DR.LIENJANG 49 Toning Gel Mask

3,000.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.

Përshkrimi

DR.LIENJANG 49 Toning Gel Mask është zhvilluar nga specialistët e rrjetit të famshëm të klinikave estetike "Lienjang" në Korenë e Jugut, si një zgjidhje profesionale për rigjenerimin e lëkurës pas trajtimeve klinike. Ajo që e bën këtë maskë unike është kompleksi i saj prej 49 përbërësish aktivë, ku përmban: Snow Extract, i cili nxit prodhimin e kolagjenit për një efekt "lifting"; Dual Toning Elixir, një kombinim i fuqishëm i Acidit Traneksamik dhe Glutationit që targeton hiperpigmentimin; si dhe Tri-Calm Complex (Madecassoside, Allantoin dhe D-Panthenol) që ofron një qetësim të menjëhershëm të lëkurës së irrituar. Ndryshe nga maskat e thjeshta, formulimi i saj përdor një teknologji hidrogjeli që përmban 10 lloje të ndryshme të Acidit Hialuronik me pesha të ndryshme molekulare, duke siguruar një hidratim multistratifikuar që depërton deri në dermën e sipërme. Përveç efektit ndriçues (toning), maska ka një veti specifike ftohëse që ul temperaturën e lëkurës menjëherë pas aplikimit, duke reduktuar inflamacionin dhe duke stimuluar qarkullimin e gjakut për një shërim më të shpejtë. E përshtatshme për çdo tip lëkure.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*49ml x 5ea

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 30-40 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj)

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Snow Extract, Tri-Calm Complex, Dual Toning Elixir, 10 lloje të ndryshme të Acidit Hialuronik, 17 aminoacide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide (Vitamina B3), Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Glyceryl Stearate, Butylene Glycol, Cellulose Gum, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hydrogenated Polydecene, Glyceryl Caprylate, Polysorbate 20, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Trideceth-6, Tranexamic Acid, Glutathione, Cetraria Islandica Extract, Panthenol, Madecassoside, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Magnesium Ascorbyl Phosphate (Vitamina C), Tocopheryl Acetate (Vitamina E), Silica, Disodium EDTA, Fragrance.

Marka

Dr. LIENJANG përfaqëson kulmin e dermo-kozmetikës koreane, ku çdo formulë mbart vulën e aprovimit të klinikave më të njohura estetike në Seul. Brandi operon me filozofinë se "lëkura duhet trajtuar si në klinikë", duke ofruar produkte me gradë mjekësore që kombinojnë përbërësit më të fuqishëm zbardhues, lifting dhe qetësues. Duke u fokusuar te shkenca e rikuperimit dhe rigjenerimit qelizor, Dr. LIENJANG transformon rutinën e thjeshtë të bukurisë në një protokoll të mirëfilltë mjekësor, duke garantuar rezultate të dukshme në teksturë, ton dhe elasticitet pa pasur nevojë për procedura invazive

Shpërndani

3,000.00 ALL 2,000.00 ALL