

BENTON Fermentation Essence
BENTON Fermentation Essence
BENTON Fermentation Essence është krijuar posaçërisht per t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës. Kjo esencë është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTON. Formula e saj është shumë e përqëndruar dhe e mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme për lëkurën. Përmban përbërës të fermentuar, si: ferment i filtruar nga galactomyces (maja) dhe ferment nga bifida lisat, të cilët ndihmojnë në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Gjithashtu keramidet dhe acidi hialuronik, ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës për ta mbajtur atë gjithmonë të hidratuar dhe plot gjallëri. Versioni i riformuluar nuk përmban: fragrancë dhe ngjyrues artiftical, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Niveli i pH është 6.5-8.5.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
filtrati i fermentuar i galactomyces, hialuronat natriumi, ceramide, lisati i fermentuar bifida
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Zanthoxylum, Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract Usnea Barbata (Lichen) Extract, Adenosine, Arginine, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 20, Lecithin
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).


CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Water Hydrating
CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Water Hydrating
CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Water Hydrating është një sheet mask (maskë prej pëlhure) me 100% pambuk, e njomur në esencë, që ofron hidratim të thellë. Formula e saj, me ceramide, acid hialuronik, ujë deti dhe panthenol, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe përcjell më së miri ushqimin dhe esencën që maska mbart në vetvete. Përmbajtja me niacinamide ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim. Por, nuk mbaron me kaq! Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, edhe kjo maskë përmban kompleksin TECA™️, i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të vogla. Përbërja e pëlhurës me PlusSome, një mekanizëm përthithës i liposomeve kationike, ndihmon përbërësit e saj aktivë të depërtojnë thellësisht në lëkurë. Maska është e përshtatshme kryesisht për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*24ml
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë. Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ceramide, acid hialuronik, ujë deti dhe panthenol,niacinamide, teca™️
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methy|propanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Chlorella Vulgaris Extract, Cyn anchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Xylityiglucoside, Sea Water, Xylitol, Sodium Hyaluronate, Glucose, Butylene Glycol, Propanediol, Allantoin, Fructooligosaccharides, Fructose, Polyglyceryl-10 Laurate, Ceteareth-20, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Panthenol, Ethylhexyl Palmitate, Sacch aride Isomerate, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Citrus Aurantium Be rgamia (Bergamot) Fruit Oil, Anhydroxylitol, Phytosterols, Guar Hydroxypropyitrimonium Ch loride, Trihydroxystearin, Sodium Chloride, Citric Acid, Sodium Citrate, Sodium Bicarbonate, Calcium Chloride, Potassium Chloride, Glucomannan, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Tro methamine, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Caffeine, Xanthan Gum, Di sodium EDTA, Limonene
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

MARY & MAY Premium Idebenone Blackberry Complex Essence Mask
MARY & MAY Premium Idebenone Blackberry Complex Essence Mask
MARY & MAY Premium Idebenone + Blackberry Complex Essence Mask, përmban në paketimin e saj plot 20 të tilla të mbivendosura njëra mbi tjetrën! Mund të aplikohen kurdoherë dëshironi, madje dhe çdo ditë! Kjo maskë ka veti të fuqishme kundër plakjes që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe rinore. Esenca e këtyre maskave është e formuluar me 10,000 ppm ekstrakt të mjedrës perëndimore të pasur me antocianinë, ekstrakt të frutave të palmës acai dhe ekstrakt të boronicës së ëmbël të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Por kjo nuk është e gjitha, fletët e maskës me qymyr bambu shpërndajnë lehtësisht lëndë ushqyese nën shtresën e lëkurës duke nxjerrë jashtë papastërtitë. Që në momentin e parë të aplikimit do të vëreni hidratim dhe butësi të lëkurës tuaj, ndërsa më pas do të shikoni një shkëlqim natyral. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me linjën: MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex
Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*20 maska
*250ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10,000 ppm ekstrakt të mjedrës perëndimore, ekstrakt të frutave të palmës acai dhe ekstrakt të boronicës së ëmbël
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Trehalose, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylyl/Capryl Glucoside, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Panthenol, Hydroxydecyl Ubiquinone, Centella Asiatica Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ceramide 3, Sodium Hyaluronate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-11, Hydroxyethylcellulose, Tromethamine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Octyldodecanol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo
Nga 1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perAROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo
Nga 1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perDëshironi të keni flokë që rriten të shëndetshëm, duke e mbajtur skalpin gjithmonë të freskët dhe të pastër nga yndyra e tepërt dhe sebumi? AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me linjën: Tea Tree Purifying. Pjesë e kësaj linje është shampoo AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo, me formulë vegane, pa përmbajtje silikoni dhe sulfatesh, dhe e formuluar vetëm me ekstrakte natyrale bimore, dhe kompleksin e patentuar Purifying Complex ™. Ky përbërës i patentuar, përmban ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të mbajtur në kontroll mbiprodhimin e sebumit, për një skalp të freskët gjatë gjithë ditës. Ekstrakti nga gjethet e mentes, ofron një ndjesi freskie dhe qetësimi; ekstrakti nga bima burdock arrin të qetësojë skalpin nga çdo irritim që mund të ketë; farat fenugreek, ndihmojnë në nxitjen e qarkullimit të gjakut, falë përmbajtjes me multivitamina që ato kanë. Dy përbërës të tjerë për t’u theksuar në këtë shampoo të mrekullueshme, janë biotina e cila është një proteinë që ndihmon për ta mbajtur flokun të plotë dhe të shkëlqyeshëm, dhe panthenoli që e mban atë të hidratuar dhe të shëndetshëm. Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me tonikun e linjës, AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.
