NINELESS 10% Azelaic Serum
NINELESS 10% Azelaic Serum
Ju prezantojmë NINE LESS 10% Azelaic Serum, një formulë e fuqishme, e krijuar për të trajtuar me efikasitet shenjat post-akne, njollat kafe dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. E pasur me acid azelaik dhe acid laktik, kjo përzierje e balancuar vepron në mënyrë delikate, duke eksfoluar butësisht lëkurën, përmirësuar teksturën dhe zbehur gradualisht njollat kafe. Acidi azelaik, i njohur fillimisht për trajtimin e akneve, ka dëshmuar gjithashtu efikasitet të lartë në luftimin e hiperpigmentimit dhe baktereve që nxisin inflamacionin e lëkurës. Si rezultat, ky serum jo vetëm që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar dhe zbehjen e shenjave post-akne, por gjithashtu ndihmon në qetësimin e lëkurës me rosacea dhe rikthimin e një shkëlqimi natyral. Për të përforcuar efektet e tij qetësuese dhe mbrojtëse, formulimi është pasuruar edhe me Centella Asiatica, e njohur për vetitë anti-inflamatore dhe qetësuese, ndihmon në lehtësimin e irritimeve dhe redukton ndjeshmërinë, duke e bërë serumin të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë ato më të ndjeshmet. Por nuk mbaron me kaq! Ajo çka e bën këtë serum edhe më të veçantë është sekrecioni i filtruar i kërmillit, një përbërës unik dhe shumë efektiv që ofron hidratim intensiv dhe stimulon prodhimin natyral të kolagjenit. Kjo ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke e bërë atë më elastike, më të lëmuar dhe më rinore në pamje. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid azelaik, acid laktik, Centella Asiatica,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Azelaic Acid, Glycereth-26, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Root Extract, Lactic Acid, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Cellulose Gum, Sodium Polyacrylate, Disodium EDTA, Snail Secretion Filtrate, Decyl Glucoside, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Cladosiphon Okamuranus Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Asiatic Acid, Asiaticoside, Acetyl Hexapeptide-8, Madecassic Acid, Madecassoside, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract
Marka
Marka koreane NINE LESS tashmë nga një markë për kujdesin e flokut është fokusuar në botë e kujdesit të lëkurës. Kjo markë jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e lëkurës. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e lëkurës dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.
CENTELLIAN24+ Madeca PHA Cleansing Pads
CENTELLIAN24+ Madeca PHA Cleansing Pads
CENTELLIAN24+ Madeca PHA Cleansing Pads janë zgjidhja ideale për pastrimin e thellë dhe kujdesin e lëkurës. Këto pads janë krijuar për të hequr çdo gjurmë make-up-i dhe papastërtish, duke e hidratuar lëkurën dhe duke e lënë atë të butë dhe të freskët. Formula e tyre është e pasur me Centella Asiatica, e njohur për vetitë e saj të fuqishme anti-inflamatore dhe antibakteriale, që ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe zvogëlimin e inflamacionit, duke e mbrojtur atë nga irritimet dhe dëmtimet. Me dy anë funksionale, këto pads kanë një anë të butë për pastrim dhe një anë më të ashpër, e cila është ideale për eksfolim, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe minimizimin e poreve. Nga ana tjetër, përmbajtja e PHA-së dhe kompleksit TECA™️ përmirëson teksturën e lëkurës, duke kontribuar në arritjen e një lëkure më të shëndetshme dhe më të ndritshme. Përdorimi i përditshëm i këtyre pads-ave siguron një pastrim efektiv dhe ushqim të thellë, duke ofruar një kujdes të plotë për lëkurën. Ky pastrues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.
*60copë/150gr
Përdorimi
Pastroni lëkurën duke e masazhuar me anën e ashpër të tamponit për të larguar papastërtitë. Më pa masazhojeni me anën e lëmuar të saj.
