANUA Birch Moisture Mask
ANUA Birch Moisture Mask
ANUA Birch Moisture Mask, është një nga maskat "sheet mask" ndër më të pëlqyerat në Korenë e Jugut dhe jo vetëm! E formuluar me lëng thupër nga Gangwon-do kjo maskë do t’i dhurojë lëkurës suaj një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, minimizimin e dukjes së poreve dhe shërimin e shpejtë të akneve, duke qetësuar dhe ato me inflamacion të lartë. Nga ana tjetër, esenca e maskës përmban Aquaxyl™, një përbërës i patentuar për të parandaluar humbjen e lagështirës së lëkurës dhe 10 lloje të acideve hialuronik për të mbajtur lëkurën të hidratuar. E përshtatshme me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*25ml
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
lëng thupër, Aquaxyl™ dhe 10 lloje të acideve hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Diglycerin, Betula Platyphylla Japonica Juice, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate , Trehalose, Allantoin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Phytosphingosine, Ceramide NP, Glucose, Xylitol, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Arginine, Caffeine, Biosaccharide Gum-1, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Phytate
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
ABIB Protective Lip Balm Block Stick
ABIB Protective Lip Balm Block Stick
Koha të kujdeseni për buzët tuaja në mënyrë speciale ka mbërritur dhe ju sugjerojmë ABIB Protective Lip Balm Block Stick! Ky balm përveçse ofron hidratim të thellë dhe i ushqen buzët falë formulimit me vaj bajameje dhe gjalpë shea, i mbron ato nga rrezet e dëmshme UV të diellit! Ky balm edhe pse përmban filtra SPF15, mund të përdoret edhe gjatë natës. Konsistenca e tij shumë e butë, e cila kthehet në trajtë xheli mbi buzë dhe parandalon humbjen e lagështisë gjatë gjithë ditës! Duke i bërë buzët të jenë të lëmuara dhe ekstremisht shumë të buta!
*3.3gr
Përdorimi
Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata. Mund të përdoret edhe në mëngjes edhe në mbrëmje para se të flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj bajame, gjalpë shea, SPF15
Lista e plotë e përbërësve
Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Octyldodecanol, Microcrystalline Wax, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Ceresin, Ethylhexyl Salicylate, Meadowfoam Delta-Lactone, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Ozokerite, Paraffin, Polybutene, Jojoba Esters, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Polyethylene, Sorbitan Sesquioleate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Tribehenin, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Rosa Damascena Flower Oil, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Trihydroxystearin, Tocopherol, Dehydroacetic Acid, Fragrance
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
Shfaq 234/1090