*400ml/180ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ektrakt nga pema e çajit (tea tree), biotinë, panthenol, bhringraj, bima burdock, ekstrakt nga gjethja e mentes
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia Leaf Extract, Aqua, Mentha Haplocalix Extract,
Perilla Frutescens Leaf Extract, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Cocoyl
Isethionate, Eclipta Prostrata Extract, Sodium Cocoamphoacetate, Sodium Methyl
Oleoyl Taurate, Sodium Chloride, 1.2-Hexanediol, Hyssopus Officinalis Extract,
Trigonella Foenum-graecum Seed Extract, 'Melaleuca Alternifolia Leaf Oil, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Lauryl Glucoside, Butylene Glycol, "Mentha Piperita Oil, Arctium Lappa Root Extract, Ilicium Verum Fruit Extract, Disodium EDTA, Panthenol,
Polyquaternium-10, 'Eucalyptus Globulus Leaf Oil, 'Limonene, Capryloyl Salicylic
Acid, 'Citrus Limon Peel Oil, Zingiber Officinale Root Extract, Zingiber Officinale Oil, Biotin *Naturally found in essential oil
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

DR. JART+ Dermask Micro Jet Brightening Solution (1.pc)
500.00 ALL
Çmimi për njesi perDR. JART+ Dermask Micro Jet Brightening Solution (1.pc)
500.00 ALL
Çmimi për njesi per*30gr
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë, duke hequr të dy filmat mbrojtës nga të dyja anët e maskës. Mbajeni të vendosur 20-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
α-bisabolol, glutathione, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Trehalose, Stearic Acid, Allantoin, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Sodium Hyaluronate, Calcium Pantothenate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, Maltodextrin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Silica, Glutathione, Bisabolol, Sorbitan Sesquioleate, Glyceryl Stearate, Polysorbate 60, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, Triethanolamine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol.
Marka
Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

COSRX One Step Moisture Up Pad
COSRX One Step Moisture Up Pad
COSRX nuk zhgënjen kurrë, as me produktin One Step Moisture Up Pad. Përbërësi kyç është ekstrakti i propolisit, që është shumë efektiv në trajtimin e akneve dhe heqjen e njollave të krijuara prej tyre. Gjithashtu, formula e tij përmban acidin hialuronik, një përbërës i preferuar i femrave Koreane në përkujdesjen e lëkurës. Ai siguron hidratim dhe mbajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës. Përbërja e këtyre tamponëve eksfoliues është e butë mjaftueshëm për përdorim të përditshëm, por në të njëjtën kohë efektive për ta mbajtur lëkurën të lëmuar. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe të thatë.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike dhe e pa testuar në kafshë.
Nuk përmban: alkool, sulfate, paraben, phthalates.