*Sugjerohet të përdoret vetëm në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, PHA, kompleks TECA™️
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Polyglyceryl-6 Caprylate, Glycerin, Polyglyceryl-4 Caprate, 1,2-Hexanediol, Gluconolactone, Sodium Citrate, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Ethylhexy|glycerin, Cedrus Atlantica Bark Oil, Allantoin, Disodium EDTA, Centella Asiatica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Potassium Cocoyl Glycinate, Asiatic Acid, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MEDIHEAL Milk Brightening Serum
MEDIHEAL Milk Brightening Serum
Nëse po kërkoni një serum që ofron një efekt të menjëhershëm shkëlqyes dhe zbardhues në lëkurë, MEDIHEAL Milk Brightening Serum është zgjidhja e duhur! Por çfarë ka të veçantë përbërja e këtij serumi? Ky serum është i formuluar me Pentablock, një seri e njohur në SNS në Kore dhe Japoni, e cila përbëhet nga pesë lloje emulsionesh që ndihmojnë në stabilizimin e formulave, ruajnë lagështinë dhe përmirësojnë absorbimin e përbërësve aktivë, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të shëndetshme. Nga ana tjetër, acidi laktik, i nxjerrë nga qumështi i fermentuar, eliminon qelizat e vdekura dhe ofron një eksfolim të butë, duke lënë lëkurën të lëmuar dhe të pastër. Acidi laktik gjithashtu siguron hidratim të thellë, duke e bërë lëkurën të duket më e shëndetshme. Përveç kësaj, përbërja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post-akne. Por nuk mbaron me kaq! Ky serum përmban gjithashtu kompleksin CICA dhe bisabolol, për t'i ofruar lëkurës qetësim të menjëhershëm dhe mbrojtje nga agresorët e jashtëm. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni!
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid laktik, CICA, bisabolol
Lista e plotë e përbërësve
Water, cypress water, diphenylsiloxyphenyl trimethicone, niacinamide, DPG, pentaerythrityl tetraethylhexanoate, BG, glycerin, pentylene glycol, 1,2-hexanediol, dimethicone, panthenol, milk protein, cetearyl alcohol, Tochaka extract, sodium stearoyl glutamate, birch sap, (hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyltaurate) copolymer, PCA-Na, sugarcane extract, carbomer, tromethamine, ethylhexylglycerin, xanthan gum, sorbitan isostearate, glyceryl caprylate, arbutin, bisabolol, Sodium hyaluronate, beta-glucan, hamamelis water, colostrum, tocopherol, caprylic/capric triglyceride, hydrogenated lecithin, purslane extract, ceramide NP, centella asiatica extract
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
NUMBUZIN No.1 Easy Peasy Cleansing Oil
NUMBUZIN No.1 Easy Peasy Cleansing Oil
Pastrues fytyre vajor.
Ashtu siç vetë emri, NUMBUZIN No.1 Easy Peasy Cleansing Oil ofron një pastrim të thellë dhe të shpejtë, duke bërë që të keni një lëkurë të freskët dhe të pastër brenda sekondave. Ky larës është i formuluar me vajra të çmuar natyralë, përfshirë vajin e farës së Macadamia Ternifolia dhe atë të misrit, i cili ushqen dhe hidraton lëkurën gjatë pastrimit. Me një teksturë të lehtë dhe jo-ngjitëse, ai shkrin menjëherë grimin dhe papastërtitë, duke ju dhuruar një ndjesi të butë dhe të lëmuar pa irritim. Ideale për të gjithë tipet e lëkurës, ky vaj pastrues largon sebumin dhe papastërtitë me delikatesë, duke parandaluar bllokimin e poreve dhe inflamacionin. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Macadamia Ternifolia, vaj misri
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Oil, Isopropyl Myristate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Diisostearyl Malate, Sorbitan Sesquioleate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Cyperus Esculentus Root Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Purified Water, Tocopheryl Acetate, Fragrance
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule Cream, është krem hidratues nga linja Golden Madeca të markës CENTELLIAN24+. Ky krem ashtu si e gjithë linja është i formuluar me ekstrakt 24 karati ar. Ari vepron si një mbrojtës i lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Ky krem përmban gjithashtu në formulim kompleksin TECA. Një kompleks që siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Konsistenca e tij është shumë e butë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura pa lënë ngjitje dhe shtresë të yndyrshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ar, kompleks TECA.
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Melia Azadirachta Leat Extract, Dioscorea Japonica Root Ex tract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ineobroma Cacao (Cocoa Seed Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Punica Granatum Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Camelina Sativa Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Juniperus Mexicana Oil,Bulnesia Sarmientoi Wood Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Cistus Ladaniferus Oil, Piper Nigrum Pepper) Seed Oil, Pelargonium Gravelenson, Eletaria Cardamomum Seed Oil, Rose Flower Oil, Water, Ammonium Acryloydimetnyita Copolymer, Mineral Water, Butylene Glycol, Acrylates/c10-30 alky Aorylate Crosspolymer, Octyldodeceto, Iromethamine, Xanthan Gum, Adeno sine, Dipropylene Glyco.ructoo igosaccharides, Beta-glucan, Dextrin, Polyglyceryl 10 Oleate, Hyd rolyzed Hyaluronic Acida Gold Sucrose Madecassic Acid, Asiaticoside Asiatio Acid, Eryngium Maritimum Callas Culture FiltrateMaltodextrin, Tocopherol Izenexanediol,Fragrance, Ethylhexy,
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
VT COSMETICS PDRN Essence 100
VT COSMETICS PDRN Essence 100
VT Cosmetics PDRN Essence 100 është një esencë rigjeneruese inovative, e formuluar me 10% PHYTO PDRN® të përftuar nga ginsengu korean, që ofron një alternativë vegane dhe natyrale për rigjenerimin e lëkurës. Kjo teknologji vepron duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe duke nxitur rigjallërimin e qelizave, për të përmirësuar elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Tekstura e saj “milky” përthithet lehtësisht, pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke ofruar një hidratim të thellë dhe një pamje të lëkurës më të butë, të plotë dhe me shkëlqim natyral. Përveç PDRN-së, formula është e pasur me keramide, që forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës; niacinamide, e cila ndihmon në njëtrajtësimin e tonit dhe reduktimin e njollave; si dhe me përbërës të tjerë si panthenol, squalane, polyglucuronic acid dhe allantoin, të cilët ofrojnë hidratim afatgjatë, qetësim dhe rikuperim nga irritimet. Me përdorim të rregullt, kjo esencë ndihmonnë reduktimin e linjave të holla dhe shenjave të lodhjes, duke i dhënë lëkurës një pamje më rinore dhe me plot shkëlqim
Këshillë: Mund ta përdorni esencën si një “primer” para make-up-it ose të përzieni 1–3 pika prej saj me fondatinën për të krijuar një pamje me më shkëlqim dhe me teksturë më të butë.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret si hap i dytë mbas një nga llojet e trajtimive të VT COSMETICS Reedle Shot.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% PHYTO PDRN®, keramide, niacinamide, panthenol, squalane, polyglucuronic acid, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Isopropyl Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Polyglyceryl-3 Diisostearate, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Hydroxyacetophenone, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Adenosine, Ceramide NP, Adansonia Digitata Seed Oil, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Squalane, Panthenol, Polyglucuronic Acid, Ceramide AS, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide EOP, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Cream
GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Cream
GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Cream është një krem rigjenerues i avancuar, i formuluar me një përqendrim të lartë prej 20% ekstrakti të karotës së zezë nga Jeju, një "superushqyes" i pasur me beta-karoten dhe antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme. I kombinuar me retinol të kapsuluar (1.522 IU), ky krem ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe rigjenerimin qelizor, duke reduktuar rrudhat dhe duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës pa shkaktuar irritim. Niacinamidet nga ana tjetër veprojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe në minimizimin e shenjave të njollave, ndërsa përbërësit e tjerë si Ectoin, Beta-Glucan, Panthenol dhe Adenosine qetësojnë, forcojnë barrierën natyrale të lëkurës dhe ofrojnë mbrojtje ndaj agresorëve të jashtëm. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasur gjithashtu me kompleksin e avancuar hidratues që përfshin 10 lloje të acidit hialuronik me molekula të madhësive të ndryshme, për të siguruar hidratim të thellë dhe të qëndrueshme në të gjitha shtresat e lëkurës. Ky kompleks përmban ekstrakte bimore me veti të fuqishme qetësuese dhe antioksiduese, si Centella Asiatica, Rosmarina, Kamomili, Purslane, si dhe përbërës ushqyes si ekstrakti i sojës, fikut, luleradhiqes (artichoke) dhe tërshërës (oat kernel). Tekstura e kremit është e butë dhe përthithet shpejt nga lëkura, duke u bërë i përshtashëm për çdo tipologji.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar një sasi të vogël, dhe të niset përdorimi 3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël, dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përdoreni në mbrëmje 1 natë po, 1 natë jo, në sasinë 0.1ml për çdo zonë/ sa një kokërr orizi.