*70 tamponë/ 135ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën duke evituar zonën rreth syve dhe buzëve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëherë fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolis, sodium hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Betaine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, 1,2-Hexanediol, Betaine Salicylate, Panthenol, Allantoin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, Xanthan Gum, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

ABIB Collagen Eye Jericho Rose Jelly
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perABIB Collagen Eye Jericho Rose Jelly
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse keni vënë re menjëherë rrudha ose qeska të fryra, me siguri keni pyetur veten se cila ishte alternativa më e mirë e trajtimi për të adresuar këto problematika? Patch Abib Collagen Eye Jericho Rose Jelly, janë maska njëpërdorimshe të cilat do të kthehen superheroi juaj i kujdesit për zonën delikate rreth syve! Të mbushur me ekstrakt kolagjeni dhe peptide këto maska ndihmojnë për prodhimin e kolagjenit dhe rivendosjen e elasticitetin të lëkurës për një pamje plot shëndet. Nga ana tjetër, formulimi me gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik dhe ceramide bëjnë të mundur përmirësimin e teksturës së lëkurës duke mbajtur kështu në kontroll vijat e holla dhe rrudhat. Ndërsa, ushqyesit e pasur të ekstraktit të trëndafilit Jericho injohur për vetitë e tij shëruese dhe rigjeneruese për lëkurën, falë përmbajtjes me vitamina dhe minerale të shumta ofron qetësim dhe zbutje të qeskave poshtë zonës së syve. A nuk janë të mrekullueshme?!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, peptide, gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik, ceramide,ekstrakt të trëndafilit Jericho
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, Collagen Extract, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Hydroxyacetophenone, Chondrus Crispus, Calcium Chloride, Allantoin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Potassium Chloride, Anastatica, Hierochuntica Extract, Cellulose Gum, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Trehalose, Sucrose, Caprylyl Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate , Sodium Hyaluronate, Caffeine, Panthenol, Ceramide NP, Palmitoyl Tripeptide-5
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

I'M FROM Mugwort Cream
I'M FROM Mugwort Cream
Për ju që jeni të interesuar për markat K-Beauty, shanset janë që të keni dëgjuar tashmë për markën I’M FROM. Marka shquhet me produkte unike, që bazohen në përbërës të njohur koreanë. Një nga produktet e tyre më të pëlqyera është kremi Mugwort. I’M FROM MUGWORT CREAM është një krem hidratues qetësues, që përmban 73,55% të ekstraktit të pastër të bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me ekstraktin e rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me panthenol e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: I'M FROM Mugwort Essence.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*50gr/1.76 oz
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt i pastër i bimës Artemisia (Mugwort), ekstrakti i rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata si edhe panthenol.
Lista e plotë e përbërësve
Artemisia Princeps Extract, Propanediol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Cyclohexasiloxane, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Arachidyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Water, 1,2-Hexanediol, Caprylhydroxamic Acid, C14-28 Alkyl Acid, Stearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allatoin, Boswellia Serrata Resin Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/ VP Copolymer, Hydroxyethyl Acrylate/ Sodium Acryloydimethyl Taurate Copolymer, Dimethiconol, Saccharamyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Imperata Cylindrica Root Ferment Extract, Disodium EDTA, Polyglutamic Acid, Pueraria Lobata Root Extract, Artemisia Vulgaris Oil
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
I DEW CARE Here's The Tea Tree Soothing Sheet Mask (1.pc)
I DEW CARE Here's The Tea Tree Soothing Sheet Mask (1.pc)
I DEW CARE Here's The Tea Tree Soothing Sheet Mask është maskë pëlhure “Sheet Mask” e formuluar me ekstrakt të vërtetë të gjethes së pemës së çajit super qetësuese, e cila ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe e mban atë të lëmuar dhe më të pastër! “Tea tree” njihet për efektet e tij detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën e kësaj maske efikase në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Formulimi me 4-Terpineol (i ekstraktuar po nga gjethet e pemës së çajit), qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni. Ndërsa kompleksi me 3 ekstrakte bimore të: gjetheve Monarda Didyma, Mentha Suaveolens dhe Chamomilla Recutita, bëjnë të mundur hidratimin e thellë të lëkurës në të gjitha shtresat e saj. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë akneike dhe skuqje.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*1 copë
*24ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (2,500 Ppm), 4-Terpineol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethylcellulose, Glyceryl Caprylate, Betaine, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Pvm/Ma Copolymer, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (1 Ppm), Monarda Didyma Leaf Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Disodium Edta, Fragrance.