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike derisa të jetë përthithur tërësisht.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt karotë e zezë (20%), Retinol i kapsuluar (1.522 IU), Niacinamide, Ectoin, Beta-Glucan, Panthenol, Adenosine, Kompleks me 10 lloje të acidit hialuronik, Ekstrakt Centella Asiatica, Ekstrakt Rosmarina (rozmarinë), Ekstrakt Kamomili, Ekstrakt Purslane, Ekstrakt soje, Ekstrakt fiku, Ekstrakt artichoke (luleradhiqe), Ekstrakt tërshëre (oat kernel)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract (20%), Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax Candelilla Cera, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Phellodendron Amurense Bark Extract, 1,2-Hexanediol, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Betaine, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Portulaca Oleracea Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Canola Oil, Hydrogenated Lecithin, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil(0.4ppm), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Jojoba Esters, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydrogenated Polydecene, Beta-Glucan, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Dimethiconol, Trisiloxane, Panthenol, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Polyglycerin-3, Acacia Decurrens Flower Wax, Ectoin, Retinol(1,522IU), HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Polyvinyl Alcohol, methyl Propanediol, Propanediol, Tocopherol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Tetrahydropiperine, Potassium Hyaluronate, Phloretin, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Beta-Carotene, Tocopheryl Acetate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Arginine, Phenylpropanol, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream është një krem i cili përmban 70% përmbajtje të frutit Yuzu, një hibrid mes frutit të mandarinës dhe limonit. Yuzu njihet për përqendrimin e tij të lartë të vitaminës C, e cila është shumë më e lartë se ajo e agrumeve të zakonshme. Kjo vitaminë është e njohur për vetitë e saj antioksiduese, duke ndihmuar në reduktimin e njollave të errëta dhe duke përmirësuar tonin e lëkurës. Formula e këtij kremi përmban gjithashtu 5% niacinamide, ose vitaminë B3, një përbërës i njohur për fuqinë e tij në zbutjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi dhe aknet. Gjithashtu, një tjetër përfitim i rëndësishëm i këtij përbërësi është stimulimi i prodhimit të kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe rinisë së lëkurës. Përveç këtyre, kremi përmban panthenol, i njohur për vetitë e tij hidratues dhe qetësuese. Panthenoli ndihmon në ruajtjen e lagështirës në lëkurë dhe ndihmon në rikuperimin e saj pas ekspozimit ndaj faktorëve të jashtëm. Ky kombinim unik përbërësish e bëjnë këtë krem një zgjidhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë një produkt efektiv për trajtimin e njollave dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Formual e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, si: methyl-paraben, ethyl-paraben, sorbic acid, benzoic acid, benzyl alchool, etj,.
*60gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, 70% ekstrakt yuja, panthnol
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract (70%), Water, Butylene Glycol, Niacinamide (5%), Glycerin, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Benzyl Glycol, (-)-alpha-bisabolol (0.4%), Diphenylsiloxyphenyl Trimethicone, Arginine, Caprylylmethicone, Trehalose, Behenyl Alcohol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Coptis Japonica Root Extract, Polyisobutene, Sorbitan Isostearate, Carbomer, Centella Asiatica Extract, Dimethicone/Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Inulin Lauryl Carbamate, Biota Orientalis Leaf Extract, Tocopherol, Stearyl Alcohol, Arachidyl Alcohol, Xylityl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Anhydroxylitol, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Xylitol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Raspberry Ketone, Glutathione, Biotin, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Arbutin, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ascorbic Acid, Menadione, Cyanocobalamin, Citrus Junos Peel Oil, Linalool, Limonene.
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Care Serum
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Care Serum
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Care Serum, është i krijuar për t’u ofruar një zgjidhje efektive ndaj hiperpigmentimit dhe njollave të ndryshme, duke përfshirë ato post-akne dhe qukave. I pasuruar me ekstrakt të frutit yuja, ky serum përmban një kombinim të fuqishëm përbërësish si glutathione, arbutinë, dhe Platolwhite-C™, të cilët punojnë së bashku për të ndriçuar dhe rigjallëruar lëkurën. Me 12 vitamina të ndryshme, kjo formulë e pasur ofron hidratim të thellë dhe përmirësim të dukshëm të teksturës së lëkurës, duke luftuar gjithashtu shenjat e moshës për një pamje më të re dhe më të shëndetshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të ydryshme, mikse dhe me hiperpigmentim.
Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.