Marka
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream është një krem për zonën rreth syve i cili premton rritje intensive të elasticitet të lëkurës falë formulimit me 10% V.Biome Liposome™️, (përbërës i patentuar nga NEOGEN), 10 lloje të ndryshme peptidesh dhe 5 përbërësve të tjerë të patentuar të cilët rrisin qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e tij! Duke qenë se kolagjeni me kalimin e viteve fillon dhe reduktohet, shenjat e para të moshës fatkeqësisht fillojnë dhe vërehen lehtësisht në zonën rreth syve. Pikërisht peptidet arrijnë të plotësojnë proteinën e munguar në lëkurë, duke mbushur në këtë mënyrë të gjitha boshëllëqet që krijon kolagjeni. Nga ana tjetër formulimi me 10,000 ppm Argireline, përbërës ky i patentave Amerikane, Spanjolle dhe Europiane (ES2160485B1, US7473679B2, EP1180524B1), ndalon komunikimin e nervave dhe muskujve gjatë lëvizjes së mimikës. Nëse ende nuk ju bind ky krem, në formulimin e tij janë edhe 4 përbërës të tjerë të patentuar, si: Syn-Coll, Effipulp, Aquaxyl dhe Collageneer, që kontribuojnë gjithashtu në rritje të elasticitetit dhe minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave jo vetëm në zonën rreth syve, por edhe te ato të mimikës. Konsistenca e kremit vjen në trajtë xheli, duke bërë të mundur që zonën rreth syve t'a ndjeni gjithmonë të hidratuar dhe shumë të butë! I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*35ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
V.Biome Liposome™, 10 lloje të ndryshme të peptideve, vitaminë C, 10,000 ppm Argireline, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Carbonate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol,Cetearyl Alcohol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, SorbitanStearate, Panthenol, Cetearyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, XanthanGum, Anthemis Nobilis Flower Oil, Hydrogenated Polydecene, Allantoin, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid,Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Trideceth-10, Glucose, Collagen Extract, Caprylyl Glycol, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil,Ceramide NP(Ceramide 3), Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Squalane, Cyanocobalamin, Acetyl Hexapeptide-8, Riboflavin,Thiamine HCl, Biotin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Maltodextrin, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract,Xylitylglucoside, Cetyl Ethylhexanoate, Anhydroxylitol, Sodium Starch Octenylsuccinate, Calcium Pantothenate, Xylitol, Lactobacillus Ferment Lysate, SodiumAscorbyl Phosphate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Lupinus Albus Seed Extract, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, HydroxydecylUbiquinone, Lecithin, Sodium Hyaluronate, Polysorbate 20, Menadione, Palmitoyl Tripeptide-5, Silica, Tocopherol, Pentylene Glycol,Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, SodiumHyaluronate Crosspolymer, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-2, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4,Hexapeptide-9, Nonapeptide-1
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

KLAIRS Fundamental Eye Awakening Gel
KLAIRS Fundamental Eye Awakening Gel
Lodhja e ditës apo pagjumësia më së shumti shfaqet në zonën rreth syve, sapo zgjohemi në mëngjes apo në fund të një ditë shumë të ngarkuar. KLAIRS Fundamental Eye Awakening Gel, do t’i ofrojë një dozë të mirë kafeine syve tuaj, duke i zgjuar dhe rigjallëruar!
Vërtet përmban kafeinë dhe ekstrakt nga fasulet e kuqe, që luajnë rolin kryesor në qetësimin dhe shfryrjen e qeskave poshtë syve. Gjithashtu, përmirëson dhe zbeh rrathët e zinj dhe tonin e lëkurës. Përthithet shumë shpejt dhe do të ndjeni një ndjesi të freskët dhe shumë hidratuese gjatë gjithë ditës!
*35ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikoni 2 sprucime lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kafeinë, ekstrakt nga fasulet e kuqe
Lista e plotë e përbërësve
Aqua(Water), Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Sodium PCA, Propanediol, Argania Spinosa Kernel Oil, Carbomer, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Tromethamine, Hydroxyethylcellulose, Phaseolus Angularis Seed Extract, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Perilla Frutescens Extract, Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Sodium Nitrate, Artemisia Princeps Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Chrysanthellum Indicum Extract, Sorbitan Isostearate, GIyoxal, Caffeine, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32
Marka
Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë.

MEDICUBE Zero Pore Pad 2.0
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perMEDICUBE Zero Pore Pad 2.0
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perMEDICUBE Zero Pore Pad 2.0 është krijuar posaçërisht për ata që dëshirojnë të zvogëlojnë dukjen e poreve dhe të balancojnë sebumin e tepërt për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Ky produkt është ideal për ata që përballen me pore të zmadhuara, pikat e zeza dhe pikat e bardha, duke ofruar një efekt eksfolimi të butë, por efektiv. Këta tamponë janë të zhytur me përbërës të fuqishëm, si BHA (beta hydroxy acid) dhe LHA (lipo hydroxy acid)për të ndihmuar në pastrimin e poreve në thellësi dhe minimizon yndyrën e tepërt, duke lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Formulimi me AHA (alpha hydroxy acid) mundëson një eksfolim të butë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, duke zbuluar një shkëlqim të freskët dhe natyral. Ndërkohë, ekstraktet qetësuese mbështesin shërimin e lëkurës dhe ndihmojnë në mbrojtjen e barrierës së saj nga faktorët e dëmshëm të jashtëm dhe radikalet e lira. Për çdo aplikim, përjetoni një përvojë qetësuese dhe freskuese, falë aromës delikate të livandos, e cila sjell një prekje terapeutike në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*70 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
BHA, LHA, AHA,
Lista e plotë e përbërësve
Zero Pore Pads Water, Methylpropanediol, Trometamin, Lactic Acid, Alcohol Denat., 1,2-Hexanediol, Panthenol, Glycereth-26, Salicylic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP, Copolymer, Betaine, Trehalose, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Allantoin, Polyglyceryl-10 Myristate, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Betaine Salicylate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Ethyl Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Slix Alba (Willow) Bark Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Portulaca Oleracea Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Limonene
Marka
BENTON Pore Clear Brush
1,700.00 ALL
Çmimi për njesi perBENTON Pore Clear Brush
1,700.00 ALL
Çmimi për njesi perPoret, janë kanalet përmes të cilave sebumi del nga lëkura jonë. Agresorët e përditshëm si ndotja dhe njollat, së bashku me sebumin e tepërt që shpesh vijnë me lëkurë të yndyrshme mund të çojnë në formimin e pikave të zeza, njollave dhe po, poreve që duken të zmadhuara. Në kundërshtim me besimin popullor, ju nuk mund të mbyllni ose "t'i zhdukni" ato. Por, ajo që mund të bëni është t'u jepni atyre një pastrim të mirë të thellë. Fatmirësisht, ka mënyra të thjeshta për të mbajtur poret tuaja të pastra, kështuqë ne "KORAL SECRETS" kemi menduar për ju duke sjellur produktin më të pëlqyer nga marka BENTON, furçen Pore Clear Brush. E pajisur me 4000 qime të holla silikoni 0,4 mm, kjo furçë për pastrimin e poreve ndihmon për të hequr butësisht papastërtitë, falë përbërjes së saj me silikon antibakterial. Për ta përdorur, pomponi ajrin në furçë, aplikoni pastrues me shkumë në fytyrë dhe masazhojeni butësisht me furçen. Pas përdorimit, shpëlajeni furçën tërësisht me ujë të pastër dhe lëreni të thahet.
Përdorimi
Për ta përdorur, pomponi ajrin në furçë, aplikoni pastrues me shkumë në fytyrë dhe masazhojeni butësisht me furçë. Pas përdorimit, shpëlajeni furçën tërësisht me ujë të pastër dhe lëreni të thahet.
Përbërësit
Material Silikon
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

GOODAL Houttuynia Cordata Calming Moisture Sun Cream SPF 50+ PA++++
GOODAL Houttuynia Cordata Calming Moisture Sun Cream SPF 50+ PA++++
Nëse jeni duke kërkuar për një krem mbrojtës ndaj diellit me faktor mbrojtës të lartë por edhe të sigurt për vlefshmërinë e tyre, ju sugjerojmë: GOODAL Houttuynia Cordata Calming Moisture Sun Cream SPF 50+ PA++++! Ky krem i formuluar me filtra mbrojtës kimik të butë jo me përbërës nano, ofron mbrotje maksimale prej SPF50+. Përbërësi kryesor i tij Houttuynia Cordata, siç njihet ndryshe me emërtimin "heart leaf", është një bimë kjo e cila rritet në Azinë Juglindore dhe njihet për vetitë e saj qetësuese dhe shëruese për lëkuren. Ky produkt ka kaluar 3 testime në labortorin e famshëm SKINMED në Korenë e Jugut. Këto teste të rëndësishme janë: testi i qetësimit të lëkurës nga agresorë të jashtëm, si: rrezatimi diellor; testi për lëkurën sensitive dhe hipersensitive; testi për përdorim nga fëmijët. Konsistenca e kremit është e lehtë, por njëkohësisht arrin të depërtojë thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës, duke e lënë atë shumë të butë dhe duke i ofruar hidratim të thellë. Ky krem SPF krijon një barrierë mbrojtëse të lehtë mbi lëkurë për t'a mbrojtur atë edhe nga dëmtimi i radikaleve të lira, ose agjentëve të ndryshëm të jashtëm. Përthithet lehtësisht, duke mos lënë aspak njollë të bardhë ose ndjesi ngjitëse. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, dhe te dehidratuar!