*50ml
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ektrakti yuja, niacinamide, Platolwhite-C™, glutathione, arbutinë
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract [83%], Niacinamide [10%], Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Alpha-Bisabolol, Carbomer, Arginine, Brassica Campestris (rapeseed) Seed Oil, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Citrus Junos Peel Oil [293.1 ppm], Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Melia Azadirachta Flower Extract, Distilled Water, Curcuma Longa Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Althaea Officinalis Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrogenated Lecithin, Ficus Carica(Fig) Fruit Extract, Punica granatum fruit Ext., Morus Alba Fruit Extract, Ginkgo biloba leaf extract, Tocopherols, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Biotin, Folic Acid, Pyridoxine, Cyanocobalamin, Linoleic acid, Riboflavin, Beta-Carotene, Inositol, Thiamine HCL, Disodium EDTA, Limonene, Linalool
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
CENTELLIAN24+ Madeca Aestheclinic Body Slimming Gel
CENTELLIAN24+ Madeca Aestheclinic Body Slimming Gel
Përjetoni fuqinë e një formule inovative për kujdesin e lëkurës, e cila synon të rigjenerojë lëkurën e trupit dhe jo vetëm. Ky xhel multifunksional përmban përbërës të fuqishëm si kafeina, që stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në reduktimin e celulitit. Përzierja e përbërësve aktivë si glicerina dhe betaine ndihmon në mbajtjen e lagështisë së lëkurës, duke e lënë atë të butë dhe të ushqyer. Kolagjeni dhe acidi hialuronik përmirësojnë elasticitetin dhe forcojnë lëkurën, duke zvogëluar shenjat e moshës dhe duke ofruar një efekt rigjenerues. Nga ana tjetër, ekstrakti i bimës madecassic ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës, ndërsa vajrat esencialë të portokallit dhe bergamotit ofrojnë një freski dhe qetësim të mënjëhershëm. Nga ana tjetër, formulimi me vaj të luleve geranium dhe ekstrakt të aloe vera ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar, luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat e krijuara nga aknet apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Xheli mund të përdoret gjithashtu për masazh, duke ofruar një përvojë të thellë relaksimi dhe stimulimi për trupin, duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut dhe në arritjen e rezultateve më të mira për lëkurën dhe trupin.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artifical, vajra esencial.
*500ml
Përdorimi
Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
glicerinë, betainë, kolagjen, acid hialuronik, madecassic, vajra esencialë të portokallit dhe bergamotit, vaj i luleve geranium, ekstrakt të aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
purified water, glycerin, dipropylene glycol, glyceres-26,1,2-nucleic acid diol, bottle grass extract, butylene glycol, sohyaluronate, betaine, collagen extract, Pige 60 hydrogenated caster oil, hydrogenic acid hydroxyacrylate/sodium aryl royl dimethyltaurate coplimer, ammonium acryl dimethyl taurate/V-copolymer, polysolvatate60, sotan isostearate, carbomer, Asiatic acid asiatic acid, madecatic acid, Asiatic acid, orange peel oil, vergamot oil, genium flower oil, aloe extract, yohuhusk extract, hydrolled hydroxy keratin, hydroxylized extract, foliated extract,
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MAKEP:REM Safe Me. Oil To Foam Cleanser
MAKEP:REM Safe Me. Oil To Foam Cleanser
Pastrues fytyre vajor
Ky produkt pastrues inovativ, me formulë vajore, ofron një larje të thellë dhe efektive të lëkurës duke shkrirë makeup-in menjëherë. Në kontakt me ujin, ky vaj transformohet në një shkumë të lehtë, duke siguruar një pastrim të dyfishtë dhe të plotë për lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe ato më të ndjeshmet, ky larës nuk shkakton tharje, ndjesi të pakëndshme të tendosjes së lëkurës, apo irritim në zonën delikate të syve. Formuluar me ekstrakt bambuje dhe një përzierje të vajit të ullirit dhe vajit të farave të lulediellit, ky larës ushqen dhe mbron lëkurën ndërsa e pastron në mënyrë efektive.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt bambuje, vaj ulliri, vaj i farave të lulediellit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Cocamidopropyl Hydroxysulfate, Coco-Betaine, Sodium Cocoyl Isethionate, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Decylglucoside, Bambusa Vulgaris Water, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Chloride, Lactobacillus Ferment, Polyquaternium-10, Sorbeth-30 Tetraoleate, Coconut Acid, Chamaecyparis Obtusa Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sodium Isethionate, Caprylyl Glycol, Ethylhexyl Glycerin, Citric Acid
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cleansing Foam
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cleansing Foam
Pastrues fytyre ujor.