*Ky krem mbrojtës ndaj diellit nuk përmban lëndë të pare, që bllokojnë rrezet UV, që mund ndikojnë në dëmtimin e shkëmbinjve koralorë, duke dhënë kështu kontributin e saj si Markë Kozmetike, në mbajtjen e një ekosistemi detar të shëndetshëm dhe të pastër.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Houttuynia Cordata
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Polymethylsilsesquioxane, Diisopropyl Sebacate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Methicone, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Houttuynia Cordata Extract, T-Butyl Alcohol, Tocopherol
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”

MIZON Good Bye Blemish Clear Patch
800.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Good Bye Blemish Clear Patch
800.00 ALL
Çmimi për njesi perNë vend që t'i shtrydhin apo plasni puçrrat tuaja, vendosni një nga këto ngjitëse hidrokoloidale MIZON Good Bye Blemish Clear Patch për disa orë gjatë ditës ose gjatë gjumit duke reduktuar kështu rrezikun e infeksionit dhe baktereve. Formulimi i tyre me: Aziatikozid (komponent kyç i Centella Asiatica), përshpejton procesin e vetë-rigjenerimit të lëkurës për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, qetëson inflamacionin dhe pastron poret, acidi salicilik kontrollon dhe largon qelizat e vdekura si edhe pikat e zeza. Ngjitëset vijnë në madhësi të ndryshme saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*44 ngjitëse
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Aziatikozid (komponent kyç i Centella Asiatica), ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Caprylic/Capric Triglyceride, Salicylic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
NARD Travel Kit 5pc
NARD Travel Kit 5pc
Gjithçka ju nevojitet me vete për të udhëtuar dhe për t'u përkujdesur për pastrimin e lëkurës së fytyrës, trupit & flokët është ky mini set i cili vjen nga marka NARD. Seti përmban 5 produkte.
NARD Mild Whip Pore Cleansing Foam
Larës ujor për fytyrën, në konsistencë shumë të butë kremoze i cili në kontakt me ujin ofron pastrim të thellë të të gjitha papastërtive duke depërtuar thellësisht në pore, pa krijuar aspak irritim të lëkurës.
*40ml
Kjo shampoo ushqen skalpin plot me lëndë ushqyese, për të pasur flokë të butë dhe të mëndafshtë. Përmban vaj kokosi me origjinë natyrale dhe ekstrakt të frutave nga pema Babassu për të larguar butësisht qelizat e vdekura të skalpit, duke ofruar hidratim intensiv! Nga ana tjetër 6 lloje të proteinave të hidrolizuara dhe 11 lloje të aminoacideve ushqejnë flokun e thatë duke nxjerrë në pah flokë plot shkëlqim!
*100ml
Ky trajtim ju premton flokë të shëndetshëm dhe plot vitalitet ashtu si edhe bima Spikenard e cila rritet në Himalaja. Falë 6 llojeve të proteinave të hidrolizuara të cilat janë me grimca më të vogla se proteinat normale depërtojnë lehtësisht në skalp duke rigjeneruar flokun e dëmtuar. Nga ana tjetër 11 lloje të aminoacideve do t'ju mbrojnë flokët nga djegia e përdorimit të pajisjeve stiluese. Tashmë nuk do të shqetësoheni më nëse flokët do i ndjeni të thatë sepse vaji i lulediellit, vaji i ullirit, vaji i farës së jojobës, vaji Macadamia dhe vaji i arganit do t'ju bllokojnë lagështinë në flokë për t'i pasur këta të fundit gjithmonë hidratues dhe të butë si mëndafshi!
*100ml
Hidraton dhe qetëson lëkurën e irrituar për t'a ndjerë atë më të shëndetshme dhe të pastruar thellësisht. Formulimi me përbrërës natyral, si: ekstraktet e pemës së çajit dhe të livandos ndihmojnë në relaksimin e mendjes dhe njëkohësisht do t'ju mbushin plot me energji pozitive.