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cleansing Foam është një larës në trajtë xheli, i formuluar për të ofruar një pastrim të thellë dhe efekt qetësues, pa shkaktuar ndjesi tharjeje në lëkurë. Përmban kompleksin Inteca TM, i cili është i bazuar në teknologjinë nano. Madhësia e përbërësve të këtij kompleksi centella është më e vogël se ajo e poreve të lëkurës, gjë që lejon një depërtim të shpejtë dhe efektiv në lëkurë. Gjithashtu, ky larës përmban në formulim acid salicilik. Një përbërës i njohur për vetitë e tij eksfoliuese, i cili ndihmon në zhbllokimin e poreve dhe balancimin e prodhimit të tepërt të yndyrës. Ideal për ata me lëkurë me tendencë akneike dhe për ata që dëshirojnë një pastrim të thellë nga papastërtitë dhe pikat e zeza, duke ofruar një përvojë delikate dhe jo-abrazive.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Inteca TM, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Acrylates Copolymer, Glycerin, Coco-Betaine, Propanediol, Arginine, Citric Acid, Salicylic Acid, Potassium Benzoate, Butylene Glycol, Sorbitol, Coco-Glucoside, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Dipropylene Glycol, Decyl Glucoside, Polyquaternium-10, Lactobacillus Ferment Lysate, Mentha Arvensis Leaf Oil, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Cymbopogon Schoenanthus Extract, Ethoxydiglycol, 1,2-Hexanediol, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
NINE LESS B-Boost 1% Kojic Acid Serum
NINE LESS B-Boost 1% Kojic Acid Serum
Zbuloni fuqinë e serumit më të ri: NINELESS B-Boost 1% Kojic Acid. Ky serum inovativ është krijuar për të adresuar njollat e errëta, hiperpigmentimin dhe melasmën, duke përmirësuar ndjeshëm pamjen e lëkurës tuaj. Formula e tij e avancuar përmban 1% acid kojic, një përbërës i njohur për efektet e tij zbardhuese, i nxjerrë nga fermentimi i kërpudhave si Aspergillus oryzae, që përdoret gjithashtu në prodhimin e sake, një pije tradicionale japoneze. Ky acid jo vetëm që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, por gjithashtu ofron veti antioksiduese, duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Për të rritur më shumë efektin e njëtrajtësimit dhe për të minimizuar shfaqjen e njollave, ky serum është i pasur me 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic. Këto përbërës ndihmojnë në reduktimin e pigmentimit PIH, një pasojë e mundshme e trajtimeve me lazer si edhe në tkurrjen e poreve të lëkurës. Në përbërjen e këtij serumi përfshihet gjithashtu një kompleks me peptide, i cili përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe stimulon procesin e shërimit, duke kontribuar në rigjenerimin dhe riparimin e qelizave. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që vuajnë nga hiperpigmentimi dhe melasma.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit Kojic ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1% acid kojic, 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic, kompleks me peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, Kojic Acid, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glyco, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Lactobacillus Ferment, Bifida Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Streptococcus Thermophilus Ferment
Marka
Marka koreane NINELESS tashmë nga një markë për kujdesin e flokut është fokusuar në botë e kujdesit të lëkurës. Kjo markë jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e lëkurës. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e lëkurës dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.
NEOGEN DERMALOGY Real Charcoal Pad
NEOGEN DERMALOGY Real Charcoal Pad
NEOGEN DERMALOGY Real Charcoal Pad janë tamponë pambuku vegane në formë të butë eksfoliuese, të cilët ofrojnë një kombinim të vetive fizike dhe kimike për kujdesin ndaj poreve dhe parandalimin e formimit të pikave të zeza. Këto tamponë pambuku përmbajnë përbërës si: karboni i bambusit, argjila kanadeze e tokës akullnajore, torfa hungareze, dhe acid salicilik, duke ndihmuar në rregullimin e niveleve të prodhimit të sebumit dhe pastrimin efektiv të qelizave të vdekura të lëkurës. Ndërsa përbërësit si kafeina, ekstrakti xhinxheri adenosenine dhe peptide me pesha molekulare të ndryshme përmirësojnë shëndetin e lëkurës, reduktojnë stresin, dhe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Menjëherë pas përdorimit do të shikoni rezultate dhe do ta ndjeni lëkurën të pastër dhe të butë.