*100ml
Ky locion hidratues, ndihmon për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim falë furnizimit me lëndë shumë ushqyese për lëkurën. Nga ana tjetër panthenoli, i quajtur ndryshe edhe "magneti i hidratimit", bllokon të gjithë lagështinë brenda shtresave të lëkurës, për t'a ndjerë këtë fundit, të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndërsa formulimi me ekstrakt të pemës së çajit dhe të bimës centella asiatica, ndihmojnë në qetësimin e lëkurës nga irritimet e ndryshme.
*100ml
Përbërësit
NARD Hair Shampoo
Përbërësit "magjik"
vaj kokosi, ekstrakt të frutave Babassu, 6 lloje të proteinave të hidrolizuara,11 lloje të aminoacideve
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Ammonium Lauryl Sulfate, Sodium Chloride, Fragrance, Sodium Benzoate, Dimethicone, Caprylyl Glycol, Babassuamidopropyl Betaine, Disodium Cocoamphodiacetate, PPG-3 Caprylyl Ether, Polyquaternium-10, Trihydroxystearin, Polyquaternium-67, Pentasodium Pentetate, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Sodium Carbonate, Hydrolyzed Collagen, Laureth-4, Laureth-23, Acacia Concinna Fruit Extract, Butylene Glycol, Phenoxyethanol, C12-15 Pareth-3, Hydrolyzed Wheat Protein, Salicylic Acid, Glycerin, Hexylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Arginine, Sodium Hydroxide, Aspartic Acid, PCA, Glycine, Alanine, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Serine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Histidine, Phenylalanine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Tropolone, Alpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Linalool
NARD Hair Treatment
Përbërësit "magjik"
vaji i frutave Olea Europea, vaji i bërthamës së bimës Argania Spinosa, acid laktik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetearyl Alcohol, Propylene Glycol, Dimethicone, Behentrimonium Chloride, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Sodium Benzoate, Cetrimonium Chloride, Caprylyl Glycol, Isopropyl Alcohol, Amodimethicone, Fragrance, Polyquaternium-67, Lactic Acid, Trideceth 3, Trideceth-15, Hydrolyzed Collagen, Acacia Concinna Fruit Extract, Butylene Glycol, Hydrolyzed Wheat Protein, Glycerin, Alcohol, 1,2-Hexanediol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Arginine, Aspartic Acid, Pca, Phenoxyethanol, Glycine, Alanine, Serine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Histidine, Phenylalanine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Tropolone, Acetic Acid
NARD Body Wash Lavender Musk
Përbërësit "magjik"
ekstrakt livando, ekstrakt të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, sodium lauryl sulfate, sodium laureth sulfate, cocamide DA, lauramide DA, cocamidopropyl betaine, fragrance, phenoxyethanol, sodium chloride ethylhexyl glycerin, citric acid, disodium EDTA, poly Quaternium-7, sodium benzoate, BT, disodium phosphate, sodium carbonate, butylene glycol, business persimmon rhizome/root extract (91.95ppm), centella asiatica extract, alba water lily extract, purslane extract, lavender extract (4,000 ppb), tea tree leaf extract, 1,2-hexanediol, caprylyl glycol, benzyl salicylate, hexylcinnamal, linalool, butylphenylmethylpropional
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt i bimës centella asiatica, ekstrakt livando, ekstrakt i luleve Nymphaea Alba, ekstrakt i bimës Portulaca Oleracea
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, dipropylene glycol, glycerin, mineral oil, cyclopentasiloxane, glyceryl stearate, cetearyl alcohol, polysorbate 60, stearic acid, palmitic acid cyclohexasiloxane, shea butter, dime Ticonol, butylene glycol, xanthan gum, panthenol, tocopheryl acetate, centella leaf extract, tea tree leaf extract, purslane extract, alba water lily extract, lavender extract (40 ppm), carbomer, 1,2-hexanediol , Persimmon rhizome/root extract (91.95ppm), caprylyl glycol, ethylhexyl glycerin, PEG-100 stearate, sorbitan sesquioleate, phenoxyethanol, triethanolamine, disodium EDTA , Fragrance, benzyl salicylate citronellol, limonene, geraniol, hexylcinnamal, hydroxycitronellal, linalool, butylphenylmethylpropional
NARD Mild Whip Pore Cleansing Foam
Përbërësit "magjik"