*60 tamponë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt karboni i bimës së bambusit, argjilë kanadeze e tokës akullnajore, torfë hungareze, acid salicilik, kafeinë, ekstrakt hinxheri, adenosenine, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Trehalose, Octyldodeceth-16, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Dextrin, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Maltodextrin, Butylene Glycol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Guaiazulene, Gluconolactone, Glutathione, Charcoal Powder(10ppm), Adenosine, Algin, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Kaolin, Caffeine, Calamine, Canadian Colloidal Clay, Chamaecyparis Obtusa Oil, Capryloyl Salicylic Acid, Butyl Avocadate, Litsea Cubeba Fruit Oil, Cyanocobalamin, Glycerin, Pelargonium Graveolens Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Silt, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Hydrolyzed Collagen, Acacia Senegal Gum, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Propolis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Sodium Hyaluronate, Collagen, Palmitoyl Tripeptide-5, Caprylyl Glycol, Peat Water, Enteromorpha Compressa Extract, Laminaria Japonica Extract, Spirulina Platensis Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Citric Acid, Hydroxypropyl Methylcellulose, Rutin, Hydroxycinnamic Acid, Pentylene Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Triticum Vulgare (Wheat) Sprout Extract, Moringa Pterygosperma Seed Extract, Propyl Gallate, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Oligopeptide-1, Sodium Acetylated Hyaluronate, Potassium Sorbate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Alginic Acid, Limonene, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
JUMISO Yes, I'm Toner AHA 5%
2,300.00 ALL
Çmimi për njesi perJUMISO Yes, I'm Toner AHA 5%
2,300.00 ALL
Çmimi për njesi perJUMISO Yes, I'm Toner AHA 5% është një toner eksfoliues i butë, por shumë efektiv në trajtimin e pikave të zeza, të bardha dhe largimin e qelizave të vdekura. Ky toner ka në formulimin e tij 5% acid glikolik, i cili mban në kontroll sebumin e tepërt, tkurr poret dhe largon qelizat e vdekura, që ndodhen mbi sipërfaqen e lëkurës duke premtuar një lëkurë më të shëndetshme dhe të pastër. Formulimi i këtij toneri edhe me panthenol, duke bërë të mundur që lëkura të jetë thellësisht e hidratuar. Ndërsa acidi laktik në bashkëveprim me allantoinën, redukton irritimin e lëkurës dhe e mbron barrierën e kësaj të fundit nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Nga ana tjetër ky toner përmban ekstrakt të kokrrizave të orizit, një përbërës ideal për të trajtuar hiperpigmentimin. Ky toner do të kthehet në produktin e preferuar me vetëm njëherë përdorim. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive, mjafton të niset përdorimi i tij në mënyrë graduale.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
panthenol, 5% AHA, Lactobacillus (probiotik)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Potassium Hydroxide, Glycolic Acid, Lactic Acid, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Phenoxyethanol, Dimethyl Sulfone,Polyglyceryl-10 Oleate, Lactobacillus Ferment, Houttuynia Cordata Extract, Sophora Japonica Flower Extract, Saccharomyces/Rice Ferment Filtrate, Panthenol, Allantoin,Backhousia Citriodora Leaf Oil, Sea Water, Benzyl Glycol, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Tocopherol, Raspberry Ketone, Citral
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
VT COSMETICS Tx Toning Cream Repair & Moisturizing
VT COSMETICS Tx Toning Cream Repair & Moisturizing
VT COSMETICS TX Toning Cream është një krem që ofron hidratim të thellë dhe njëkohësisht ndihmon në trajtimin e hiperpigmentimit. I formuluar me Tranexamic Acid (TXA), ky krem vepron në reduktimin e melaninës dhe në zbehjen graduale të njollave kafe, ndërsa niacinamidet dhe glutathion në formulim ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit dhe ndriçimin e lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Formula përmban Ceramide NP, Panthenol dhe ekstrakt Centella Asiatica, që forcojnë barrierën e lëkurës dhe ofrojnë efekt qetësues, si dhe Sodium Hyaluronate, Squalane dhe vaj Macadamia për hidratim të thellë të lëkurës. Teknologjia TX Capsule & ER-Delivery System siguron shpërndarje dhe depërtim më efikas të përbërësve aktivë, duke ulur mundësinë e irritimit. Tekstura e lehtë “water drop” përthithet shpejt, nuk lë ndjesi ngjitjeje dhe është pa fragrancë, gjë që e bën të përshtatshëm edhe për lëkurat e ndjeshme. I formuluar për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe mbrëmje si hap i fundit i rutinës së kujdesit, ky krem ndihmon në reduktimin e njollave të shkaktuara nga dielli, aknet apo faktorë të tjerë, duke lënë lëkurën më të njëtrajtshme dhe të hidratuar.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Tranexamic Acid, Niacinamide, Glutathione, Ceramide NP, Panthenol, ekstrakt Centella Asiatica, Sodium Hyaluronate, Squalane, vaj Macadamia