5 lloje të ndryshme të algave të detit, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Stearic Acid, Sorbitol, Lauric Acid, Glycol Distearate, Palmitic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(300 ppb), Centella Asiatica Leaf Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Lavendula Angustifolia (Lavender) Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Codium Tomentosum Extract, Laminaria Japonica Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Enteromorpha Compressa Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Citric Acid, Salicylic Acid, Propylene Glycol, Glyceryl Stearate, Sodium Chloride, Hydroxypropyl Methylcellulose, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Propanediol, Arachidic Acid, Polyquaternium-7, Butylene Glycol, C12-13 Pareth-23, C12-13 Pareth-3, Oleic Acid, Trideceth-12, Caprylyl Glycol, PEG-100 Stearate, Divinyldimethicone/Dimethicone Copolymer, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Fragrance, Butylphenyl Methylpropional
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

BENTON Deep Green Tea Serum
BENTON Deep Green Tea Serum
Ofrojini lëkurës tuaj qetësim të menjëhershëm me serumin BENTON Deep Green Tea Serum! Ky serum ofron të gjithë benefitet e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON! Është i formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, me prejardhje nga zona më e famshme, rajoni Boseong, për prodhimin e këtij çaji në Korenë e Jugut! Gjithashtu, përmbajtja me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, dhe panthenoli, bëjnë të mundur që çdo shtresë e lëkurës të jetë plotësisht e hidratuar. Nga ana tjetër, ekstrakti i lëvores së shelgut dhe ekstrakti i frutave Punica Granatum, largojnë sebumin e tepërt dhe të gjitha papastërtitë e tjera të grumbulluar në pore, duke i ofruar lëkurës një ndjesi freskie dhe butësie. Konsistenca e tij, e ngjashme me ujin, është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura, pa lënë ndjesinë e ngjitjes, prandaj ashtu si e gjithë linja, është i përshtatshëm me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është vegane dhe e testuar dermatologjikisht. Nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificial, vajra esencialë, vajra mineral, alkool, paraben dhe sulfate.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, tocopherol (vitaminë E), panthenol. eksrakt nga lëvorja e shelgut, madecassoside
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Betaine, Panthenol, Houttuynia Cordata Extract, Centella Asiatica Extract, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Biosaccharide Gum-1, Cellulose Gum, Caprylyl Glycol, Camellia Japonica Seed Oil, Madecassoside, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
1,600.00 ALL
Çmimi për njesi perMEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
1,600.00 ALL
Çmimi për njesi perMEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum është një serum inovativ, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar lëkurën dhe për të njëtrajtësuar tonin e saj. Formula e tij e butë, por jashtëzakonisht efektive, siguron rezultate të dukshme pa shkaktuar irritime, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Me përbërës të përzgjedhur me kujdes, ky serum ndihmon në reduktimin e njollave kafe dhe rivitalizon lëkurën, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe plot shkëlqim. Formula përmban një përzierje të qëndrueshme të vitaminës C dhe derivateve të saj (0.015%), që veprojnë në mënyrë të sigurt për të reduktuar njollat kafe dhe për të përmirësuar shkëlqimin natyral të lëkurës. Për më tepër, serumi është i pasuruar me 3% niacinamide, një përbërës i fuqishëm që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, rregullimin e prodhimit të sebumit dhe uljen e skuqjes, duke rezultuar në një lëkurë më të qetë dhe më të njëtrajtshme. Nga ana tjetër, për eksfolim të butë dhe pa irritim, serumi përmban LHA dhe PHA, të cilët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke zbuluar një sipërfaqe më të lëmuar dhe më të freskët. Ndërkohë, acidi hialuronik ofron hidratim intensiv, duke depërtuar thellë në shtresat e lëkurës për të mbajtur atë të butë dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ky serum është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një produkt të fuqishëm, por të butë, për përmirësimin e pamjes së lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është një shtesë e përkryer për një rutinë të përditshme, duke ofruar një lëkurë më të shëndetshme, të hidratuar dhe plot shkëlqim.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.015% vitaminë C & derivatë i asaj, 3% niacinamide, LHA dhe PHA, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Betaine, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hyaluronic Acid, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Adenosine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, 3-O- Ethyl Ascorbic Acid, Sodium Phytate, Ascorbic Acid, Ceramide NP, Benzyl Glycol, Beta-Glucan, Dextrin, Capryloyl Salicylic Acid, Gluconolactone, Carbomer, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
Marka
Shfaq 324/1701