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Tranexamic Acid, Glutathione, Glycyrrhizic Acid, Ceramide NP, Panthenol, Vincetoxicum Atratum Extract, Centella Asiatica Extract, Portulaca Oleracea Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Squalane, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Ethylhexyl Palmitate, Polyacrylate-13, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Arginine, Octyldodecanol, Hydrogenated Polyisobutene, Sorbitan Olivate, Cholesterol, Stearic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Isostearate, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Caprylyl Glycol
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++ është krem mbrojtës ndaj diellit, i formuluar për të kombinuar mbrojtjen e fuqishme UV me kujdesin intensiv të lëkurës. I pasuruar me PDRN (Polydeoxyribonucleotide) të nxjerrë nga gjinsengu i egër i malit Jirisan, ky kompleks unik nxit rigjenerimin qelizor, rrit elasticitetin dhe jep një shkëlqim natyral lëkurës. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe vitaminë C, të cilët ndihmojnë njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave, ndërsa panthenol dhe acidi hialuronik në formulim sigurojnë një hidratim të thellë, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar gjatë ditës. I përforcuar me EGF dhe peptide që ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe reduktimin e shenjave të moshës, ky krem përmban gjithashtu ekstrakt Jericho Rose, i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij e lehtë dhe ujore si esencë përthithet menjëherë, pa lënë njollë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, ndërkohë që ofron një efekt të butë “tone-up”, duke i dhënë lëkurës një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e lëkurës, jo vetëm që ofron mbrojtje maksimale SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UVA/UVB, por edhe vepron si një kujdes i gjithanshëm për lëkurën, duke kombinuar mbrojtjen, rigjenerimin dhe hidratimin në një hap të vetëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50ml
Përdorimi
Fillimisht tundeni shishen dhe më pas aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PDRN (Polydeoxyribonucleotide), Niacinamide, Vitaminë C, Panthenol, Acidi Hialuronik, EGF, peptide, ekstrakt Jericho Rose
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Titanium Dioxide, Glycerin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Niacinamide, Dibutyl Adipate, Caprylyl Methicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Triazone, Pentylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyhydroxystearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Fragrance, VP/Hexadecene Copolymer, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dimethiconol, Trisiloxane, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Alumina, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Isostearate, Lauryl Glucoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Polyether-1, t-Butyl Alcohol, Ascorbic Acid, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA, Selaginella Lepidophylla Extract, sh-Polypeptide-121, Potassium Sorbate, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-60, sh-Polypeptide-62, sh-Polypeptide-9
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner
NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner
NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner është një toner i lehtë si uji, i krijuar për të përgatitur butësisht lëkurën për hapat e mëtejshëm të rutinës tuaj të kujdesit. Me një formulë të përqendruar, ky toner përmban 89% ujë termal dhe një kompleks të fuqishëm me 5 shtresa të acidit hialuronik, që depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës, duke e forcuar dhe hidratuar intensivisht. Falë përbërjes së tij me PHA, një eksfoliant i butë dhe i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme ky toner ndihmon në largimin e qelizave të vdekura pa shkaktuar irritime, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të freskët dhe të rigjeneruar. Nga ana tjetër, niacinamidet në formulim mundëson zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne. Ky toner përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës, madje edhe ato sensitive apo me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
89% ujë termal, acidit hialuronik, PHA, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Onsen-Sui, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide, Sorbitol, Xylitol, Hydrory ethyl Urea, Sodium Polystyrene Sulfonate, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Morinda Citrifolia Extract, Carican Papaya Fruit Extract, Butylene Glycol, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, RosmarinusOfficinalis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Pentylene Glycol, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Gluconolactone, Water, Hydroryethylcellulose, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine Salicylate, Polyquaternium-51, Disodium EDTA
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.
Shfaq 288/388

